Memushaj: I lumtur që jam kapiten, kundër Turqisë kemi shanse!

Ledian Memushaj do të jetë kapiten i Shqipërisë në mungesë të Elseid Hysaj. Para sfidës kundër Turqisë, mesfushori ishte i pranishëm në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Reja. Në fjalën e tij, futbollisti kuqezi tha:

KAPITEN – “Po, jam i kënaqur që mbaj shiritin e kapitenit, por do isha më i lumtur që këti të ishte Elsi ose Mërgimi, pasi janë lojtarë të rëndësishëm. Ndeshja kundër Turqisë është shumë e vështirë, por e kemi përgatitur sa më mirë”.

FORMA – “Kemi shanse të përsërisim të njëjtën ndeshje si kundër Islandës. Jemi përgatitur shumë mirë këtë javë, do të japim maksimumin. E dimë vështirësinë e sfidës.

PËRBALLJET ME TURQINË – “Duam të ndryshojmë rezultatin e ndeshjes së shkuar. Kur luajtëm miqësore këtu para dy vitesh, skuadra luajti shumë mirë, përveç meje, pasi u ndëshkova me karton të kuq. Kemi ndryshuar shumë nga ndeshja e parë në Shkodër. Kemi lojtarë të rinj dhe me kualitete, që po tregojnë cilësitë e tyre”.

AMBIENTIMI – “Normale, kemi nevojë për më shumë kohë që të ambientohemi. Ta harrojmë edhe ndeshjen me Islandën dhe të fokusohemi te kjo ndeshje e vështirë. Dhuratë për Rejën? Shpresoj t’ia japim nesër”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *