Për thagmat e Fevziut dhe Albin Kurtit: Shqipëria s’kishte bukë të hante dhe ishte anijeve për Itali, si mund të luftonte me serbët?

10 Tetor 2019, 10:55Rajoni TEMA

Albin Kurti ka dhënë një intervistë për Blendi Fevziun mbrëmjen e djeshme, e cila ka shkaktuar debat.

Sidomos për disa deklaratat të Kurtit, por dhe vetë Fevziut.

Gazetari Enver Robelli është ndalur tek disa prej tyre:

“Argumentimi i Albin Kurtit, që në fillim të viteve 90-të Kosova (me Shqipërinë) është dashur të hyjë në luftë, të bëhet bashkë me Kroacinë dhe Bosnjën kundër Serbisë – është argumentim katastrofal, argumentim folklorik, pa dije gjeostrategjike, mendjelehtësi kolosale.

Shqipëria më 1990/91 ka qenë një shtet i rënë përtokë, Kosova vetëm një “krahinë serbe” (kështu e konsideronin shtetet e fuqishme dhe mediat e huaja), dhe ka qenë veç dëshirë e autokratit kroat Franjo Tuxhman t’i fusë shqiptarët në luftë, që t’ia heq barrën vetes…

Albin Kurti duhet të lexojë protokollet e takimit të liderëve shqiptarë në Stubiçke Toplice afër Zagrebit.

Për detajet le ta pyesë Veton Surroin, nuk përton Veton Surroi t’ia shpjegojë pse Kosova nuk hyri në luftë në fillim të viteve 90-të.

Mund ta pyes edhe akademik Hivzi Islamin. Po si luftë më 1990/91, kur gjysma e Shqipërisë ishte në anije duke ikur në Itali?

Fol, Albin Kurti, për të ardhmen, fol qysh me gjetë punë të rinjtë, qysh me i mbajt familjet, qysh me pasë shërbime publike të mira, qysh me pasë sektor të shëndetësisë funksional, shtet funksional, polici të pakriminalizuar, prokurorë të pastër.

Frika është e madhe dhe kjo frikë veçsa po rritet që Albin Kurti po e humb veten në debate seminarike për të kaluarën. U desh të ndodhë Srebrenica që bota të bindet që Serbia është agresor.

Po të shpërthente një konflikt në kosovë më 1991, shqiptarët sot do ishin kurdët e Europës”, shkruan Robelli, që tregon pastaj, se si Tuxhmani kërkoi t’ua fusë shqiptarëve të Kosovës:

“Qe qysh ka tentuar Franjo Tugjmani me ua fut shqiptarëve të Kosovës…

Duhet lexuar librin e Millan Gavroviqit “Kohërat e sëmura” (Bolesna vremena, botuar në prill 2016 në Zagreb).

Aty tregohet se si “qeveria e luftës” e Kroacisë do t’i jepte pak drithë Shqipërisë, ndërsa kjo do të dërgonte pak armë dhe të nisë diversione minimale në Kosovë “që Millosheviqi të destabilizohet”.

Drithi u dërgua në Shqipëri, por nuk ndodhi asgjë, tregon Gavroviq. E pse nuk ndodhi? Sepse udhëheqja politike e Kosovës, e prirë nga vizionarë si Fehmi Agani e Veton Surroi, nuk ra në grackën e Tuxhmanit.

Emisarë të Tuxhmanit kanë tentuar që shqiptarët t’i fusin në luftë dhe për këtë janë takuar në Vjenë dhe Romë. Në Shqipëri për këtë plan ka shkuar kryeministri kroat, Franjo Greguriq.

Ndoshta Albin Kurti tash e kupton që një vend që ka marrë drithë për bukë nga Kroacia, nuk ka qenë në gjendje të bëjë luftë kundër askujt.

Fati yni historik ka qenë që në fillim të viteve 90-të politikën strategjike e ka bërë Fehmi Agani (jo Ibrahim Rugova, ai e ka fole veç një fjali!), e përkrah Fehmi Aganit kanë qenë edhe Veton Surroi, Blerim Shala e disa të tjerë. Në vitin 2019 është lehtë të flasësh për vitin 1991, sepse është zor të flasësh për katrahurën e tanishme.”

Robelli ndërkohë, ka komentuar edhe disa deklarata të Fevziut, i cili tha se nuk duhet të ketë Kombëtare të Kosovës, por duhet të kemi vetëm Kombëtaren e Shqipërisë.

“Krejt Kosova çohet peshë, në këmbë nga gëzimi që disa djem të mirë, të dashur, disa djem që i lënë plot privilegje e rehati nëpër Europë dhe luajnë futboll për Kosovën, disa djem që me sakrificën e tyre mbinjerëzore e nxjerrin Kosovën në CNN, BBC e ARD e kudo – dhe vjen një pyetjebërës nga Tirana dhe thotë: braktisni ato fanella të kaltra se më mirë kuq e zi.

Kjo është poshtërsi. Por Kosova moti e ka humb dinjitetin dhe ka arritur deri aty sa edhe këtë pyetjebërësin e ka bërë “konsull nderi”.

Ky pyetjebërësi nga Tirana e paska zbuluar sekretin universal – nëse futbollistët luajnë me fanellë me shqiponjë kuq e zi, ne bëhemi kampion të botës.

Por nëse luani me fanellë të kaltër me ndonjë yll të verdhë, atëherë s’ka gjë, jeni vetëm provincë. Kjo propagandë e ndyrë duhet të përbuzet nga çdo shtetas i Kosovës.

E vërteta është kjo: Dy shtetet me shumicë shqiptare në Ballkan as nuk do të kishin ekipe futbollit në nivel nacional po të mos ishte diaspora, respektivisht shtetet perëndimore.

Propaganda toksike kundër shtetit të Kosovës nga folkloristët e Tiranës është e rrezikshme. Dashakeqëse. Kriminale”, shkruan Robelli.(TemA)

29 komente në “Për thagmat e Fevziut dhe Albin Kurtit: Shqipëria s’kishte bukë të hante dhe ishte anijeve për Itali, si mund të luftonte me serbët?”

  1. Kapit Tupalla says:

    1. Pse ishte Shqipëria në atë gjendje – për faj të Ramiz Alisë
    2. Pse u shkatëruan edhe binaret e trenit – sepse ishin “komuniste”, por ama u dërguan në hekuranën e Nikshiqit për t’u shitur dhe kush ishte fajtor – shërbyesi serb dr. Sali Berisha
    3. kush nuk e deshi luftën as në 91-92, as në 98-99 dhe nuk do ta deshte asnjëherë sepse më shumë i pëlqente konjaku francez dhe konferencat e shtypit të premteve në orën 10 (me kusht se nuk bie borë sepse mund të rëshqiste Velanisë te poshtë) – dr. Ibrahim Rugova

    1. Komentuesi says:

      Te lumt zoti Robelli.Ekzaket.Respekt.

      1. Luan says:

        Per sqarim te gjitheve ,perfshire autorin e ketij shkrimi dhe k/minister A.Kurti.
        Kroacia nga Shqiperia ne ate bote ka importuar ne sasira te medha : municion kembsorie dhe artilerie,gjithashtu Kroacia ka marre te marre te paren fabrike municionesh nga Uzina e Municioneve Poli
        can,e perserise ,Kroacia ka marre nga Shqiperia teknollogjine dhe makinerite e prodhimit te municioneve.Montimi dhe venien ne pune e kane bere inxhinieret dhe teknikwt e Oilicamit ne Kroaci .

    2. moni says:

      Teoria e shokut qe aplikuan ne Shqiperi kishte per qellim shkaterrimin total social, kulturor dhe ekonomik, per te favorizuar politikat pansllaviste dhe anti-shqiptare. Gramoz Pashko e mori ate qe meritonte, shpresoj dhe pjeses tjeter t’i shkoje po ashtu. Shyqyr qe Dr. Mengeles nga Vicidoli i shkoi huq plani per destabilizimin e vendit me lufte civile. Paqe mos gjete ai me gjithe mbeturinat e Katovices, sot pro-perendimore te flakte dhe pishtare te demokracise.

  2. hannah says:

    Gazete injorantesh per injorante!

  3. Piro says:

    Me 1990 ishte cunak dhe nuk I ven faji kush qe se njeh mire ate kohe. Tani, i votuar per te drejtuar shtetin te perqendrohet te puna qe do beje. Per Albinin kjo eshte prova e jetes, Jo historite.

  4. katarakti says:

    Torobelli eshte kunder bashkimit kombetar. Per dy shtete shqiptare, Kosova dhe Shqiperia, siç ekzistojne dy shtete gjermanfolese, – Austria dhe Gjermania. Shume kosovare, mbeshtetes te Ibrahim Rugoves, mbajne kete qendrim. Disa te tjere kerkojne bashkim ne emer te nje federate apo konfederate! Vetem Albin Kurti mbeshtet bashkimin e Kosoves me Shqiperine, por ai perben nje pakice. Kosovaret sot ndjehen krenare per ekipin e tyre te futbollit, per flamurin me andrra, per vip-at e tyre ne bote si Xhaka, Rita Ora, Shaqiri etj etj. Edhe per zgjedhjet dhe kulturen demokratike qe e kane ku e ku me mire se Shqiperia. Prandaj askush as ne Prishtine, as ne Tirane nuk ngutet per bashkimin. Madje as doganat nuk jane hequr. Pak nga pak do behemi si Austria me Gjermanine. Te shohim nese do jete me mire apo me keq.

  5. Pato says:

    Normal qe shqiperia nuk mund te futej me lufte por jo per arsyjet qe shkruan ky idioti. Ne shqiperi erdhen ne pushtet njerezit e UDB me 91 qe shkateruan cdo gje dhe brenda muaji ne pushtet te PDs me 91 u arrestuan 90% e njerezve ne Kosove qe u sterviten ne vitet 80 ne shqiperi.

    Jo vetem qe nuk ndihmuan Kroatet por furnizuan me nafte milloshevicin.

    1. El Topo says:

      Nuk ka hyre ndonjehere UDB ne Shqiperi.

      Mos i mbivleresoni shume jevgjit serv.

      Ju nuk kapni thelbin e se vertetes duke shpikur histori me UDB.

      Shqiperia qe prej 1991 ka qene nen kontrollin e Amerikes.

      Shkaterrimi dhe demilitarizimi i Shqiperise ka ndodh me urdher dhe “keshille” te SHBA.

      Mbani.mend cekun e bardh te Rajersonit.

    2. pjeter says:

      Edhe une jam i bindur per ate qe shkruan ti.Shqiperia u sabotua ne menyre te programuar qe te dilte jashte loje,ne nje akord paqeje ne perfundim te luftes,sepse tashme nuk ka dyshim,me renien e murit te Berlinit,jugosllavia duhej te shperbehej.Dhe Sali serbi nuk beri vetem sherbimet e serbeve,por edhe te disa aletaeve te tyre.Shifni situaten ne ne veri te Kosoves,vetem nje budall mund te mendoje qe generali Frances e beri ç’do gje me koken e vet.Gjeja me e keqe,qe shqiptaret e Kosoves,ne menyre shume te habitshme,e ketu them per disa profesore,intelektuale,opinioniste qe shkruajne e flasin per dite ne mediat e Kosoves,i sulen Rames per te keqiat qe i ka bere Saliu Kosoves,Saliun e kane patriotin e preferita,percaresin,zjarrvensin,shkaterrimtarin e paurise kombetare.Jam i bindur plotesish,vetem me divisionet e veriut,me artilerine qe dispononim,me mijra gryka zjarri artilerie,Serbi do kish mallkuar veten ne Kosove,dhe Kosova ne menyre me absolute nuk do kishte ato viktima,kjo gjithnje duke marre parasysh ate ç’ka thote Robelli ne shkrimin e tij,qe me te vertet nuk kishim buk te hanim,por demet e serbit e Shuleve te pertej vardarit,do e pesonin shume me keq se si shkuan ngjarjet,che situata gjeopolitike ne Rajon,do ndryshonte.Kosova duhet te kerkoje arrestimin e Sali Berishes,ben akuzat e tradhetise se larte.

  6. s.g. says:

    Ah të bitë e qenenit jeni ju Surroi Agani Rugova Islami Krasniqi të gjithë të LKS…këta është dashur të japin llogari para popullit për premtimet dhe oblgimin historik që muarën ate bile të rikëthimit të kushtetutës 74 por çfar ndodhi për ato tet vite të humbura Serbia jo se e shtriu për tokë dhe paralizoi çdo gja shqip por ajo filoi edhe programin e kolonizimit tëKosovës e zbrasën mbi 50% nga të rinjtë si barëtsit e barrës të çlirimit maqedonasit u konsolidun kurse mbrojta e shtetit shqiptarë së bashku me digaseret tjerra u çua në humnerë dhe të konstatohet se shqiptarët ishin në situata ma të mira kur Serbia kishte mbyllur frontin e hapur të luftes me kroatët dhe boshnjakët dhe ni Kosove të boshatisur e po ashtu ende të gënjehet se kroatet e paskan fillu rrugën e pavarsisë me taktikën se ata do ti nxjerri Kosova kjo është kriminale dhe kjo mendje na la në këtë deregje Kroacia antare e gjitha çendrave e ti o pacifisti poshtrues ja çfar si dhe ku e ke Kosovën e mjerë

  7. Alfred says:

    Pajtohem me shqetesimet e z.Robelli sa I takon brockullave qe nxjerr nga goja Fevzo injoranti. Ne rastin e Albinit,sa I takon viteve90/91,zoti Kurti e cilesoi si “shans” dhe jo si dicka qe do duhej te ndodhte domosdo ashtu.
    Shqiperia ne 99 ishte me keq se ne 91, sepse shkrumbi 97-es dhe 98-es ndjehej ende,e megjithate qyteti me I varfervdhe me I izoluar,Kukesi me rrethine,mbajti mbi gjysem milioni vellezer shqiptare per muaj te tere.
    Pastaj,nese do krijohej ai koalicion ne 91-shin,edhe SHBA e perendimi mbare me thjesht e me shpejt do intervenonin,e me gjasevefhe Srebrenica s’do kishte ndodhur…

  8. kastriot says:

    Me ne fund dicka me vlere.

  9. Biu says:

    Ah, ketu sulmohet ai qe ka te drejte…

  10. Ilir says:

    Sakte e bukur thene.

  11. BRSS says:

    KY TRAPI I KOSOVES SKA PER TI MBUSHUR 6 MUAJ KA MAR SUPERXHIRO

  12. Kollodoku says:

    O robelli me avash o robelli…
    Tirana, ata nga Tirana. Kriminale. Cja keto fjale?
    Per luften ok ke nji fare te drejte. Po ke futdoli pse more kot? S’ja u hoqi njeri as kombetaren as fanellat e kaltera.
    Me avash .

  13. Rambo says:

    Albin, meqe te ka ngelur ora, para se te fillosh te merresh me gjera pa vlere, si ekonomia etj., bjeri serbit qe tani, se me mire vone se kurre dhe e stakon trurin. Madje meqe ra fjala, pasi te mbarosh pune me serbin, mund tu biesh edhe gjermaneve si dhe turqve, se edhe ata na kane pushtuar. Pastaj fillo shih perpara.

  14. USA says:

    O TYÇI KOSOVES KE MAR SUPERXHIRO ,SA PER TRIM JU PAM SE PO TE MOS ISHTE AMERIKA DO ISHIT SHUAJTUR FARE KESHTU MOS E KRUAJ BYTHEN KOT KUR SKE TAKAT MOS U MBURR ME SHTET QE SKA BREKE FARE POR BEJ ÇA THOT SHBA SE SERBIT I RRUAN TOPET O TRIMI KOSOVES

    1. El Topo says:

      Cke qe flet keshtu mer fisqir???

      Lart shkruan nen nofken ” BRSS” , pastaj nen nofken e USA.

      Ky edvini me komentu ketu do kete zgjedh idiotet dhe vemjet me 5 personalitete se nuk ka mundesi.

      Ti vetem ta kesh mamane kurve serbe me fol keshtu,pervec direktivave te Rames.

      Eshte e qarte qe UCK me 8,000 burra m kallash nuk ju bente dot ball serveve me 80,000 ushtare dhe je ushtri qe per 30 vite u furnizua me para amerikane.

      Dhe meqe ra fjala, jugoallavia ishte aleat kryesor i amerikaneve per 30 vite dhe Thaci merrte urdhra nga Amerika per ta bere situaten ne Kosove te duket sa me drastike.

  15. maga says:

    robell jugosllavi është kundra një shteti shqiptar. këtë linjë serbe mundohet ta maskojë mbas një kritike gjoja objektive për problemet shoqërore. vetëm albin kurti e ka kapur problemin si duhet. pa bashkim të shqiptarëve nuk ka as zhvillim ,as faktorizim. ky është parakushti i gjithçkaje. robellët dhe merot që hanë qullin e grekut dhe serbit,duan ti mbajnë shqiptarët të përçarë nëpër vilajete,që të mos munden kurrë të ngrenë kokën e të katandisen më keq se kurdët e palestinezët. por fitorja e albinit tregon qe shqiptarët po piqen ,ndjenja kombëtare po forcohet dhe politikanët e gazetarët mercenarë që veprojnë kundra interesave kombëtare nuk ua var më njeri. prandaj robell,mero,bushat,matosh,lubonjë,bëhuni bashkë dhe tregojini përralla njëri tjetrit. nuk i duheni as dreqit. mbaroi koha juaj.

  16. luani says:

    Komentit te Patos nuk i hiqet asnje presje as pike , bukur tamam shkurt qarte ku e kupton edhe nje me fare pak shkolle .

  17. gurbetcari says:

    Blendi Fev-ziu per para, per pozite, per pordhe i shet me nane, me grua i shet te gjithe.

  18. Pellazgos says:

    Cfare lidhje kini ju Islamiket me Epirin e Pirros dhe Epirotin Jeorgios Kastriotis,Arvanitasit,zoti me comentin kararakti.
    Mos te mohoni deklarimet e Marin Barletit qe e thote qe Ne jemi Epirote,krahine kjo historike e historise se botes e mohuar dhe e ndaluar nga armiqte tane Turq dhe nostalgjiket e tyre.
    Kjo ndodh se Epirin gjithe bota dhe historia e Saj e njef Greke,me Filosofe,me Theatro,me Polis Greke,me Mithollogji etj.
    Ju zoti me comentin katarakti nuk kini rrenje,jini thjesht antigreke,anti Epirote,anti Arvanitas,anti Arberesh qe kendojne edhe sot per te bukuren More ne Peloponez.

    1. pjeter says:

      A ty te dhjevsha jargon tu ore.

  19. Dash says:

    o “Pjerdhllazgos” budalla mbete a i gjore…nuk e sheh qe sta pjerth njeri te te pergjigjet ? Pa ik o debil pyeti nje here arbereshet se cfare jane shqiptare apo greke , ndersa arvanitasit jane te terrorrizuar nga ai shtet fondamentalist (nje marke me islamiket) …vazhdo keshtu se dicka do fitosh…qesharak

  20. ceka says:

    Mjere Kosova, prap te udheheqet nga nje plangprishes, nje marksist i pareformuar, aspirant i flakt i Demacit dhe admirues i Xhaxhait,
    Ky qe injoron flamurin, simbolet e shtetit qe do ti udheheq.Ky qe 3 vite me pare me Haradinaj dhe jurishniket e tyre kallen kuvendin, gjuajten me antitank, kovendin nderpren seanca , ofenduan zyrtar nderkomtar. Ky dhe shoket e ti done te rikthejne nderin, dinjetetin dhe mireqenjen e popullit te Kosoves….!!!!????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje