“Shengeni rajonal", këto janë disa nga përfitimet për ekonominë shqiptare: 50 mln USD më shumë në vit vetëm për fermerët

10 Tetor 2019, 17:16Ekonomia TEMA

Shqipëria përfiton shumë më tepër se Serbia për shkak të bilancit tonë tregtar pozitiv. Shqipëria eksporton në Serbi 315 mln USD mallra, serbët vetëm 159 mln USD

 – Eksportet shqiptare në Serbi për vitin 2018

Hekur dhe çelik 103.5 mln USD
Minerale, hidrokarbure 65.6 mln USD

Kripë, sulfur, çimento, material ndërtimi 29.5 mln USD
Zarzavate & Perime 25.2 mln USD

Tekstile 11.2 mln USD
Alumin 9.7 mln USD

Produkte druri, parafabrikate 6.9 mln USD
Fruta dhe shalqi & pjepër 6.2 mln USD

Të tjera Mbi 10 mln USD
Totali 315 mln USD

– Eksportet serbe në Shqipëri për vitin 2018

Drithë 29.9 mln USD
Hekur dhe çelik 15.7 mln USD

Pije freskuese dhe alkoolike 8.8 mln USD
Produkte plastike 8.3 mln USD

Makineri & pjesë këmbimi motorike 7.4 mln USD
Produkte farmaceutike 6.2 mln USD

Të tjera Rreth 25 mln USD
Total 159 mln USD

Ditën e sotme, Kryeministri Rama u takua me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të konkretizuar marrëveshjen e njohur ndryshe si minishengeni rajonal.

Në takimin e Novi Sadit, tre liderat e rajonit u dakordësuan që të eliminojnë të gjithë barrierat që pengojnë shkëmbimin e lirshëm të kapitaleve, mallrave dhe qytetarëve midis tre vendeve tona.

Një marrëveshje e tillë në parim ishte arritur që dy vite më parë, në Samitin e Triestes, pjesë e Procesit të Berlinit dhe pritet që asaj t’i bashkohen edhe tre vendet e tjera që munguan ditën e sotme, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova.

Por, cilat janë përfitimet konkrete për ekonominë shqiptare?

Një analizë e të dhënave tregtare tregon se përfituesit më të mëdhenj do të jenë pikërisht fermerët shqiptarë, të cilët do të mund të tregtojnë tanimë produktet e tyre në një rajon shumë më të gjerë pa taksa doganore.

Përfitues të tjerë të mëdhenj do të jenë operatorët turistikë, kompanitë që tregtojnë minerale, materiale ndërtimi dhe fasonët.

Shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 2018, Shqipëria eksportoi drejt Serbisë në total 315 milionë dollarë mallra.

Pjesën më të madhe e zënë mineralet dhe karburanti, me rreth 170 milionë dollarë eksporte.

Megjithatë, ndërsa edhe këto eksporte do të nxiten nga eliminimi i barrierave doganore, grupet e eksporteve që do të përfitojnë më shumë janë ato lloj produktesh për të cilat konkurrenca është e madhe edhe nga tregje të tjerë. Konkretisht, produktet bujqësore, tekstilet dhe materialet e ndërtimit.

Me fjalë të tjera, nëse Serbia është e detyruar për nevoja të brendshme të blejë hekur, krom, alumin dhe naftë nga Shqipëria, me ose pa taksë, produktet bujqësore ajo mund t’i sigurojë nga shumë shtete të tjera, ndaj eliminimi i tatimit do të nxisë direkt produktet tona.

Në vitin 2018, Shqipëria eksportoi në Serbi 25 milionë dollarë perime dhe zarzavate, si dhe 6.2 milionë dollarë fruta, shalqi dhe pjepër.

Eliminimi i taksës pritet të bëjë shumë më konkurrues për tregun serb produkte tradicionale shqiptare, si domatja, kastraveci, shalqiri, pjepri, portokajtë dhe zarzavatet. Gjithashtu, përfitues të mëdhenj do të jenë edhe eksportuesit e produkteve të detit.

Një vlerësim për impaktin e menjëhershëm është i vështirë të realizohet, por përvoja e vendeve të tjera që janë bërë pjesë e marrëveshjeve të ngjashme (rasti i Polonisë me mollët), tregojnë se në harkun kohor të 5 viteve, volume tregtar mund të dyfishohet.

Kjo do të thotë që në vitet në vazhdim, fermërët shqiptarë mund të përfitojnë deri në 30 milionë dollarë më shumë vetëm nga tregu serb, që është edhe tregu më i madh rajonal. Në të gjithë hapësirën e minishengenit, përfitimi i shtuar në vit do të ishte rreth 50 milionë dollarë.

Duke llogaritur që eksportet bujqësore shqiptare për vitin 2018 ishin rreth 300 milionë USD, bëhet fjalë për një rritje të menjëhershme të eksporteve me rreth 20%.

Në vijim, përfitues të tjerë të mëdhenj do të jenë fasonët, eksportuesit e çimentos dhe materialet e ndërtimit, që gjithashtu gjejnë një konkurrencë të madhe në tregun rajonal.

Të dhënat e mësipërme i referohen vetëm eksporteve shqiptare drejt tregut serb, një treg prej 7 milionë banorësh, por eliminimi i taksave në të gjithë rajonin hap një hapësirë për një treg prej plot 20 milionë banorësh.

Përveç eksportuesve, përfitues të drejtëpërdretë do të jenë edhe operatorët turistikë, të cilët do të përfitojnë nga kostot më të ulta të transportit, që do të bëjnë edhe më tërheqëse ofertën shqiptare për pushuesit nga të gjithë rajoni.

Një vlerësim për përfitimet e turizmit nga kjo marrëveshje është e vështirë të realizohet menjëherë, por pritet që impakti të vërehet duke nisur që nga viti i ardhshëm.

Në fund, por jo për nga rëndësia, pritet që Shengeni rajonal të bëjë shumë më tërheqës vendet tona për investitorët e huaj. Kjo do të thotë që pas rekordit të 1 miliardë dollarëve investime të huaja direkte të regjistruar në vitin 2018, për Shqipërinë të shfaqen në horizont investime të shtuara, që do të kenë një impakt të drejtëpërdrejtë në nxitjen e rritjes ekonomike dhe punësimin në vend.

Lajmi i fundit i mirë për Shqipërinë është që nga marrëveshje të tilla të tregtisë së lirë, fitojnë gjithmonë më shumë vendet që kanë bilancin më pozitiv tregtar. Në rastin e Serbisë, Shqipëria do të përfitojë dy herë më shumë, duke qenë se vendi ynë tregton në Serbi 315 milionë USD produkte në vit, ndërsa Serbia eksporton në vendin tonë vetëm 159 mln USD në vit.(lexo)

7 komente në ““Shengeni rajonal”, këto janë disa nga përfitimet për ekonominë shqiptare: 50 mln USD më shumë në vit vetëm për fermerët”

  1. Raimond v;pnjati says:

    Keto jane komplet genjeshtra –Kjo eshte nje propagande e ketij hajdutit Kryeminister qe ben politiken e Sorosit per t a mbajtur Serbine afer
    Dhe ja pse :

    Serbet nuk blejne asnje lloj malli qe ka emrin e Shqiperise, dmth qe vjen nga Shqiperia

    Ja tu jap nje shembull:

    Aty ne Lushnje eshte nje magazine e produkteve bujqesore, Domateve , ku vijne edhe tregetare nga Serbia dhe blejne domate e speca me shumice

    Mirpo kur ne nje emison nje tv shqiptar, e mori ne interviste shoferin serb te maunes me domate qe po e ngarkonte ne Lushnje dhe i tha: Si te duken prodhimet shqiptare

    Shoferi tha:–I pelqejne shume ne Serbi

    Mirepo kur gazetari pa arkat e domateve ato nuk shkruanin Made in Albania, por kishin nje emer tjeter
    E pyeti gazetari jone:–Po pse nuk kane emrin e Shqiperise
    Dhe shoferi serb u pergjigj duke u pertypur:..Pe ja ne Serbi nuk i blejne nqs ato kane emrin Albania.

    Pra pikerisht , kjo tregon qe te gjitha keto ca thoni ju jane peralla propagande, dhe ky Mini Shengen i sherben vetem Serbise,
    qe do e mbushi tregun tone te barnave me ilace te skaduar, me miell kancoreogjen dhe me mallra ushqimore kancerogjene , sic ka bere deri tani–ndersa tanie tutje do e beje pa pengesa fare

    Absolutisht ky Mini Shengen eshte kunder interesave te popullit tone dhe eshte i rezikshem edhe per shendetin e sshqiptareve, sepse te gjitha mallrat serbe qe shiten ketej nga ne jane te skaduara dhe me mbetje toksike

    Edhe Vucic vete ne parlametnin e Serbise e tha njehere qe mallrat te cilat shiten andej nga Kosova nuk jane per popullin tone”
    Minishengeni eshte nje Krim i perbindeshem kunder interesave te kombit Shqiptar

  2. Ilir says:

    Nuk e kuptoj ca lidhje ka shengeni me doganat?!!
    Shengeni ka te bej me levizjen e lir te njerezve dhe jo te mallrave.
    Flitet per treg te perbashket apo per shengen?

    1. Kuq e zi says:

      I nderuar ilir
      Flitet per cefta++ te mallrave ku mali i zi kosova dhe bosnja thane nuk kemi interes te hyjme prape ne jugosllavi
      Km jone po i zgjat jeten qeverise se tij duke firmosur cdo lloj gjeje qe i propozojne qe te duket konstrutiv
      Edhe te dhenat jane te fallsifikuara para pak vitesh kam lexuar qe eksporti jone ne serbi ishte diku nga 30 milion€ tani na e shumzojne per 10 per te treguar qe perfitojme
      Ndersa ka nje te vertete te hidhur qe nuk thone shumica e eksporteve tone qe merr serbia i con ne rusi ku gjoja ne i kemi bere embargo edhe drithi qe ne importojme nga serbia eshte po rus per vete faktin se edhe serbia e blen ne rusi te vetin vetem romania gjate konunizmit ishte eksportuese drithi ne lindje te europes sot eshte vetem rusia
      Serbia ska barriera ekonomike me rusine pra morali
      Kjo firme sherben per te anashkaluar bllokaden qe i kemi bere rusise nepermjet serbise

  3. Ka dhe kshu says:

    Serbet dhe Makedhonet kane nevoje per porte. Ne i taksojme. Mos harroni se Kina po investon shume ne Serbi. Ne mund te marrim nje % te majme nga levizja e mallrave.

  4. Arjan says:

    Haha ja ke fut kot plako,ky minishemgen Eshte I rahmutit jo Shqiptareve .Si gjithmone politikanet tane debila bien ne kurthet e sllaveve se per ruajtur postet e tyre dhe per tu dukur moderne para Europes kurve e shesin vendin dhe kombin Shqiptar sikur ta kishin pronen e tyre.Prape gjatoshi shqiptar duket komplet idiot me minishengen me serbine kur dihet se cdo mall apo njeri duhet Te kaloje nepermjet territorrit kosovar ,Per cfare shengeni flet rahmuti.Si qytetar Shqiptar ti si kryeministri im nuk duhej Te merrje pjese ne kete minishengen pa pjesemarrjen e shtetit te kosoves.Askush Nuk Te jep Te drejte Te flasesh ne emer Te kosoves ,me kete ti keyeministri im plehre Ben lojen e serbit duke anashkaluar kombin e nje gjaku.Fute ne prapanice kete minishengen.

  5. Alban Hamzai says:

    Shengeni rajonal eshte nje vrime ne uje ,asnje kufizim nuk ka per levizjen ne keto tre shtete .Ky Shengen eshte si puna e evgjitit qe u be me breke dhe filloi tja u tregoje gjithe botes duke ulur pantallonat e duke thene:shihni ,une kam breke .

  6. Raif Fetiu says:

    Nese eshte fjala tek leket Serbia ne vazhdimsi ka dhene leke ne Shqiperi me grusht edhe kur nuk keni shit asgje ne Serbi.Ka mjaftuar te jeni agjente te saj,anti shqiotar dhe anti kosovar.Si rezultat i kesaj sot ne shumicen e Shqiperise flitet me admirim per serbet dhe Serbine ndersa me perbuzje per Kosoven dhe kosovaret.Kjo ka sjell gjere te situata ku me qindra vajza shqiptare ne vite martohen me serb shendrrohen ne robnesha dhe fabrika per te lind serb te vegjel.Per me keq krejt keto krushqi dhe dasma behen ne Vrrake te Shkodres ne restorantin e ngritur nga mafiozet per kete gje.Dhe flisni se ka shtet shqiptar ne Shqiperi se ka intelektual po si su vie turp o njerze.Vajzat tuaja pertrin makinerin vrastare serbe qe me qindra vite ka krye veprime armiqesore kunder shqiptareve,shqiperise dhe Kosoves posaqerisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje