Pëllumb Xhufi: Zgjedhjet në Kosovë kanë tronditur Shqipërinë, do ketë pasoja

10 Tetor 2019, 09:35Politika TEMA

Profesori Pëllumb Xhufi, i ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, ka thënë se zgjedhjet në Kosovë, kanë tronditur politikën në Tiranë.

Hila: A do ndikojë zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër, në politikën shqiptare?

Xhufi: Ta zgjeroj kuadrin pak, këto zgjedhje, me sjelljet e të gjitha partive politike, nxjerr fytyrën e shëmtuar të politikës së Tiranës në raport me Kosovën.

Dhe kjo ka tronditur opinionin, dhe këtë e ndjejnë edhe pushtetarët.

Kjo është një tronditje e fuqishme sizmike, që unë mendoj se do të lejë shenjë.

Këtu kanë ndodhur hatara gjatë vitit që iku, dalje nga Kuvendi, sulme me raketa ndaj institucioneve, hatara, këtu jemi, dhe tani diskutohet se protagonistë të jenë sërish këta, këta që bënë këta hatara.

2 komente në “Pëllumb Xhufi: Zgjedhjet në Kosovë kanë tronditur Shqipërinë, do ketë pasoja”

  1. fati says:

    Pirdh o xhufi pirdh. Ne kosove akoma nuk ka perfunduar procesi zgjedhor. Jane pa u numeruar akoma me shume se 50 000 vota, ose me shume se 6.0 % te tyre, nga me pak se 5000 vota diference midis fituesve. Pra me vetem 2500 vota kurti rrezohet!!! Kjo eshte edhe aresye qe ldk nuk e pranon kurtin si km.

    1. @ fatiii says:

      oooo Fatiiiii. edhe po u rrezua Kurti hiç gje, Ishte bashke me vjosa oSMANIN KUR DEKLAROI SE…. Nese ndryshon rezultati peresri do ta pranoj Vjosen si k.ministre, Problemi qe Kosova eshte shum por shum para neve eshte se e pranojn rezultatin ashtu sic eshte, ketu asnje spranon humbjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje