Shkrimtari britanik Orlando Figes: I tronditur që një justifikues famëkeq i Slobodan Milosheviçit merr çmimin Nobel në letërsi

10 Tetor 2019, 19:29Kulturë TEMA

Komiteti i Nobelit shkaktoi debate duke i dhënë një nga dy çmimet Nobel në letërsi për vitin 2019 shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili ka shprehur simpati për diktatorin e Serbisë Slobodan Milosheviç.

Nga Milica Stojanovic

Vendimi për t’i dhënë këtë vit çmimin Nobel për letërsi autorit austriak Peter Handke, krahas shkrimtaresh polake Olga Tokarczuk, shkaktoi zemërime të ashpra për shkak të mbështetjes që Handke i ka dhënë regjimit të Slobodan Milosheviçit.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara Vlora Çitaku e përshkroi vendimin si “fyes dhe të turpshëm”.

Historiani dhe shkrimtari britanik Orlando Figes tha se ai ishte “tronditur thellë” që një “justifikues famëkeq i regjimit vrasës së Slobodan Milosheviçit” ka marrë çmimin Nobel në letërsi.

Komiteti i Nobelit tha se për shumë dekada, Handke ka realizuar “punë me ndikim përmes gjenialitetit gjuhësor që ka eksploruar periferinë dhe specifikat e eksperiencës njerëzore”.

A ka shkruar shumë romane, drama, poezi dhe ese, ka punuar në filma dhe ka bashkëpunuar për skenare filmash.

Gjatë gjyqit për gjenocit dhe krime lufte, Milosheviçi i kërkoi Peter Handkes të shërbente si dëshmitar i mbrojtjes ndërsa Handke mbajti fjalën e lamtumirës në funeralin e tij ku e përshkroi veten si një njeri “pranë Jugosllavisë, pranë Serbisë dhe pranë Slobodan Milosheviçit.

Gjatë fjalimit ai mohoi krimet duke thënë: “Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë dëgjoj. Unë ndjej. Unë mbaj mend. Kjo është se pse unë jam sot këtu.”

Ai refuzoi një nominim në vitin 2006 për çmimin Heinrich Heine për shkak të protestave ndaj simpatisë së tij për Milosheviçin ndërsa pati protesta edhe më 2014 kur ai fitoi çmimin Ibsen.

Më 1999 ai refuzoi çmimin Buechner të Gjermanisë në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Gjermanisë në bombardimin e Jugosllavisë nga NATO.

4 komente në “Shkrimtari britanik Orlando Figes: I tronditur që një justifikues famëkeq i Slobodan Milosheviçit merr çmimin Nobel në letërsi”

  1. Lani says:

    Europa po reshket keq djathtas!

  2. Abdylmutalip Dardani says:

    qente le te lehin karvani shkon perpara

  3. Pelasgian says:

    Ky s fliste me as me te ndjerin Thomas Bernhard qe ishte shkrimtar shume me i mire se ky thithsi i milloshit.
    Nejse cmimi IGNOBEL eshte me mire mos ta fitosh sesa ta fitosh sepse eshte cmim fyes e degradues per vet shkrimtaret e shkenctaret.

  4. Pelasgian says:

    Ky s’fliste më as me te ndjerin Thomas Bernhard qe ishte shkrimtar shume me i mire se ky thithsi i milloshit.
    Nejse cmimi IGNOBEL eshte me mire mos ta fitosh sesa ta fitosh sepse eshte cmim fyes e degradues per vet shkrimtaret e shkenctaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje