“Kap ça të kapësh”, gjyqtarët reagojnë ndaj Ramës: Po dëmton reformën në drejtësi, qendrim agresiv

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kanë reaguar pas deklaratës së ashpër të kryeministrit Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit kërkoi shpalljen në kërkim me ligj nga Parlamenti të një grupi prokurorësh dhe gjyqtarësh, që sipas tij janë pjesë e një grupi “Kap ça të kapësh (KÇK)”.

Në reagim shkruhet se qëndrime të tilla sipas tyre po dëmtojnë redormën në drejtësi.

Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.”

Më tej, theksohet se qëndrimet agresive e të adresuara gabim, në kohën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin siç është ajo në drejtësi, sjellin pasoja të dëmshme.

Reagimi: 

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë përcjellin me shqetësim qëndrimet e ditëve të fundit nga përfaqësues të lartë të politikës ndaj gjyqtarëve. Shoqatat e gjyqtarëve kanë mirëpritur çdo adresim të problematikave që lidhen më gjyqësorin në forumet e duhura, sikurse kanë dënuar çdo veprim apo mosveprim të kryer nga gjyqtarë të caktuar në shkelje të misionit të tyre, duke zgjedhur për këtë rrugën e përcaktuar nga Kushtetua dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë.

Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Parimi i ndarjes së pushteteve qëndron në themel të demokracisë sonë kushtetuese dhe presupozon që asnjë pushtet nuk është epror ndaj tjetrit.

Shoqatat tona janë të hapura për individualizimin e çdo shkeljeje ligjore në veprimtarinë e gjyqtarëve apo problematikave në tërësi në sistemin e drejtësisë dhe kanalizimin e tyre në institucionet përkatëse, në formën e sanksionuar nga legjislacioni në fuqi.

Organizmat përfaqësuese të gjyqtarëve, që në fillimet e procesit të reformës në sistemin e drejtësisë kanë shprehur mbështetjen e tyre të pakursyer për këtë reformë, duke kontribuar në mënyrë aktive, me qëllim arritjen e një produkti sa më cilësor.

Ndërsa qëndrimet agresive e të adresuara gabim, në kohën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin, sjellin pasoja të dëmshme për reformën. Së fundi, Shoqata Kombëtare dhe Unioni i Gjyqtarëve dëshirojnë të ftojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor, si institucioni i ngarkuar me garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së pushtetit gjyqësor si dhe miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të palodhur për konceptimin dhe vënien në jetë të reformës në drejtësi, për të mbajtur qëndrimin e tyre në lidhje me sjelljet shfaqura kohët e fundit.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në ““Kap ça të kapësh”, gjyqtarët reagojnë ndaj Ramës: Po dëmton reformën në drejtësi, qendrim agresiv”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk ishin keto shoqata sh.p.k qe e cuan ceshtjen e Reformes ne Drejtesi ne Venecia 3 vjet te shkuar?!?! Tani flasin ne emer te Reformes.. Ja sa te pafytyre jane kta..

  2. te ishte dikush tjeter i kishte shkuar ne hell kta shpellare
    qe ndyjne institucioin e Drejtesise

    oj , qendrim “Agresiv” haaaaaaaaaaahahahah
    o hibrit o kallamoqe ,
    linde maloqe vdiqe koqe

  3. katarakti says:

    E kemi pare drejtesine tuaj o plehra. Ju duhet te vareni te gjithe kokeposhte. Qe ky shtet ka rene kaq poshte faji kryesor eshte i juaji dhe i “babes” suaj Sali plehut. Nuk mjafton Vettingu me ju. Po kush mund ta denoje kadiun?! Prandaj beni qef ju. Sistemi gjyqesor duhet te vihet nen kontrollin e parlamentit. Parlamenti eshte organi me i larte, i zgjedhur nga populli, qe kontrollon dhe zgjedh qeverine presidentin etj. Ai duhete zgjedhe edhe kryeprokurorin, kryetarin e Gjykates se Larte, te Kasacionit dhe gjithe te tjeret. Per sa kohe qe ju jeni te lire te beni ç’te doni, si kali hazat, ky vend nuk behet.

  4. KL says:

    KCK nuk eshte grupi mafioz vetem i gjyqetareve. KCK eshte grupi mafioz i politikaneve, gjyqetareve, doktoreve, policeve, mesuesve, gjithe zanateve te tjera qe perfaqesohen nga individe dhe nga sistemi, brenda ne gjirin e popullit Shqiptar. KCK eshte bere semundje kronike per popullin tone. Ka degjeneruar vete subokoshiencen kombetare. KCK shtrihet edhe pertej kufirit. Armiqte e popullit tone e shfrytezojne kete organizate per te na future thiken ne fyt. KCK krijon iluzionin se pjestaret e kesaj organizate nuk jane ata qe duhen luftuar. Pikerisht me kete sindrom eshte semurur dhe Edi. Edi mendon qe gjyqetaret jane ata qe duhet te paguajne. Politikanet jane te paster!? Njerez me damke dhe te dikumentuar si Saliu, Iliri, Basha, kane te drejte te vrasin vjedhin spiunojne e genjejne, por kete privilegj nuk e kane te tjeret. Rama po hedh vallen e vdekjes ne Shqiperi. KCK eshte pjelle e sistemit te tij te falimentuar. Eshte pjelle e vonesave te tij ne luften kunder korrupsionit dhe vecanerisht ne politiken e tij te zgjedhjes se te keqes. E keqja nuk seleksionohet. Ajo luftohet. Gjyqtaret sipas KCK kane te drejte. Ata mendojne se thjeshte jane vetem peshq te vegjel dhe Evropa nuk e ka me ta. Ata mendojne se ne fillim duhet te paguajne peshqit e medhenj sidomos peshkaqenet. Domosdo qe jane te pavarur nga Rama por sindroma e KCK nuk i le te kuptojne se pervec pavaresise ata jane te lidhur me politikanet nepermjet KCK dhe se bashku me ne krye Ramen, Saliun Ilir Monen Bashen hedhin vallen e vdekjes se kombit Shqiptar. Secili mendon se jane ata qe duhet te hane peshqit e vegjel dhe jo peshqit e vegjel te ushqehen me kermat e tyre. Vone, shume vone z Rama!

  5. Flutura says:

    Juve nuk jeni drejtesia, jeni xhvatesit e hallexhinjeve qe kane pune me drejtesine, duke liruar vrasesit e kriminelet nga burgu ne kembim te mijra eurove per ju.
    Ju duheshit zhdukur nga drejtesia me nje urdher dite, pa asnje dallim.
    Mind te zvendesoheshit po brenda dites me ata mijra juriste qe kane mbaruar dhe rrijne pa pune se nuk hapni krahun juve.
    Ne ata mijra ka edhe te denje e te pergatitur shume me mire se ju. Ju erdhi fundi juve e bashke me ju edhe Saliut e Ilirit qe iu mbrojne. S’keni nga shkoni.

  6. Ladi says:

    Nuk e kuptoje kete reagim un-block te gjyqtareve. Neqofte se ti nuk je pjese e KCK s’ke perse te shqetesohesh.
    Kjo mendesi me duket si ne kohen e komunizmit te Enverit. Nuk u poqen njehere keta njerze.

  7. analisti says:

    Ky qe perfaqeson shoqaten dhe shkruan keto letra eshte Gerd Hoxha (Lluri) koka e korrupsionit. eshte nga ata qe e ka prere bileten dhe eshte nga ata KCK deri sa ti vi rradhe per veting.

  8. Ardjan says:

    Akoma regëtijnë këto shoqata!!!! Kur tê mos marrin frymë kêto krijesa pjell e krimit dhe mafjes atëherē do marrē frymë nê liri shqiptari. Po ça t i bësh ramës! Vetingu ecén si breshka…dhe ai nê fund të mandatit zbulon “kçk”.

  9. Zana says:

    Si nuk u vjen zor plehra. Si guxoni e delni me kjete pacavure kur te gjithe i njohem bemat tuaja. E kini kthyer punen tuaj ne biznes. Ini bere miljardera vetem duke mashtruar e genjyer. Turp tu vije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *