Kthim në kohë: Kur pijet dehurake (alkoolike) bëheshin armiku i shqiptarëve

13 Tetor 2019, 21:30Dossier TEMA
Kthim në kohë: Kur pijet dehurake (alkoolike) bëheshin armiku i

Shqipëria e mjerë, përveç armiqve të njohur, fitoi edhe një armik të panjohur, i cili bijtë e saj të paditur ditë për ditë po i helmon e po i prish…

Nga Bujar M. Hoxha

Në vrullshmërinë e viteve të para të shekullit të 20-të, gjatë formësimit dalëngadalë të vetëdijes kombëtare, krahas shqetësimeve të tjera dhe idealeve në pritje për t’u përmbushur, shqiptarin nisi ta mundojë siç duket dhe një fenomen i huaj për të: përdorimi i pijeve alkoolike.

Gazeta e botuar mes viteve 1908-1910 me drejtues Mid’hat Frashërin, “Lirija”, ka një shkrim në numrin e saj të 42-të të kushtuar pikërisht kësaj të keqeje që po përhapej mes shqiptarëve të asaj kohe. Artikulli mban datën dhe vendin, Elbasan, 7 prill 1909, me nënshkrimin, Rras’ e Bardhë.

“Përdorimi i pijeve alkolike dhe keqvetija” është titulli nën të cilin shkruhet fillimisht: “Sot njerëzit e mençur të vendeve të qytetëruara i morën vesh fort mirë dëmet e mëdha që vijnë nga pijet dehurake; mësonjësit më të përmendur… për t’i dhënë fund, a me i pre yryshin kësaj pijeje, nga e cila pillet keqvetija, pillen sëmundje të dukshme e të padukshme, zunë e po shkruajnë fletore të dobishme, bëjnë mbledhje diturake, edhe mendohen për shpëtimin e njerëzisë… Nga dëmet e mëdha quhen edhe vrasjet që i shohim nëpër fletët e përditshme, të cilat shumë herë bëhen prej të rinjve të dehur e pijanecë.”

Nga ajo që lexohet më tej në artikull lihet tëkuptohet se përdorimi i gjerë i pijeve alkoolike prej shqiptarëve nuk ka qenë një dukuri e mëhershme, por e saponisur atëbotë: “Në këto kohë të fundit, rakia e vera, e të gjitha pijet e tjera alkoolike, mjerisht po përdoren edhe këtu në Shqipëri si në vendet e tjera. Shqipëria e mjerë, përveç armiqve të njohur, fitoi edhe një armik të panjohur, i cili bijtë e saj të paditur ditë për ditë po i helmon e po i prish, duke u ndryshuar trupat e bukur dhe vetitë e mira… Ne shqiptarët, të cilët sot kemi nevojë të madhe për përparim, virtytet e vetitë tona, me të cilat shpresojmë të naltohemi e tëqytetërohemi, për fat të keq po prishen me anë të kësaj pije, që miqësohet me njeriun e nuk ndahet kurrë. Sa dëshpërim, e sa keq na vjen, kur shohim djaloshët shqiptarë nëpër pijetoret (mejhanet) të dehen darkë e drekë e të prishin vetitë e tyre…”

“Sa keq na vjen,” vazhdon shkrimi, “kur shohim burra të martuar të lënë ditën punojëtoret (dyqanet) e tyre vetëm e të shkojnë në pijetore të helmohen dhe të prishin një pjesë të fitimit të asaj dite; kështu, edhe natën të lënë fëmijët vetëm, pa ngrënë bukë e pa gjumë, sepse do të presin atin e tyre: sa mëkat i madh! Shumë keq na vjen kur shohim disa punëtorë të vegjël e dorëhollë të cilët marrin fitimet e përditshme dhe i prishin në pijetoret pa i kujtuar fëmijët në kanë bukë a s’kanë… Sa keq na vjen kur dëgjojmë e shohim se ai në vatrën e shtëpisë e mëson çunin e vogël të pijë raki a verë, a i jep shishen dhe e mëson të hyjë e të blejë raki në pijetore. Këto të gjitha vijnë nga padija…”

Mendësisë se rakia, si dhe çdo pije tjetër alkoolike, mund të pihet me masë (!!!) i kushtohen këto rreshta në artikullin e shkruar këtu e një shekull më parë: “Keq na vjen edhe për ata njerëz që thonë: rakinë lypset ta pimë aq sa të mos dehemi, ta pimë sa me çelë zemrën, a sa me lehtësuar të treturën e bukës. Në këtë rast, siç na e thotë dituria e sëmundjeve të përgjithshme, mund t’u them se sëmundjet më të rënda, që na vijnë prej rakisë, me këtë mënyrë nisen. Ta dinë fort mirë se rakia e të tjerat vërtet pak nga pak nisen, por në fund shtohet, e bëhet një nevojë e pandarë, një ushqim i përditshëm, edhe kështu çdo njeri kurrë shpëtim prej saj nuk ka. Ata njerëz që pinë e miqësohen me rakinë me një fjalë quhen armiqtë e vetvetes…”

Se ç’u bën pija dehëse atyre që e përdorin atë shpjegohet kësisoj: “Trupi i atyre… vjen në një shkallë që s’mund të durojë as një sëmundje të vogël… në qoftë se janë edhe të martuar, atëherë fatbardhësia fëmijare e tyre është e shuar fare, sepse fëmijët që do të pjellin do të trashëgojnë ndjenjat mentare të prindërve të tyre, domethënë, do të jenë gati vetiu të përdorin pijet alkoolike.”

Dy paragrafët e fundit të këtij shkrimi përkujtues, për të këqijat e pijeve dehëse dhe për ruajtjen e vetive të mira të shqiptarit, janë këshillues: “Prandaj, pra, ne shqiptarët që sot gjendemi në një shkallë të poshtme të përparimit, nuk lypset të kemi këto veti të liga; por për me përparuar sa më shpejt, çdo shqiptar e çdo atë e ka detyrë të shenjtë herën e parë të shikojë sundimin e shtëpisë, të përkujdeset për fatmirësinë e fëmijëve të vet, e t’i mësojë me veti të mira… Kurrë të mos harrojmë se udhërrëfyes i çdo pune është mirëvetija, të cilën e fitojmë nga diturija.”

“Njeriu sot të mos gënjehet dhe nga pasja, sepse keqvetija, sikurse e thamë dhe sipër, njeriut i humbet fatmirësinë e jetës, d.m.th., në qoftë i pasur, e prish. Shkurt, njeriu s’mund të fatmirësohet as nga pasja po nuk qe i virtytshëm e vetijemirë.”

Mesazhet janë të qarta, për më tepër shumë aktuale, sidomos në rreshtat e fundit. Pjesët e shkrimit janë dhënë këtu jo në shqipen e gazetës, por në të sotmen, për ta lehtësuar leximin; megjithatë, fjalë të caktuara janë lënë pa ndryshuar, për të mos i humbur atij origjinalitetin. /tesheshi/ 

5 komente në “Kthim në kohë: Kur pijet dehurake (alkoolike) bëheshin armiku i shqiptarëve”

  1. Spartakos Thrakiotis says:

    Shikoni foton e dytë ose faqen e parë të ksaj gazete dhe do të kuptoni shumë gjëra për historinë. Aty do të kuptojnë disa nga ata që mohojnë të tjerët, se si është e vërteta. Duket qartë që eshte një gazetë që dëgjohet në gjuhën shqipe, por që ta lexosh duhet të dish edhe alfabetin e Kirillit dhe Methodios (sllavisht) dhe pak greqisht Shembuj:
    tε Сtunε = të Shtunë, Иε =një, Γastε =gjashtë, etj. Ja pra ku është ndryshimi, kur “evgjitet” “vlleht” “arumunët” “arabët” kishin shtet me akademi, universitet, spitale, gjykata, polici, etj,shqiptarët akoma shkruanin me shkronjat e te tjerëve. Nuk eshte fajtor greku për këtë gjë, por është turku që të donte si koloni dhe jo si shtet të pavarur, dhe nqse të dha pavarësinë, ta dha që ti jesh borxhlli dhe të mbetesh ter jetën satelit i tij.

  2. Tani says:

    Po pse more akoma me kohen e Turqise do te jetonim ne. Kur nuk pihej as alkol. Kur familja rrespektohej. Kur shqiptari njihej per burreri dhe fjalen e dhene. Tani o burra drejt BE-se. Droge kurva pristitucion LGBLT ,mashtrime, prinderit neper azile ose ti vjedhim pensionin. Keshtu na do BE-ja. Ndryshe Hollanda do votoje perseri kunder hapjes se negociatava.

  3. Flm says:

    Turko-Arabi hesapi.
    ###
    Liria te ben te vetdijshem te gjykosh me mencuri (kete gje Europa e ka kuptuar prej kohesh) dhe jo Kanunet.
    ###
    Islami ka Kanune kudo, si te vishesh, si lahesh, si te hash, si te pish, si te dhjesesh, si dhe kur te rahesh grate dhe ciliminjt …
    ###
    Pa le qe keto i cilesojn si dije dhe mencuri te Islamit dhe pejgambereve.

  4. faikonica says:

    Per te pashem ne kohe te turkut ishim.Hahahaaaaa!!!Per te paditur..ma keq se fiset zuku…te pa lare,…..e per vese…kishim edhe dylberizmin,fanatikllekun etj,etj,etj…Hajt Bujar …bej ndoj shpikje tjeter

  5. Pellazgos says:

    Po te lexonit Ilyret e Epirit historik qe e kane akoma te shkruar, nuk do mundoheshit te degjonit apo lexonit ndonje intelektual te vonuar.
    Pan,Metron Ariston.
    Shqip,Te ghitha me Metro,d.m.th te matura.
    As shume para,as shume pije, as shume te ngrene,as shume te qi……..e.
    Por as fukara as ignorant,as idiot etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje