Mos çdekretimi i 13 tetorit, rrëzon çdo arsye të Ilir Metës për 30 Qershorin!

13 Tetor 2019, 20:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në kulmin e debateve politike për përgjegjësinë kushtetuese të Ilir Metës lidhur me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, dhe në kushtet kur Komisioni i Venecias e ka quajtur atë të pambështetur në Kushtetutë, sot Ilir Meta ka rrëzuar gjithë argumentat e veta për 30 Qershorin, duke lënë të konsumohet pa u anuluar dekreti i 13 Tetorit.

Dy argumentet e tij kryesore për shtyrjen e 30 Qershorit ishin së pari refuzimi i një pjese të opozitës për të marrë pjesë, dhe gjendja e tensionuar politike në vend.

Sot u konsumua 13 tetori, një datë e cila nuk u thotë asgjë shqiptarëve, por që tek ajo datë Ilir Meta ka mbështetur gjithë ligjshmërinë e tij kushtetuese për 30 Qershorin. Ai ka argumentuar se ka caktuar një datë tjetër, pasi nuk mund të shkohej në zgjedhje pa një palë.

Sot kur asnjë palë nuk ja pranoi zgjedhjet, ai as formalisht nuk e çdekretoi 13 tetorin, së paku për të treguar se është formalist me Kushtetutën.

Duke e lënë këtë datë të konsumohet si dështim dhe mospërfillje ndaj tij, ai ka varrosur me duart e veta, gjithë argumentat mbrojtëse pas të cilave është kapur për shtyrjen e 30 qershorit dhe ka provuar se shtyrja nuk kishte qëllim zgjedhje të reja por përdorimin e bllokimit të zgjedhjeve, për të bllokuar rendin kushtetues në vend, sië vëren dhe Komisioni i Venecias, kur i referohet qëllimit të bojkotit të opozitës.

Sot shqiptarët në fakt ndryshe nga para 30 qershorit ishin të qetë dhe me plot sens humori. Ata u tallën sa mundën me dekretin e Presidentit dhe morën me seriozisht Maratonën e Tiranës se sa dekretin.

Dhe kjo sipas standardeve të Ilir Metës, që “respekton” popullin në këto raste, është një shenjë, që atë nuk e merr askush seriozisht si President, dhe kur përpiqet të na fusë në luftë dhe kur del me brekë në plazh.

Duke varrosur shtyrjen e 30 qershorit me mos çdekretimin e 13 tetorit, Ilir Meta nuk ka asnjë arsye të qëndrojë më president, pasi ka vetëçertifikuar shkeljen e Kushtetutës.

Por mbi të gjitha ai është vetëshkarkuar si dikush që nuk merret seriozisht nga askush dhe për një dekret që ai e quante të rëndësishëm për Shqipërinë. Sot shqiptarët më seriozisht marrin portretin e Ilir Metës në tatuazhin e Bes Kollakut, se portretin e Ilir Metës si President.

 

13 komente në “Mos çdekretimi i 13 tetorit, rrëzon çdo arsye të Ilir Metës për 30 Qershorin!”

  1. Ilir meta eshte nje legen qe nuk po ja var as munika,pervec kokcepit qim dhe gaztorit nga mamursi me 7 klas.
    Ai po te ishte burre kishte dhen dereheqjen,por jo te vriste veten si alende se do gezoj placken e vjedhur

    1. Raimond vlonjati says:

      E ca rendesie kane keto lojera fjales, se 13 Tetori dekretoi 30 Qershorin
      Keto jane karagjozlleqe,

      E rendesishme eshte qe zgjedhjet pa Opoziten nuk jane zgjedhje pluraliste , ndaj duhet te gjendet gjuha me Opoziten qe te funksionoje demokracia tamam,
      se nuk do bejme zgjedhje pa Opoziten , mjafton qe ti pelqeje Palmerit me Muxhaheinet .

      Zgjedhjet e 30 Qershorit duhen anulluar vetem per faktin se Opozita nuk ishte prezente, pike–Nuk ka rendesi fare se ca beri Meta .

      Ca eshte ky muhabet , gjithe Media i ka shpallur lufte Opozites shqiptare, –Duan ta zhdukin nga faqja e dheut Opoziten ne menyre qe ti kene duart te lira per te vjedhur , bashke me kete Kryeminister hajdut,
      qe nuk ngopet se vjedhuri pasurite e shqiptareve neprmjet 3 P-ve.

      1. llaman says:

        Ore Mondi, me sa duket nuk di as te lexosh se cfare tha Venecia. Kur nje parti os dy i vene vetes detyre te minojne sistemin sepse nuk i ecen pas midese se tyre cfare duhet te beje pozita? Opozita kerkon qiqra ne hell -themi ne nga anet tona: “ik ti Edi se nuk na pelqen te jesh kryeminister” . Dhe per te justifikuar ikjen nga sistemi (dalje nga parlamenti dhe mospjesemarrje ne zgjedhje), gjen sebepe. Pune eshte se opozita nuk zgjedh dot poziten, ate e ka bere populli kur voton. Kaq e thjeshte eshte situata sa e kupton dhe bufi.

      2. tekniku says:

        Opozita jote varrosi vehten duke degjuar perrallat e Berishes dhe Metes.Dhe u katandis me Kujtim Gjuzin ne parlament…..Do me per Belulin.

  2. shqip says:

    Ore megjithmend se na kishte dale nga mendja . Dolen gje rezultatet e zgjedhjeve ? Nuk e di , po nga neser ky njeri ( Meta me te meta ) , ky bashke me lapanjoset qe kane uzurpuar zyrat e shtetit , duhen nxjerre me shkelma perjashta . Nuk mund keta te marrin akoma rroga e benefite nga parate publike . Ky malo-katunar , shoku i Qi-mit .net , nuk eshte presidenti i shqiptareve . Eshte thjesht nje individ qe po numeron ditet qe i kane ngelur para se ta marrin si te pandehur .

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Rroga rroge, dietat diet, udhetimet udhetime.. Ha Muco pi Muco me garuzhde ne brez se popull budalla eshte.. Por populli seshte budalla.. Ta shkarkoni me vendim Parlamenti dhe te shkoj me shpenzimet e veta maleve e fushave.. President karagjoz..

  4. Zengjeli nga Vëndresha e Parë. says:

    Deri sa e bëri president me votat e partisë së tij, mund të thuhet se Edi Rama kishte një farë frike nga Ilir Meta si kryetar i LSI. Ndaj dhe e çoj me çdo mënyrë në presidencë, për ta bërë sa më pak të rrezikshëm për vehten. Sot që Meta e katandisi vehten aq keq sa të tallen me të sikur të ishte Lekë Plepi, Ramës i intereson politikisht të jetë aty ku është, në presidencë dhe të jetë objekt talljesh e poshtrimesh deri në atë farë feje, sa ti vijë keq në fund për të edhe Bes Kallakut. Vetëm kur Monika nuk do e lejojë të kthehet përsëri në krye të LSI-së, vetëm atëherë ka për të kuptuar Ilir Meta pozitën e vajtueshme ku e ka katandisur vehten.

  5. Shpiragu says:

    Sot Ilir meta duhej te kishte dhen doreheqjen. Si mund te rrish president,kur nuk te zbatuan dekretin ? Jo vetem mazhoranca,por edhe opozita e sidomos partia demokratike nuk ia vari fare. Kjo do te thote se presidenti le te grij sallat,se e ha vet… Perse rri ende president ,kur nuk ke as 10% besimin ne popull? Je figure shteterore, babai i kombit,apo nje kukull qe nuk te pyet e nuk te beson njeri ? C’fare je ? mos kujton se pasja e Cim Pekes dhe atij humoristit te dale boje te nderojne ? Sa bukur dje ne plazh ,kur luaje futboll, te kishe dhe kalamanjte e lagjes apo ata te rinjte qe benin betimin para Mones. Po vallen ku e kishe ? Po daullen e Meziut ? Po,po dje duhet t’i kishe rene daulles . Tani ajo te ka mbetur. Ne raste se i ke dy pare mend e pak seder njeriu , largohu e mos u bej me qesharak !

  6. edi nga surreli says:

    ke kap noi gjo MERO apo knoqesh me bolet e RAMES

  7. ASTRIT PATOZI says:

    ERION brace po ankohet se MERO GELBAZA KELLIRA PO JUA SJELL EREN E BYTHES SE SALI BERISHES NE NE ZYRAT E KRYEMINISTRISE SE MERO ENDE PO E LEPI NE BYTH DOKTORIN PRANDAJ PO I MBAN GOJA ERE MUTI

  8. Durimi says:

    O Raimond, ruaje pak aresyen se te ben mire si njeri. Pavaresisht se cfare thuhet faktet flasin ndryshe; zgjedhjet e 30 qershorit u bene, i miratoi shba dhe eu, opozite kishte dhe rreth 30 e ca parti moren pjese ne zgjedhje. Prabdaj e mbani koken mbi shpatulla dhe jo ne vend theter, ruani mendjen, por mos flisni si e ema e Zeqos maje fikut pa breke se e veshtrojne nga poshte si e pane Griden kur ish ne parlament. Tjeter pune qe po te ish dhe pd e lsi do te ishte me mire, por ato si shoqata naziste qe jane kthyet nuk u a var me njeri ashtu si presidentit. Me kaq po e mbyll se mos merzitesh e vret veten si presidenti.

  9. Ujku says:

    Mosrespektimi I kushtetutes tregon se kush eshte Iliri. Ai eshte aq ordiner sa ja kalon edhe nje hajduti xhepash. Persa I takon veprimtarise se tij fizike, me duket se ti Mero nuk e kupton mire ate.
    Iliri ngjitet maleve per tu treguar se eshte trim nga Skrapari. Ai me sa duket po studjon terrenin dhe shpellat, per te caktuar zonen e veprimtarise se tij mbas shkarkimit. Thone qe ai nuk do presi spakun te veje burg, por do krijoje banden e floririt dhe do dali maleve per te luftuar per Shqiperine qe ai do aq shume.
    Po keto goje te liga flasin edhe per planin rezerve te Ilirit. Plani bazohet ne supozimin qe Iliri nuk do arrije te krijoje banden e floririt, por do perfundoje ne burg. Ketu e ka qellimin dalja e tij me breke. Ai po mundohet te ekspozoje trupin e tij te lidhur dhe bukurosh. Duke shfrytezuar kete cilesi te trupit te tij dhe duke pare qe shume te burgosur e kane pike te dobet b.. e Ilirit, ai do behet Presidenti i te burgosurve. Qe andej do nisi ringritjen e tij duke shfrytezuar edhe njohurie e marra nga burgu.
    Per Ilirin nuk ja vlen me te flitet. Per ate duhet vetem te shkruhet tragji-komedija e tij si pjese e drames shqiptare. Fatkeqesia jone eshte se Ismaili eshte I zene me cmimet Nobel dhe ka harruar Shqiperine!

  10. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Prisni deri ne darke,do ti shtyje perseri zgjedhjet,deri me 2022 !☺

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje