Gjakmarrja, nderohet pastori i vrarë Dritan Prroj, misionar i paqes dhe pajtimit

14 Tetor 2019, 22:22Sociale TEMA

I rishfaqur dhunshëm pas vitit 1991, fenomeni i gjakmarrja nuk ka kursyer as misionarët, që u ngritën kundër duke ndërmjetsuar për faljen e gjaqeve dhe pajtimin.

Pastori Dritan Prroj, ky misionar i paqes dhe pajtimit, u vra në vitin 2010 në moshën 34 vjeçare në një nga rrugët qendrore të qytetit të Shkodrës, vrasje kjo e kryer për motive gjakmarrje, por për një krim që nuk e kishte kryer ai vet. 9 vjet pas vrasjes, Këshilli Bashkiak i këtij qyteti i dha pastorit Dritan Prroj, pas vdekjes, titullin “Mirenjohja e Qytetit të Shkodrës” si misionar i paqes, kundër fenomenit të gjakmarrjes.

“Mirënjohja e Bashkisë së Shkodrës pastor Dritan Prroj me motivacionin; Misionar i paqes dhe mirëkuptimit kundër fenomenit të gjakmarrjes, duke u bërë shëmbull i një trashigimije të vyer pengimi në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes”.

Bashkeshortja e Dritanit, Elona Prroj, vlerëson vendimin e prindërve të Dritanit për të faluar gjakun. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ajo tha se çdo njeri ka çfarë të falë.

“Falja që ju keni dhënë për gjakun e djalit tuaj është diçka për të cilën duhet të marrë shembull i gjithë universi. Çdo qenie njerëzore ka gjëra për të falur dhe kjo është arsyeja që i bën këta heronj”.

Pas vrasjes së bashkëshortit, Elona vazhdoi misionin e tij kundër fenomenit të gjakmarrjes duke themeluar fondacionin “Jo gjakmarrjes, po jetës”.

“Ne u ngritëm për të themeluar fondacionin ‘Jo gjakmarrjes, po jetës’ sepse për ne ishte simbolikë e një pishtari që nuk duhej lënë të shuhej dhe të vazhdonim misionin për të luftuar gjakmarrjen. 

Çelësi i vazhdimësisë tonë ishte falja. Ti zgjedh të çlirosh veten nga burgu i mosfaljes. Kur ne të japim frymën tonë të fundit, të mund t’i japim fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë një lloj trashigimije që mund të flasë”.

Arqipeshkvi i Shkdorës, imzot Engjëll Masafra, tha në ceremoninë e dorëzimit të titullit familjarëve të pastorit Proj se të gjithë duhet të ndihmojnë për të krijuar kulturën e faljes.

“Askush nuk ka të drejtë për të vrarë jo vetëm të pafajshëm, por as fajtorët. Dhe, kur ndodhin këto fatkeqësi, ne do të mundohemi që të krijojmë këtë kulturë, kulturën e jetës dhe të faljes”.

Në Shqipëri, gjakmarrja u rishfaq pas rrëzimit të diktarurës duke u shndërruar në një nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë shqiptare.

Por, vitet e fundit, situata ka ardhur duke u përmirësuar dhe raportet zyrtare dhe ato të shoqatave joqeveritare dëshmojnë për uljen e ndjeshme të vrasjeve për motive gjakmarrje.

2 komente në “Gjakmarrja, nderohet pastori i vrarë Dritan Prroj, misionar i paqes dhe pajtimit”

  1. e verteta says:

    Kjo eshte hipokrizi. Ku ishit ju per sa kohe ai ishte gjalle?! Cfare bete, jo vetem per te, por edhe per te gjithe te ngujuarit e tjere dhe fenomenin e gjakmarrjes? Pas pilafit nuk ka dobi. Vone… shume vone.

  2. Rebel says:

    Mire pastorin e nderuat,por per mijra gra e femije te ngujuar ne te gjithe Shqiperine,si nuk foli nje fjale Rama!
    Kujt i vlejne keto nderime kur mijra vete jetojne nen terrorin e plumbi,sepse SHTETI NUK EKZISTON!
    Le te vizitoje z.Nuland ndonje familje ,qe te kuptoje se ne Shqiperi sundon DIKTATURA FASHISTE E RAMEN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje