Pas "Jo"-së franceze, ku ka të drejtë dhe ku gënjen Edi Rama!

10 Tetor 2019, 18:02Politika TEMA

Nga Andi Bushati 

Burime të disafishta diplomatike bëjnë me dije se Parisi po e shpie drejt një “Jo”-je përfundimtare vendimin e 28 vendeve të BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë. Në një lajm të agjensisë Reuters, u raportua një zyrtar francez, i cili thoshte se as Shkupi dhe as Tirana nuk i kanë realizuar detyrat e shtëpisë.

Madje me profesionalizëm, Reuters, nënvizonte se Franca është kundër politikave të zgjerimit me vende të reja, pa reformuar më parë një Bashkim Europian, vendimarrja e të cilit i ngjan gjithnjë e më shumë një kulle Babiloni.

Këto dy argumenta, kundërthënëse në dukje, janë në fakt dy anët e së njëjtës medalije që po e bën Shqipërinë të provojë shijen e hidhur të rrefuzimit për të tretin vit me radhë.

Nga njëra anë, po shihet qartë se rrymat që nuk na duan në BE janë gjithnjë e më të forta. Fakti që të njëjtin qëndrim Franca pritet të mbajë edhe me Maqedoninë e Veriut, e cila bëri sakrificën sublime të ndryshimit të emrit, vetëm për të hapur dyert e BE dhe NATO-s në Bruksel, e dëshmon këtë.

Pra këtu nuk kanë të bëjnë as vjedhjet, as oligarkia, as reforma në drejtësi, as blerja e votës, as Avdylajt, as Bildi apo aventurat me shkëmbim kufijsh.

Rama ka të drejtë kur e përshkruan dështimin e Shqipërisë për të bërë përpara, me problemet e brendëshme të 28-shes. Natyrisht politikat emigratore, fuqizimi i ekstremit të djathtë dhe mbi të gjitha kokëçarjet që kanë shkaktuar demokracitë iliberale të vendeve ish komuniste, që nga Orbani e deri tek vëllai i mbetur Kazinski, e kanë komplikuar vendimarrjen e shteteve themeluese në BE.

Eksperienca e ish vendeve lindor që u pranuan përpara, sot po bie si mallkim, qoftë mbi ne që e meritojmë më pak, apo qoftë mbi Maqedoninë e Veriut që dorëzoi gjithçka.

Por, sado reale qofshin këto arsye, sado vendimtare të jetë kjo anë e errët e medaljes, përpjekja e Edi Ramës për ta parqitur atë si kleçkën e vetme të dështimit të Shqipërisë, siç bëri edhe në fjalimin e fundit në parlament, mbetet një gjysëm e vërtetë.

Faqja tjetër, pra ajo që e nxjerr kryeministrin gënjeshtar është fakti se Franca -ashtu sikurse raportoi Reuters- foli për kritere të pa plotësuara.

Vetëm pak ditë më parë, në parlamentin francez u zhvillua një seancë për emigracionin, ku Shqipëria u tregua si delja e zezë që i printe listës së azilkërkuesve. Në mënyrë jo krejt të pafajshme edhe presidenti Makron edhe kryeministri Filip e lidhën këtë fakt me realitetin e një vendi që do të hapë negociatat.

Njësoj si Parisi edhe Haga e pati paralajmëruar qëndrimin, që kur parlamenti holandez votoi gjërësisht për ti vendosur vizat qytetarëve shqiptarë, për shkak se qveria jonë nuk është e aftë të luftojë krimin. Edhe Gjermania, megjithëse më dashamirëse, çdo vit është detyruar të shtojë kushte të reja, gjë që tregon se në Shqipëri, situata në vend të përmirësohet, degradohet dita ditës.

Kjo pra është e vërteta e plotë në dy anët e saj.

Argumentat e Francës që po shkon drejt një “JO”- je të prerë po tregojnë se në Europë nuk na duan, por ato dëshmojnë gjithashtu se ne ua kemi dhënë të gjitha justifikimet për ta mbuluar mungesën e dashurisë me mëkatet tona.

Këtë faqe të dytë të medaljes kryeministri preferon ta fshehë dhe pikërisht këtu, ai përpiqet të mashtrojë shqiptarët.

14 komente në “Pas “Jo”-së franceze, ku ka të drejtë dhe ku gënjen Edi Rama!”

  1. Tarasi says:

    shume korrekt

    1. malokëria = qenëria says:

      Per sa kohe te dilni ti beni karshillek Skenderbeut tek sheshi duke ngritur bythen perpjete, ashtu do rrini, si kurva tek dera pa ju afruar njeri tek vatra. Franca vete eshte e qelbur nga arabet, Danimarka tani po e kupton ca ka bere me byrazeret qe ka pranuar, Holanda po dihet lobimi i Karit hollandez, Lul-ushit. Ik merrjani ne goje Erdoganit se ai e do shume Shqiperine, beni edhe ndonje xhami te re se nuk ka boll ne Shqiperi dhe kerkoni Evrope pastaj. Popull kar.

  2. Artan Sejko says:

    Me raste ky djali shkruan si gazetar.

  3. Albann says:

    Nuk eshte aq budalla sa duket Makron…Duke refuzuar te dy vendet,provokon zgjedhje te parakohshme dhe e shtyn edhe 2020 pa na pranur .Race e zgjuar frengu.S le rast pa na deshmuar antishqiptarizmin ….Do zoti perplasen keqazi me Gjermanine e i thyhen turinjte.

  4. ABC KORCA says:

    O ka korrupsion ne vendet antare te BE-se o s’ka askund.
    Raporti sekret i CIA-s thoshte( raporti eshte bere publik) per FRANCEN:
    Miterani,ish president i frances,ne momentin qe i shpinin valicen me lek( franga) …shtypte kazanin e banjes qe “te vazhdonin” sekretaret me firmosjen e kontrates perkatese.
    Kurva kerkon te na thote ne se jemi te korruptuar…dhe kurva Andi na thote se ashtu eshte.
    Kesaj i thone ” kurva mbron kurven”.

  5. SHKELZENI says:

    UAAAA NIPI HYSNI KAPOS
    O IDIOTE PSE RAMA ESHTE FAJTORE PSE NUK DUAN
    PO S KA GJE I KE NGJYRE GJYSHIT

  6. ppa says:

    Po ky Bushati qenka loqe fare … nuk e lexova shkrimin, sepse nuk ka kuptim, vetem per te vazhduar ky idioti me fiksimin e tij antiRama…Nuk ka nevoje t’na sqaroje apo shpjegoje qendrim francez apo holandez…Rama me dhjetra here e ka analizuar dhe shpjeguar kete qasje…

    1. E e says:

      Ky kari asht me te vertete palaço

  7. blloku says:

    Ka te drejte per gjithçka qe deklaron lidhur me hapjen e negociatave dhe genjen kur thote qe ju pleherat e ketij vendi do futeni ne burg!Ti jo se ke fatin e kopilit e je me nenshtetesine e gjyshes apo jo or Andush Berisha!Sa per lajmin e perhapur edhe Rusia qe e ka hapur dhe qe ne fakt eshte lajm i reme pasi fjala do te thuhet me 18 /10/2019!Ky i ka bere qejfin toto Likes dhe Lulkes ,se Berisha po te deklaroje qe eshte edhe me Rusine e fusin ne hell ata qe e fabrikuan!

    1. Jimmy Trendelina says:

      Berishen e fabrikoi Ramiz Alia, pasi dha garancine qe nuk do te zhdukte me rrenje e me dege morrat e kuq.

  8. Ardjan says:

    Kjo êshtē një lojē pēr tē bllokuar myslimanët tē hyjnē në be! Pse su kujtua franca për ndryshim tē rregullores sē zgjerimit kur u pranuan ne bllok vendet e lindjes rumani bullgari etj, ose mê vonē me serbët e malazez por pikêrisht tani kur në radhë te porta evropës janē myslimanêt shqiptar, maqedonas,kosovar,boshnjak pa pêrmendur turqit që ia kanê bërë naftën me kohë makronit e gjithë hollandeskave tē evropës.

  9. lisi says:

    Franca po nuk pranove te behesh koloni e saj nuk te honeps.Kurse ky kelyshi i Kapove dhe bastardhi i Shkodres nuk ngopet kurre duke ngrene mender m…

  10. likefloriri says:

    Po ik ore Legen, ti dhe shoket e tu. I keq apo i mire Rama, pranimi i fillimit te negociatave nuk ka kurrfare lidhjeje me Ramen dhe as qeverine.. Po te ishte sic thua ti dhe halabaket e tjere si ti, atehere rezulton se 27 vende te tjera, Komisioni Evropian dhe SHBA ( si mbeshtetese politike ) e kane gabim, jane injorante ndersa Holanda e droges, prostitucionit, pastrimit te parave te pista dhe martesave homoseksuale, se bashku me Francen e te njejtave ” vlera ” moderne e paskan drejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje