Gazetari ngre alarmin dhe bën thirrje: 60 gra dhe fëmijë shqiptarë rrezikojnë jetën nga sulmet e Turqisë në Siri

15 Tetor 2019, 09:29Kronika TEMA
Gazetari ngre alarmin dhe bën thirrje: 60 gra dhe fëmijë

Gazetari shqiptar i emisionit investigativ italian ‘Le Iene’, Taulant Kopliku, ngre shqetësimin se shumë shqiptarë rrezikojnë jetën nga sulmet ushtarake të Turqisë kundër Sirisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai jep alarmin duke thënë se nga këto sulme mund të rrezikojnë jetën 30 gra dhe 30 fëmijë shqiptarë, të cilët ndodhen në kampin e ‘Al Hol’, ku janë të izoluar mbi 70 mijë persona, shumica gra dhe fëmijë të terroristëve të ISIS

Postimi i gazetarit Taulant Kopliku:

KJO ESHTE NJE LUTJE ZEMRE PER TE GJITHE MIQTE KOLEGET GAZETARE NE MEDIAT SHQIPTARE.

Sapo mora informacionet e fundit nga Mohamed, fixeri kurd qe na shoqeroi dy jave me pare ne kampin e Al Hol, ku jane te izoluar permbi 70 mije persona, shumica gra dhe femije te terroristeve te ISIS.

Aktualisht ushtria turke dhe mercenaret ekstremiste te celulave te Al Qaeda jane kudo ne territorin e Rojavas. Ai ka arritur te largohet ne kohe nga atje, duke u strehuar ne Erbil te Irakut. Sipas tij, kampi eshte ne kaos te plote. Perplasje mes grupesh, djegie masive tendash dhe tentativa per tu arratisur duke shkaterruar rrethimin. Sipas tij ka dhe dhjetera viktima.

Ne brendesi te kampit jane rreth 30 femije e po aq gra shqiptare. Keta femije jane fajtore vetem se gjenden ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar.

Disa nga burgjet e terroristeve te ISIS jane shtene ne dore nga mercenaret e Erdogan dhe me gjasa, ish- te burgosurit do te jene te paret qe do dynden ne kamp per te rimarre grate dhe femijet e Kalifatit, mes tyre edhe ata shqiptare.

Ne keto kushte, nese heren e pare per fatin e tyre vendosen baballaret e papergjegjshem, sot pergjegjesia eshte edhe e autoriteteve shqiptare te cilat ne me shume se nje vit, nuk levizen as gishtin per te sjelle ne shtepi femijet shqiptare.

Ju te dashur kolege keni ne dore te beni ate qe dini me mire. Te informoni shqiptaret dhe te vendosni perpara pergjegjesise shtetin shqiptar.

Le te bejme bashkarisht nje perpjekje per te terhequr keta femije nga ferri i nje lufte te re.

Çdo dite qe kalon eshte nje mundesi me pak.

4 komente në “Gazetari ngre alarmin dhe bën thirrje: 60 gra dhe fëmijë shqiptarë rrezikojnë jetën nga sulmet e Turqisë në Siri”

  1. Idiotja says:

    Po ç’ne ? Shkohet tani ne Siri me pushime ? Vera mbaroi.

  2. Alo alo says:

    C’pune kane me Shqiperine ato ? Ato gra e bene zgjedhjen e tyre, s’ka pse te vijne me ne Shqiperi e te mbahen nga taksat tona. Me mire rrisim mireqenien per femijet ketu se sa per ato gra qe me deshiren e tyre u bene dashnoret e terroristeve. Shume nga ata femije nuk kane as baballare shqiptar por jane te lindur nga marredheniet me arabe. E mos beni sikur nuk e dini, qe nuk mund te kerkohet nga shteti qe te vijne vetem femijet e jo grate. Lexoni intervistat e grave qe u rikthyen ne Kosove per te kuptuar me mire. Nese ka mundesi te merren vetem femijet e lindur ne Shqiperi atehere do te ishte nje gje e mire por jo te riatdhesohen ato qe kenaqnin seksualisht preresit e kokave.

  3. Detari says:

    shpresoj te vriten nuk duam me islamik

  4. Eri says:

    Te vjen keq per ata femije te pafajshem.Po per ato gra te cmendura dhe psikopate qe ndoqen pas burrat e tyre me tru cjapi eshte e kote te shqetesohesh.Shteti duhet te marre masa per femijet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje