Zaev: Ballkani jo më “fuçi baruti”, Kosova mungon sepse po formon Qeverinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se marrëveshja e lëvizjes së lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor tregon ndryshimin e madh që ka pësuar rajoni. Ai tha se kjo nismë tregon se Ballkani nuk është më “fuçi baruti”.

“Kjo është një nismë që përcjell një mesazh: marrëdhëniet politike në Ballkan po përmirësohen. Nuk jemi më “fuçia e barutit” si në vitet 1800 jemi në shekullin XXI që i kushtohet përmirësimit të jetë ssë qytetarëve”, u shpreh Zaev.

Edhe pse në këtë takim mungonte Mali i Zi dhe sidomos Kosova, Zaev i bëri thirrje vendeve të tjera të rajonit që të bashkohen. “Më 10 nëntor do të kemi takimin tjetër dhe shpresojmë që të kemi diçka konkrete dhe të nënshkruajmë marrëveshjen për lëvizjen e lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, tha ai.

I pyetur për mungesën e vendeve të tjera, Zaev tha: “Arsyeja pse Kosova mungon është se duhet të krijojë Qeverinë, Bosnja po ashtu”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *