Kandidon për Presidente e Kroacisë, modelen e kujtojnë të gjithë për pozat në Playboy

15 Tetor 2019, 09:22Lifestyle TEMA
Kandidon për Presidente e Kroacisë, modelen e kujtojnë të

Ava Karabatic është një ish-modele e Playboy, shumë e njohur falë pjesëmarrjes në emisione televizive por edhe numrit të madh të ndjekësve që ka në Instagram.

Mirëpo, së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ava ka vendosur të kandidojë për Presidente në zgjedhjet që do të zhvillohen në Kroaci në vitin 2020.

31-vjeçarja ka bërë publik kandidimin e saj përmes llogarisë në Instagram si dhe në blogun personal.

Ndërkaq, në platformën e saj elektorale ajo ka përfshirë rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve, punësimin e të rinjve, hyrjen në zonën Shengen dhe ndalimin e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Modelja gjithashtu planifikon të legalizojë marijuanën dhe prostitucionin për të mbajtur punëtorët e seksit të sigurt dhe për të rritur të ardhurat nga taksat.

“E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur”, shkruan ajo ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje