Franca dëbon shqiptarët, Gjermania i pret krahëhapur

18 Tetor 2019, 12:02Sociale TEMA

Në kohën që Franca është trembur aq fort nga azilantët shqiptarë, saqë me këtë arsye ka vendosur të bllokojë hapjen e negociatave, Gjermani do të shtojë kapacitetet dhe lehtësojë procedurat për viza pune në ambasadat e saj në Tiranë dhe Prishtinë.

Nga 1 janari i 2020-ës në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri i fuqisë punëtore. Ligji i ri parashikon lehtësi thelbësore për emigrantët nga vendet jashtë Bashkimit Europian që duan të jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

Ligji u mundëson shtetasve jashtë Bashkimit Europian që kërkojnë punë që të qëndrojnë jo 3 por, 6 muaj në Gjermani me shpenzimet e tyre. Nëse ata sigurojnë një kontratë pune, atëherë kontrata dorëzohet tek ambasadat gjermane në vendlindje së bashku me aplikimin për vizë pune.

Kjo lehtësi e këtij ligji pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të shkaktojë fluks nëpër ambasadat gjermane në Tiranë dhe Prishtinë, të cilat që tani kanë një dyndje aplikuesish. DW kontaktoi me Ministrinë e Jashtme gjermane mbi masat që do të merren për ta përballur këtë fluks.

“Ministria e Jashtme, së bashku me aktorët e tjerë të përfshirë në procesin e vizës po përgatitet intensivisht para hyrjes në fuqi të ligjit për fuqinë e kualifikuar punëtore. Qëllimi i masave të ndryshme janë përmirësime të tjera në drejtim të eficiencës dhe mirësjelljes ndaj aplikuesve në procesin e vizës – kjo përmes zgjerimit të kapaciteteve, digjitalizimit të mëtejshëm dhe masave konkrete për zvogëlimin e procesit administrativ në procedurën e marrjes së vizës”, thuhet në përgjigjen që Ministria e Jashtme gjermane i ka kthyer pas Deutsche Welle-s.

Kjo do të thotë se ambasadat gjermane do të shtojnë sportelet dhe ndërmarrin masa të tjera për të lehtësuar procedurat e vizave. Për procedurat, DW thotë se po ankohen shumë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët deklarojnë se shpesh vonesat për marrjen e vizave u kanë shkaktuar humbjen e vendit të punës në Gjermani.

Këtë problematikë e kanë ngritur edhe shoqatat gjermane të biznesit, të cilat kërkojnë shkurtimin e kohës së nxjerrjes së vizave, pasi vonesat janë kosto për sipërmarrjen. Biznesi gjerman e vlerëson ligjin e ri, që sipas tij do të ulë kostot dhe zgjidhë problemin e mungesës së punonjësve të krahut dhe të punonjësve të kualifikuar në shumë sektorë.

10 komente në “Franca dëbon shqiptarët, Gjermania i pret krahëhapur”

  1. Al says:

    Titull idiot….pa lidhje.Gjermania mer puntore te kualifikuar…no si ata qe duan azil pa pune ne France….me kte artikull do dynden per azil ne Gjermani….hiqe Mero sa seshtevone….

    1. Hammerhaituri says:

      Po shofera kamionesh te “kualifikuar” quhen?

      1. Ujku Plak says:

        Po, por nuk njihet patenta dhe kjo eshte problem

  2. kodrasadikit says:

    SHBA-te dhe Gjermanija jan ken dhe jan aleatet dhe shpetimtaret tane !! Kurse Frances duhet ti themi aleate !!

  3. Dori says:

    Po cfare t’i themi Mackaronit , gruaja e tij eshte per t’ua hedhur qenve!

  4. Mich says:

    Cfare jane keto budalleqe po nuk ishin shqiptaret ne gjermani dhe i ndoqi te gjithe pse flisni budalleqe sikur na do Gjermania dhe Amerika neve.
    Nuk e shikoni se cfare behet me kurdet i vrau turqia dhe te gjithe bejne sikur e duan dhe asnje nuk vendos saksione pse se kan interesa ekonomike pse u fute Bullgaria Rumania ne EU se eshte treg i madhe dhe jo se mbart vlerat evropiane.
    Kush eshte tregu jone sa xhiro ben nje Lidl ne muaj kaq eshte buxheti i shqiperis.Nuk ka te bej me vlera Evropiane(jo se ne plotesojme ndonje kriter) por me vlera tregetare.Ne do futemi kur te plotesojme kriteret se per tregetaret as qe behet fjale.
    Shikoni si tallen me ne politikanet shtrojne nje shesh apo bejne nje ruge dhe na e shesin si zhvillim,zhvillim nuk eshte kjo zhvillim eshte Spitale Shkolla Universitete(jo pllakat dhe muret) Kultur mirkuptim ne Politik Patriot dhe jo nacionalista analista dhe jo komunista idioter keto do evropa nga ne.

  5. Lida says:

    Jo zoteri je shprehur gabim respekt per eďin dhe per meron ,po nuk ña e dhan nga maskarenj dhe maskareshat qe nuk lan gur e kusur per te lobuar kunder vendit te tyre qe te mos antaresohej shqiperia ne BE, nga frika dhe nga palacolleqet qe i kan bere ketij vendi, qe i zente mallikimi i keti vendi ishalla o Zot

  6. Koba says:

    Rrofte Gjermania!!!

  7. Hitler Komunisti says:

    Gjermanija pret shqiptaret kraheharur?!
    Karhapur po!
    Gati me i rras kart n sum.
    Po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje