Konkursi te Burgjet: Ndryshojnë disa nga drejtorët e IEVP-ve në vend

17 Tetor 2019, 14:00Kronika TEMA

Janë bërë ndryshime masive të drejtorëve në disa IEVP, në kuadër të reformimit të të gjithë sistemit penitenciar në vend.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, rezultatet e konkursit kanë nxjerrë në pah disa figura të reja me integritet dhe profesionalizëm për drejtimin e burgjeve.

Vizion Plus ka siguruar listën e emrave të rinj drejtues në rreth 70 % të IEVP të vendit, të cilët janë përzgjedhur pas një konkursi të imtësishëm ku të gjithë aplikantët ju nënshtruan një testimi me shkrim dhe me gojë.

Transformimi i IEVP-ve ka qenë në fokus të Ministrisë së Drejtësisë ku sipas raporteve të fundit ndërkombëtare, ka pasur një ndryshim tërësor sa i përket aspektit fizik të godinave, ashtu edhe atë logjistik apo administrativ për të garantuar siguri si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha të drejtat e njeriut për ata që vuajnë dënimin.

Më herët, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, bëri verifikimin paraprak të dosjeve të të aplikantëve nëse plotësonin kriteret duke nxjerrë një listë që do bëhej pjesë e garës  për t’iu nënshtruar testimit.

Ndërkohë, me urdhët të ministres Gjonaj të gjithë ish drejtuesit e burgjeve kaluan në një “sitë” kontrolli.

Më poshtë po pasqyrojmë disa nga emrat:

Lezhe, Bukurosh Malluta

Durres, Agron Hysi

Elbasan, Ermal Kurti

313 Jordan Misja, Eduard Strugaj

Fushe Kruje, Qazim Hoxha

302 Mine Peza, Aurel Jazxhi

Vaqarr, Fatbardha Hoxhalli

Lushnje, Zoi Rrushi

Shkoder, Dede Zhivani

Tepelene, Nasip Hoxha

Vlore, Egon Velaj

Sarande, Redi Rama

Kruje, Petrit Myslymi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje