SHIFRAT: Pse po rritet çmimi i mishit në botë dhe virusi që po infekton kafshët

10 Tetor 2019, 10:40Bota TEMA

Një nga ekzekutimet më të mëdha që janë kryer në Kinë si pasojë e përhapjes së epidemisë së gripit të derrit ishte pikërisht masakrimi i  5,600 krerëve të cilët më pas u varrosën në një varr masiv. Ekzekutime të ngjashme janë kryer në të gjithë vendin në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e gripit afrikan të derrit, ose ndryshe ASF. Virusi nuk prek njerëzit, por vret gati të gjithë derrat që infekton.

Në vetëm një vit, ASF ka fshirë rreth gjysmën e totalit të derrave në Kinë, e cila është më e madhja në botë dhe që nga ajo kohë është përhapur edhe në vendet fqinje në Azi. Ky fenomen ka shkaktuar rritje të mëdha çmimesh brenda Kinës dhe ndërprerje masive në tregun global të mishit.

Megjithëse nuk ka vaksinë apo kurë për ASF, shkalla e krizës mund të reduktohet, të paktën pjesërisht, me ritmin e shpejtë të zhvillimit ekonomik në Kinë dhe pabarazinë burokratike. Sektori i fragmentuar i bujqësisë i Kinës ka kaluar një zgjerim të shpejtë në dy dekadat e fundit, por më shumë se gjysma e derrave në Kinë prodhohen në ferma të vogla apo oborre shtëpie me standarde të ulëta të bio-sigurisë.

Epidemia ASF ofron një dritare të rrallë për të kuptuar sektorin e fragmentuar, të pazhvilluar të bujqësisë të Kinës dhe si kjo mund të ketë një ndikim të madh në sistemin e tregtisë globale në të cilën tani ky vend aziatik është i integruar thellësisht. (Quartz)

1 komente në “SHIFRAT: Pse po rritet çmimi i mishit në botë dhe virusi që po infekton kafshët”

  1. bolll se na cat k.................................. says:

    po mir bile aq me mir qe sfarosen derrat e felliqur keto kafshe ne vetveti permbajne semundje te felliqta kafsh e ndyr dhe e felliqur u sforofshi te gjith derrat bashke me gjith derrat qe i hane kanibal te ndyr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje