Vuçiç publikon një video, ja batutat në Novi Sad: Edi është i pari

Liderët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë bërë një xhiro në shëtitoren e Novi Sad pas takimit për “Shengenin e vogël.”

Teksa ndiqeshin nga kamerat e gazetarët nuk kanë munguar as batutat mes tyre, ku presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i ka kursyer komplimentet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një moment gazetarët që ndjekin zyrtarët e lartë e pyesin Vuçiçin se çfarë do të thoshte ky takim për Ballkanin, ndërsa ai i është përgjigjur: “Edi is the guy…” 

Më pas fjalën e ka marrë Rama, i cili pasi qesh me batutën e Vuçiç sqaron të gjithë takimin.

“Është mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë europianë,” tha Rama.

Krijimi i një “Shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por Kosova dhe Mali i Zi e kundërshtojnë ashpër me pretendimin se do të rikthehet ish-Jugosllavia.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) on

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Vuçiç publikon një video, ja batutat në Novi Sad: Edi është i pari”

  1. UNI CREDIT says:

    Kurva muti ,Edi eshte i pari ,nga kush nje kriminel serb ,mer lavdata ky KRYEMINISTER i Shqipërise ,,, EDI RAMA BYTHLEPIRES

  2. beni says:

    Keshtu u pafsha gjithmonë! Nacionalizmi eshte strehim për maskarenjve!
    Popujt e Ballkanit nje histori qysh nga Nemanja e deri tek Skenderbeu!
    Boll me sajesa e genjeshtrat e atyre qe nuk don te integrohen!
    Levizje lire e njerëzve e mallrave ben progres ekonomik!
    Pa fqinjësi te mire nuk ka ekonomi e te mira materiale per popujt baaallkanike!
    Kujdes koqet njerëzve te Allahut sa me shum te shtoheni aq me tepër probleme sociale do te kini e nuk mundet te fajësojmë Serbine!

  3. Flamur says:

    “Edi is the guy” nuk do të thotë Edi është i pari/i madhi por do të thotë thjesht që Edi është personi të cilit duhet ti drejtohet pyetja apo përgjigjet pyetjes. Një person me njohuri mesatare anglishtje e kupton këtë.

  4. Ani says:

    “Edi is the guy” nuk perkthehet “Edi eshte i pari”, por “Flisni me Edin” qe nenkupton qe eshte ideja e Edit, ndaj ai mund t’ju spjegoje me mire.

  5. emigranti says:

    Bravo Gjeneral Rama…ashtu te jemi bashke pa Konflikte me komshinjte….Ata qe Duan Konflikte te shkojne te rekrutohen ne Siri e Afganistan…

  6. Komentuesi says:

    Edi Rama mundohet per destabilizimin e mardhenjeve me shtetet fqinj dhe gjithe ballkanin.Ai nuk eshte si SALI BERISHA, qe i dha nafte Millosheviçit per tanket, me qellim te vriste kosovaret,te bente reprazalje siç beri edhe me shtetet e tjere te ballkanit.Edi Rama deri sot,eshte kryeministri me i moderuar dhe largpames.Inateçinjet le te flasin sa te duan kundra tij,por te vertetes nuk kane ç’ti bejne.Rama po ecen perpara.Te pullcasi Berisha,Basha,Meta dhe Fallxhorja.

  7. Kiri says:

    Ed leri budallalleqet ti po hap rruget me serbine per mos me be bashkim me kosoven po punon nen rrogos me keq se sala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *