Shije e ulët në letërsi

15 Tetor 2019, 13:02Blog TEMA

Nga Edi Rama

Vendimi i Akademisë Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Peter Handke-s javën e kaluar, ishte një veprim tronditës që duhet të shqetësojë jo vetëm botën letrare, por edhe atë politike.

Autori austriak është një mbështetës i vjetër i ish-liderit nacionalist serb, Slobodan Milosheviç dhe një mbrojtës i fushatave të tij të gjenocidit në luftërat në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990. Pavarësisht shfaqjes së provave të forta në lidhje me krimet e regjimit serb, Handke arriti deri aty sa të merrte pjesë në gjyqin e ish- diktatorit në Hagë dhe, më vonë, në funeralin e tij.

Mbrojtësit e vendimit të Akademisë Suedeze kanë pretenduar se pikëpamjet e Handke-s duhet të veçohen nga aftësitë e tij unike artistike dhe kontributet e tij në letërsi.

Disa prej tyre kanë argumentuar se qëllimi i shkrimtarit austriak ishte gjithmonë që të provokonte dhe se bindjet e tij politike të pazakonta duhet të shihen si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ndezur debat dhe mendim të lirë politik nga kufizimet e tepruara.

Veçimi i veprës letrare të Handke-s nga politika e tij do të ishte një gabim i madh.

Duke pasur parasysh miratimin e tij për regjimin e Milosheviçit dhe mohimin lidhur me viktimat e gjenocidit, spastrimit etnik dhe torturave, vepra e Handke-s është thellësisht politike.

Shembulli më i vrazhdë i një rrëfimi të Handke-s ilustrohet në librin “Udhëtimi drejt lumenjve: Drejtësia për Serbinë”, i botuar në 1997, ku ai dokumenton jetën e përditshme të serbëve vendas pas përfundimit të luftërave ballkanike të fillimit të viteve 1900.

Siç edhe Handke përmend në epilog, arsyetimi i tij nuk ishte të mblidhte “fakte djallëzore “, por të sillte një narrative motivesh që do të mbështeste paqen.

Serbët që paraqiten në narrativën e Handke-s janë shpirtra të zakonshëm, të varfër dhe të pafajshëm që flenë në bodrume pa ngrohje. Ai i përshkruan ata duke ngrënë sarma (lakër të mbushur) dhe kajmak (krem djathi) dhe duke pirë verë nga Smederevo, “ku Danubi rrjedh pa zë”.  Në rrëfimin e tij, këta janë njerëz janë plagosur thellësisht nga përçmimi i pjesës tjetër të Europës , që u ktheu shpinën.

Sidoqoftë, duke u përqëndruar në përvojat e përditshme të serbëve lokalë, Handke anashkalon tragjedinë e grupeve të tjera etnike në rajon dhe përforcon narracionin e “gabuar” serb të udhëhequr nga Milosheviçi, pushtet i të cilit u nxit nga ideja se qytetarët serbë ishin viktimat që duhej të ngriheshin në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre.

Handke të befason me heshtjen e tij kur vjen fjala për rolin qendror të Serbisë në tragjedinë ballkanike të viteve 1990, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Ai i paraqet mizoritë e kryera nga regjimi i Milosheviçit si pretendime nga media perëndimore, në vend të fakteve të rënda të dokumentuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Duke shpërfillur faktet e rënda, Handke siguron një amnisti të nënkuptuar dhe falje për sjelljen gjenocidale të liderit serb. Ai gjithashtu është duke u përpjekur të rishkruajë historinë.

Shpërfillja e ambicieve hegjemoniste të Serbisë dhe e gjenocidit të mbështetur nga shteti, i lejon atij të paraqesë Slloveninë dhe Kroacinë si nismëtaret e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe t’ia atribuojë Milosheviçit meritat e paqes post Dejton në Jugosllavi.

Veprimtaria e Handkes nuk mund të shkëputet nga shërbimi politik që ai i bëri udhëheqësit serb. Pamfletet e tij politike nuk janë letërsi – ato janë thirrje për urrejtje, që përforcojnë paragjykimet.

Nuk ka dyshim se Handke duhet të lexohet, studiohet dhe diskutohet.

Por, vlerësimi i punës së tij mbi kandidatët e tjerë më të merituar për çmimin Nobel ishte një gabim i pakujdesshëm.

Ashtu siç shprehet edhe autori dhe kritiku letrar Hari Kunzru se “ai është një shkrimtar i shkëlqyeshëm, i cili kombinon mprehtësinë me një verbim tronditës etik”.

Çmimi Nobel nuk do ta bëjë Handken një shkrimtar të madh. Në përzgjedhjen e autorit austriak, Akademia Suedeze thjesht ka arritur vetëm të zvogëlojë vlerën e çmimit duke u përfshirë në një skandal tjetër që do të dëmtojë reputacionin e saj gjatë dekadave të ardhshme.

Shkruar për https://www.politico.eu/article/peter-handke-nobel-prize-literature-edi-rama/

4 komente në “Shije e ulët në letërsi”

  1. Dona says:

    Nuk e njoh Handken si shkrimtar, ama kur thua se vepra e tij ia vlen te lexohet, studiohet, etj, atehere nuk beka letersi me shije te ulet. Por, nuk eshte ky thelbi: indinjuese eshte te justifikosh e amnistosh Handken per mbeshtetjen e hapur ndaj krimineleve gangstere te sojit me te ulet si Milloshevici dhe t`ia mohosh Nobelin Ismail Kadarese, nje nga shkrimtaret dhe njerezit me te medhenj ne bote, qe ka kontribuar me talentin e tij gjenial vetem per te miren, per paqen, per vendin e tij dhe letersine. Pikerisht kjo dyfytyresi eshte deshperuese per integritetin dhe besueshmerine qe perfaqeson cmimi ne fjale.

  2. Vlora 9 says:

    Po veprimet e Mit’hati ballistit perse i ndave nga veprimtaria e tij letrare ti kameleon kryeminister duke i bere dhe monument atij apo kolaboracionizmi i nje organizate luftarake te armatosur esht me pak i demshem se opinionet politike te nje shkrimtari?

  3. sadna babul ka bidai says:

    PO TE HYSH NE BOTEN E FEVE TE NDRYSHME NXIRRET NE PAH DHE DIALOGU I PERGJITHSHEM I TE KUPTUARIT SHPREHI TE SHPREHUME , ME DALE VERBIM SHKALLSUME .DHE JETE E GJITHVE ,QE TE DALE DALLGE NJERZIMI ,TE DALE FUNDI I MARREZIZE SE PLAKJES DHE TE BESH JETE TE VESHTIRE DHE TEMA QE MUND TE DALIN RRUGES , DEL DHE
    SHPREHIT E KUPTUSHME PER TE LEXU SHUME NJOHURI TE GJUHES SE PERGJITHSHME .ME RESPEKTE, ORIGJINE BABUL E VERTET .

  4. Raimond vlonjati says:

    Ky cmim per kete racistin , esht ne vazhden e Racizmit religjoz , qe ka qene gjithmone prezent ne Europe , ne Mesjete ,
    dhe tani pas viteve 1990 esht kthyer perseri furishem

    Esht Amerika qe i frenon njecike keta te BE, se te mos ishte Amerika keta do na benin gjemen.
    Duhet te jemi te sinqerte me veten , keta ne BE nuk e duan Myslymanizmin Europian ,
    nuk e pertypin dot

    Ndaj edhe ne ose duhet gradualisht te krhehemi ne fene e te pareve. tane ,
    ose te pranojme kete gjendje fyese , e cila do shfaqet here pas here kunder nesh ne forma te ndryshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje