Moldavi-Shqipëri, formacionet zyrtare: Reja bën dy ndryshime nga ndeshja me Turqinë, luan edhe lojtari i Partizanit

14 Tetor 2019, 19:32Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit kërkon fitoren e saj të katërt në histori ndaj Moldavisë, të dytën në transfertë ndaj kësaj përfaqësueseje, për të mbetur në garë për vendin e tretë në grupin eliminator të Euro 2020, pasi ëndrra e kualifikimit tashmë është shuar.

Trajneri Reja ka vendosur që të kërkojë këtë sukses me një formacion ku ka bërë pak ndryshime në krahasim me ndeshjen e mëparshme kundër Turqisë.

Kështu, vendin e Lenjanit do ta zërë Lorenc Trashi, në debutimin e tij si kuqezi. Edhe në qendër të mesfushës ka lëvizje me Abrashin i cili zë vendin e Memushajt. Ndërsa në sulm, konfirmohet dyshja Çikalleshi-Manaj.

Formacionet

Moldavia: Koshelev, Reabciuk, Mudrac, Posmac, Graur, Ionita, Perpelita, Suvorov, Anton, Sidorenko, Cebotaru.
Trajner: S. Altman

Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Bare, Abrashi, Gjasula, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: E. Reja

1 komente në “Moldavi-Shqipëri, formacionet zyrtare: Reja bën dy ndryshime nga ndeshja me Turqinë, luan edhe lojtari i Partizanit”

  1. ashtu posi! says:

    Reja duke futur Strakoshën më kujton atë anekdotën e atyre 2 burrave që nuk u besohej se mbi tavolinë ish 1 mut,që e kish bërë dikush.
    U bindën pasi e provuan duke futur në gojë nga 1 lugë.
    Edhe Reja do bindet për Strakoshën që nuk bën akoma për kombëtaren kur ta mundë edhe moldavia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje