Spartak Ngjela: Rama nuk arreston dot veten dhe këta të PD!

Spartak Ngjela thotë se hapja ose jo e negociatave lidhet me reformën në drejtësi.

Ngjela tha se kushtet e Gjermanisë kërkojnë eliminimin e klasës politike, duke përfshirë edhe Edi Ramën.

Sipas tij, Rama duhet të largohet pasi nuk po bën dot reformën në drejtësi.

Spartak Ngjela: Nuk është përgjegjësi e kryeministrit, është përgjegjësi e korrupsionit. Çfarë përgjegjësia ka kryeministri, i arreston dot veten dhe këta të PD? Jo, ata këtë kërkojnë.

Kushtet janë në favor të shqiptarëve.

9 kushtet e Merkelit janë eliminimin e kësaj politike, me Ramën dhe të gjithë. Këta rezistojnë. Mendimi më i mirë është mendimi gjerman, që tja çelin negociatat dhe t’ja vënë ato kushtet.

Ajo është më me afekt ndaj shqiptarëve. Ka shumë afekt  te shqiptarët, kur ajo thotë bëni reformën në drejtësi.

Nuk e duan çeljen e negociatave. Këta i kap reforma në drejtësi të gjithë.

Kush e ka ndaluar reformën në drejtësi? Ndalimi i reformës është penalizimi i Shqipërisë. Kush e ndalon reformën? Këta.

Rama vërtitet nëpër kallamishte, mendon se do krijojë afekt. Nuk ka afekt. Nuk bëri dot reformën në drejtësi. Kisha mazhorancën, kishe të gjitha të erdhi edhe opozita që ishte me reformën, nuk e bëre. IK

Ngjela i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora foli edhe për nismën e Albin Kurtit për të ndryshuar simbolet e shtetit. Sipas Ngjelës, nëse kjo ndodh do t’i mërzitë strofa e dytë e himnit, e cila thotë: “i lindur tradhëtor”.

Spartak Ngjela: Doktrina e Vetëvendosjes nuk mund të jetë doktrina e shtetit shqiptar. Ata kanë një risi, krijuan një risi që kanë ngritur tensionin. Kudo janë me flamurin shqiptar. Nuk e njohin flamurin e Kosovës. Juristet e interpretuan që ai nuk është flamuri i shteti, por është flamur kombëtar.

Beti Njuma: Një ndër nismat që do të marrë Albin Kurti do të jetë ndryshimi i himnit dhe ndryshimi i flamurit dhe ndoshta vendosja e himnit dhe flamurit shqiptar…

Spartak Ngjela: Do t’i mërzisë shumë strofa e dytë. Edhe këtu i mërzit strofa e dytë. Strofa e dytë në himn thotë “i lindur tradhëtor”. Strofë e dytë i tremb këtu shumë, do trembi dhe atje.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Spartak Ngjela: Rama nuk arreston dot veten dhe këta të PD!”

  1. Dashi says:

    Ngjela nr.1 👍👍👍

  2. TE GJITHE NE BURG says:

    TAKU KUJDES SE PO TE ZURI EDI RAMA ,KA PEE TA DETYRUAR MERO GELBAZA KELLIRA ME FUT KARIN NE BYTH ME MUT DHE QIME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *