VIDEO: Tension te Drejtoria e Policisë së Tiranës, banorët e “Unazës” tentojnë të thyejnë derën

Banoret e Unazës se Re janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës paraditen e sotme, pasi njoftuan se tre prej banorëve të kësaj zone janë arrestuar nga policia.

Një prej banorëve ka tentuar të thyejë derën kryesore të godinës së Policisë, por është ndaluar nga protestuesit e tjerë.

Mëngjesin e sotëm u shoqëruan disa banorë të asaj zone, çka ka ngjallur reagimin e ashpër të të afërmve të tyre.

Aktualisht përpara ambienteteve të Drejtorisë të Policisë ndodhen edhe disa prej ish-deputetëve të PD dhe LSI.

Banorët e “Unazës së Re” protestojnë prej gati një viti kundër projektit që parashikon zgjerimin e rrugës dhe shembjen e shtëpive të tyre.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *