REAGIMI/ SHBA: Jemi të zhgënjyer që Brukseli nuk hapi negociatat për Shqipërinë e MV dhe nuk njohu reformat e forta të Tiranës dhe Shkupit

18 Tetor 2019, 22:41Politika TEMA
REAGIMI/ SHBA: Jemi të zhgënjyer që Brukseli nuk hapi negociatat

Morgan Ortagus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbetur të zhgënjyer për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Morgan Ortagus, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, lëshoi këtë deklaratë:

“Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantic dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë.

Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik.

Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar.

I nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.”(TemA)

12 komente në “REAGIMI/ SHBA: Jemi të zhgënjyer që Brukseli nuk hapi negociatat për Shqipërinë e MV dhe nuk njohu reformat e forta të Tiranës dhe Shkupit”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    hahahaha,sa shume i ”duan” sunitet keta amerikonet……….

    1. Aq qef i kane saqe do tju hedhin ne gryke kryesunitin sa te mbaroj pune me kurdet qe tju a shkerdhej pragun me keq se ju a shkerdhyen 500 vjet neper Haremet e Stambollit

  2. Kim été says:

    Sûreté de l’état na vije në apartament në 4 të mëngjezit për të na coptuar mishin.

  3. Jugu says:

    Pordhe me rigon.
    Shihemi veren tjeter. Hajde tallje hajde.

  4. Aliu says:

    Faleminderit Usa .

  5. Shqiptari says:

    Po Berisha i Falenderoj ata ,tani cduhet te bej me Ameriken!?

  6. Robespierre says:

    Ne dhe amerikanet mendojme njesoj. Ameriken e kemi patur ne krah në çdo veshtiresie qe populli shqiptar ka hequr. Ne kete kendveshtrim mendoj qe autoriteti amerikan mund tia ndryshoje mendimin edhe Macronit.
    Kaq ka bere Shqiperia me figurat e saj perjete te ndritura si Gjergj Kastrioti, Nene Tereza.
    O Macron mos u merr vetem me financat o burre, po thirri mendjes, se perse ne çdo vend europian gjen buste dhe emer rrugesh te Zotit Aleksander apo Skenderbej. Kaq Europa i detyrohet Shqiperise per te mos e genjyer pafundesisht me premtime te sheqerosura dhe boshe qe nuk prodhojne asnje rezultat.
    Pastaj nese nuk na do si emigrante, Macroni le te na pranoje, ne shqiptaret, si qytetare te lire, te cilet mund te blejne prona dhe hapin biznese ne France.

  7. Raimond vlonjati says:

    Po dihet qe ,United States is a highly democratic country .

  8. Dymi says:

    Po dihet qe keshtu do fliste Amerika. Ato qindra miliona dollare pse kot ja ka dhene Edi asaj?!?!

  9. Dymi says:

    Po dihet qe keshtu do fliste Amerika. Ato qindra miliona dollare pse kot ja ka dhene Edi asaj?!?! ???

  10. lexuesi says:

    Ndoshta edhe eta ndihen fajtor sepse pas 90 na prune rregjimin me fashist se sa ai Enverian ne Shqiperi duke na shperbere si njerez si shtet deri ne kete fare derexheje sa sot edhe pse me shume se gjysma e popullsise jane te gjithe ne perendim perseri ne jemi dele e zeze per ta!Europa nuk kupton nje gje qe ne kete organizem do futet vetem shteti shqipetar dhe si teritor sepse shumica e Shqipetareve sot jetojne te stabilizuar ne shtetet Europiane duke u treguar ndoshta me europiane se vete ata qe sot ketij vendi i mbyllin deren due lene dritaret hapur!Sot politiken ne pergjithesi se ku ta kapesh e ske ku te mbeshtetesh sepse emrin ka BE ,por qe vedimin e merr vetem nje shtet siç duket kryefamiljari qe ka frike se mos i iken atesia me anetare te tjere duke votuar kundra!Shqiperia ne zemer te Europes eshte jashte saj sa paradoks aq edhe ironi kur flitet ne emer te Europes se Bashkuar!Ndoshta luhen akoma aleancat me serbine ku po iu hapen negociata Shqiperise e Maqedonise i jane hapur de fakto edhe Kosoves e kete ata qe iu kane falur teritore Serbise nuk mund ta pertypin!Dikur nje abasador “mik” i Berishes ose vartesi i tij na thonte “Pranoni mbetjet nukleare te nendetseve” se do ju ndihmojme qe te futeni ne Europe!Gjithandej pazare ,ku pa interes s”te takon as te jetosh e jo me te kerkosh nje te drejte te mohuar e te tjetersuar!Bote e trazuar nga njerez te çmendur me sy te erresuar!

  11. Fatjon says:

    Une them te aplikojme per hapjen e negociatave si shteti i 52 i USA.
    Ta provojme njehere, pak po e sigurt qe me mire se ne Europe do jete.

    Jo per gje por do na vijne dhe trecereku i grekeve te marre pashaporte shqiptare pastaj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje