Kthesa e pabesueshme, aventura e De Rossit te Boca Juniors merr fund?!

14 Tetor 2019, 22:09Sport TEMA

Kalimi i Daniele De Rossit nga Roma te Boca Juniors bëri bujë të madhe, me 36-vjeçarin që u largua nga kryeqyteti italian mes shumë polemikave.

Gjithsesi, ende pa u mbushur dy muaj nga transferimi i tij në Buenos Aires, ish-kapiteni i Romës mund të largohet. Këtë gjë kanë raportuar mediat argjentinase së fundmi, sipas të cilave, arsye kryesore janë dëmtimet e shumta.

Përveç dëmtimeve, edhe zgjedhjet politike që do të mbahen në Argjentinë, mund të sjellin ndryshime në klub dhe qëndrimi i De Rossit duket shumë i vështirë.

Që nga kalimi i tij te Boca Juniors, 36-vjeçari ka luajtur vetëm 5 takime, një prej të cilëve  mbylli pas vetëm 10 minutash, si pasojë e një dëmtimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje