Google i surprizon të gjithë me lëvizjen e fundit

14 Tetor 2019, 18:01Hi-Tech TEMA

Google së fundmi ka blerë 16 hektarë tokë në Silicon Valley, por jo të shtuar më shumë hapësira zyre.

Kompania e njohur shpenzoi 2.1 milion dollarë në këtë pronë sipas mediave amerikane, me vetëm një qëllim dhe ai është mbjellja e sa më shumë pemëve për të krijuar një fermë të vogël, e cila do përdoret si ambient rekreativiteti nga punonjësit dhe komuniteti.

Blerja e tokës, e cila do të kthehet në një fermë ka edhe një tjetër synim pas saj. Komuniteti i banorëve në Kaliforni është ankuar shpesh për Google, e cila me rritjen e saj të vazhdueshme ka blerë çdo pronë të mundshme, duke e lënë shumë të paktë numrin e banorëve që jetojnë në këto zona.

Duke qenë miqësorë me mjedisin dhe ambientin rrethues kompania po shikon si të bashkëveprojë më ngushtë me komunitetin për të përballuar akuzat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje