Renaulti nis testimet për makinën që mund ta kontrollojmë nga telefoni përmes një aplikacioni

14 Tetor 2019, 18:09Lifestyle TEMA

Renaulti ka filluar testimet në publik me shërbimin e ri të makinave autonome, elektrike dhe të kontrolluara nga telefoni.

Provat filluan këtë të hënë dhe do të zgjasin deri në 8 Nëntor, ku deri në 100 veta do ta përdorin shërbimin. Këto testime do të marrin pjesë në zonën e quajtur Paris-Saclay, e cila është një zonë e ngjashme me Silicon Valley në Amerikë e përdoru nga kompanitë inovatore në kryeqytetin francez.

Makina e re autonome do të përdorë kabinën e modelit ZOE nga Renault dhe do të mundësojë që pasagjerët ta përdorin atë vetëm nëpërmjet një aplikacioni në telefon.

Renault është një nga shumë kompanitë e mëdha, e cila po teston teknologjinë e makinave autonome.

Kompanitë e prodhimit të automobilave besojnë se kjo teknologji do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si në udhëtojmë me të njëjtin efekt si shpikja e automobilave qindra vite më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje