Të refuzuarit e mëdhenj të Perëndimit, që bëjnë si të gëzuar

18 Tetor 2019, 20:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndryshe nga sa mendohet, sot Shqipëria ka plot njerëz që ndjehen triumfatorë, por pa merita, për mos hapjen e  negociatave. Pak a shumë janë njerëzit politikë të opozitës dhe plot mbështetës të tyre. Dhe janë të sinqertë në gëzimin e tyre.

Sot ata kanë dy gëzime. E para, që nuk janë hapur negociatat dhe e dyta, që ato kanë perspekitvë të keqe për të mos u hapur, pasi kjo mund të vonojë plotësimin e kushteve gjermane, të cilat e mërzisin opozitën më shumë se mos hapja e negociatave.

Por pa dashur të përsëris debatin e lodhshëm nga gjithë krerët e BE, për arsyet franceze të bllokimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Europa ka pasur një arsye të fortë për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë, por atë arsye e injoroi deri në fund.

Krye-arsyeja përse Europa mund të mos hapte sot negociatat, është kriza politike e Shqipërisë, mos pjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit, vet zgjedhjet e 30 qershorit, djegia e mandateve të opozitës dhe vazhdimi pa shpresë i kësaj krize politike. Edhe sikur Shqipëria të mos kishte kushtet gjermane, dhe sikur gjithçka të kishte shkuar vaj deri më 2019, me ato që kanë ndodhur politikisht këtë vit, Shqipëria nuk e meritonte hapjen e negociatave.

Fatkeqësia për opozitën e Shqipërisë është se Europa pikërisht këtë realitet e ka refuzuar dhe ta shikojë si problem, dhe e ka injoruar plotësisht.

E mbani mend sa herë na e ka përmendur Ilir Meta shkoni në zgjedhje më 13 tetor se më 18 nuk na hapen negociatat. Kurkush nuk e dëgjoi në Europë këtë gjë. Nëse ka një gjë të dhimbshme procesi cinik i refuzimit të negociatave me Shqipërinë, është fakti që Europa ka injoruar totalisht opozitën shqiptare, revolucionin e saj, djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve dhe vazhdimin e saj në rrugë.

Kjo është një dramë e madhe, një cinizëm i pashpirt i Bashkimit Europian ndaj opozitës në Shqipëri dhe një mbyllje sysh para problemit real të Shqipërisë.

Nuk them se për këtë e ka fajin Edi Rama, por është një problem që Edi Ramës dhe Shqipërisë ja ka shkaktuar opozita. Fakti që ky problem injorohet, është goditja më e madhe e mundshme që mund t’i bëhet opozitës sonë, edhe pse vendi është ndëshkuar për arsye franceze.

Dhe kjo ironi vazhdon dhe më tej. Lulzim Basha, që nuk la gjë pa bërë të pengonte negociatat për këto arsye, u injorua plotësisht dhe nuk ja doli dot as me lobistë të paguar në Gjermani, të bllokonte Shqipërinë. Përkundrazi, Merkel u bë avokatja e madhe e Shqipërisë.

Dhe jo vetëm që nuk ja doli t’i përdorë këto arsye për të bllokuar Shqipërinë, por dhe sot, që për arsye franceze, Shqipëria dhe Maqedonia u refuzuan, ai nuk guxon të kërkojë zgjedhje të parakohshme, por vjen vërdallë duke kërkuar pushtet në tavolinë.

Bllokimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një ngjarje që do të rëndojë gjatë në historinë e Bashkimit Europian. Ajo do të jetë histori më vete, për atë se si mund ta fundosë të ardhmen e BE, por dhe të ardhmen e këtyre dy vendeve, për shkak të Francës, një vendi i cili në fakt nuk ka asnjë lidhje me të dy vendet, viktima në rajon.

Herën e fundit kur Franca ka “ndihmuar” Shqipërinë, ishte kur Sarkozi detyroi  Sali Berishën t’i blinte 70 milionë euro helikoptera, me kusht që ta lejonte të dorëzonte kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtar, pasi nuk i pranonin as dorëzimin e kërkesës në kutinë postare të BE. Dhe si përfundim, me gjithë çmimin e shtrenjtë që pagoi Berisha, statusi u mor nga Edi Rama më 2015.

Të gëzuarit shqiptarë për bllokimin e negociatave, sot ndjehen të gëzuar që mund të vonojmë të plotësojmë kushtet gjermane, që janë SPAK, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë etj, që në fakt i kanë çmendur pa filluar ende Ilir Metën e Sali Berishën.

Po ashtu ndjehen të gëzuar që tani Perëndimi po bëhet diçka relative për shqiptarët, dhe jo një destinacioin strategjik. Dhe kjo është e vetmja hakmarrje që ata kanë ndaj faktit, që revolucioni i opozitës, bllokimi i zgjedhjeve dhe Parlamentit, dhe zhytja e vendit në krizë politike, u injorua dhe nuk u bë kurrë arsye nga Perëndimi për të bllokuar negociatat.

32 komente në “Të refuzuarit e mëdhenj të Perëndimit, që bëjnë si të gëzuar”

  1. Buzuku says:

    Tani sofizmat s’ pine me uje…Prit gomar, te mbije bar.

  2. Lik says:

    Shpresoj te mos marrin revansh ata qe jane gati ta çojne Shqiperine ne fund te Azise apo Afrikes vetem e vetem te shpetojne gjene e grabitur ketij populli qe nuk ju nda “qimja e derrit”

  3. DinPak says:

    Nuk jam plotesisht dakord, kesaj radhe, me Meron.
    Per mua moshapja e negociatave kesaj radhe, ose me mire, argumentat bajate te Macronit, qe me teper zbuluan mentalitetin e harruar antishqiptar te Frances, do te kete edhe nje te mire te madhe: tani, politikanet progresiste shqiptare me mbeshtetjen e shumices se popullsise, do te fokusohen me teper ne permbajtje se ne forme, pra, tek standartet europianoperendimore te ndertimit te shtetit, se sa tek aktet ceremoniale te rruges se gjate te antaresimit ne BE. Nje gje shume pozitive eshte mosaprovimi gjithepopullor shqiptar i argumentave te refuzimit francez. Kjo gje, se bashku me faktin qe opozita jone eshte e pamundur te mos aprovoje refuzimin francez dhe gezimin e shprehur per mosçeljen e negociatave, do te beje t’i shkohet deri ne fund ate qe ka kerkuar prej vitesh urtesise popullore, te ndahet shapi nga sheqeri ne forcat politike shqiptare, te marrin denimin e merituar ato forca qe pengojne ecurine europiane te vendit tone. Eshte koha te veprohet konkretisht kunder pengesave reale te ecurise se procesit per antaresimin ne BE, duke shpejtuar implimentimin sa me pare te reformes ne drejtesi.

  4. SHKELZENI says:

    NJOHE ME SHUME POTIKEN FRANÇAISE SE SA ATE TE SHQIPERISE MEGJITHSE JAM ADMIRATEUR I EDVIN RAMES.
    NUK KANE LIDHJE FARE AZILE KERKUESIT NE KETE HISTORI APO REFORMAT NE SHQIPERI .
    U RIKRIJUA NJE IMAGE NÉGATIVE PAS GJITHE ASAJ PUNE QE RAMA BERI PER TE PERMBYSUR .
    ATE QE BASHA BERI PARA KRYEMINISTRISE MUNDE TE THÉME QE ISHTE VERTET NJE DÉCLENCHEUR PER MOS HAPJEN NGA ANA E FR .
    FRANCA NUK KA ASNJE CONTRATE ME SHQIPERINE ASNJE LLOJE BISNESI ASNJE LLOJE INTERESI .
    NE K.E . AJO QE NDIKONE ME SHUME ESHTE INTERESI I NDERSJELLTE FITIMPRUERS LE DROIT DES HOMMES JANE THJESHTE FASADE .
    KUR NUK U HAPEN NEGOCIATAT ME EDVIN RAMEN NUK BESOJE SE DO HAPEN NDONJEHERE NDAJE DUHET HARRUAR E DUHET PARE DREJTIM TJETER SE EUROPA PER SHQIPTARET ESHTE E MBYLLUR

  5. Jugu says:

    Rama na paska genjyer dy here qe gjoja negociatat ishin hapur. Tani na thote qe nuk hapen dhe nuk ka shprese te hapen.

    Hapja e negociatave nuk eshte ndonje tragjedi per popullin. Nese ato hapeshin, Rama cimentohej ne fuqi. Nese nuk u hapen, Basha ka shance tani ta rrezoj Ramen. Pra ato vetem ndikojne te politika dhe jo te populli, se populli te gjatin ka marre ne cdo kohe.

    Ti Mero thua qe kriza politike e inicuar nga opozita qe shkaku, po ti na ke car trapin qe ne vend nuk ka krize politike se parlamenti i ka te dyja edhe poziten edhe opoziten me Lymin dhe Hajdareshen. Tani ca dreqin ke qe e nderron.

    Eshte fatkeqesi te riciklohet Berisha, por Rama e ka mbushur kupen, teresisht i pa-afte. Berisha mire apo keq, sic e ke thene dhe ti vite me pare, e futi vendin ne Nato, hoqi vizat per ne Europe, beri rrugen e kombit.

    Tani na thoj ti cfare ka bere Rama pervecse ka shperblyer rilindasit dhe oligarket qe kishte Berisha si Ulaj dhe Sandri klanit.

    1. Veriu says:

      Çfare ka bere Rama?? Nuk ka vrare asnje shqiptar, siç ka vrare Berisha, ja KETE KA BERE. Dhe Nato apo heqja e vizave apo rruga e Kombit nuk janë aspak merite e Berishes: anetaresimi në Nato dhe heqja e vizave kanë qene nje proces i gjate i disa qeverive ndersa rrugen e Kombit e beri duke rritur me 20% borxhin kombetar.

      Ja kshu kshu.. Dhe leri diversionet 5 lekeshe në mbrojtje të atit tënd shpirteror 75 vjecar e me nje kembe në varr

      1. Kobe says:

        Ore tutkun po ky drogaxhiu qe ka mbi 6 vjet qe ka te gjitha pushtetet ne shqiperi nuk paska faj? ??

    2. xx says:

      O JUGU ,NUK SHKON TE MARRESH NJE SY GJUME DHE TA KUPTOSH SE KOMENTET E TUA JANE TE PERCIPTA. Paska bere BERISHA RRUGEN E KOMBIT ,thote,rruge e lene pergjysem dhe harxhuar miliona te tjera. po qe se nuk e kupton ca ka bere rama po te kujtoj vetem tiranen me ndertesat dhe ujrat e jeza ne Lane te Berishes.Ka te tjera me te rendesishme qe ti i di por ta do mideja ti mohosh.RRuga per Elbasan sa here u bllokua se nuk kish mbaruar e qe bere shkel e shko, po rregullimi i Vlores ?? po rruga e Pogradecit? etj

    3. bureto says:

      Për ndonjë si [email protected], Anshtajni ka thënë: “Dy gjëra janë të pakufishme, budallallëku dhe universi, po për këtë të dytën nuk jam dhe aq i sigurt”.

  6. Albi_I says:

    Edhe mbas 6 vjetesh kur Edi Rama ka pushtet absolut … fajin e paska perseri Saliu?!

    1. toni says:

      Jo, e ka vete Rama qe as ate as kelyshin e tij idiot nuk ua shkerdhen te 14-ta dhe ti plas ne burg perjete per cfare i kane bere ketij vendi.

  7. I urti says:

    Edhe per kete fiasko,opozita e ka fajin o shoku Mero?
    Po ai shefi tend,ai fyelli i gjate nuk ka asnje faj?

    Opozita qëllimisht dhe me përgjegjësi ju shmang protestava publike në muajt Shtator dhe Tetor sikurse kishte paralajmëruar, vetëm që të mos ndikonte or dukej se po ndikonte në vendim marrjen e Brukselit!
    Opozita e ka fajin qe vendi eshte mbushur me drogë në çdo pëllëmbë tokë pjellore?
    Opozita e ka fajin qe PS emeron banditë si ministra deputetë dhe kryebashkiakë?
    Ne kemi nje palaço si kryeministër dhe kryediplomat dhe murrizër si opozitë.
    KJo eshte e verteta.
    Thuaje hapur le ti vije pak hidhur shefit tend.

  8. Pace dhe pilaf says:

    Makaronen e degjeneroi presidenti i brazilit per plaken qe ka, dhe as e mori mendimin tja kthente fjalen mbrapa.
    Shijet tek femra , kerkesa per paqe me rusine miqesia me serbine dhe mendimet qe macroni deklaron se eshte problemi i rrefugjateve dhe azilanteve shqiptare kur ne te njejten kohe miliona rumune, polak, evgjit bullgarie evgjit greqie seshte problem, e ben edhe me te rezikshme kete Europen e sotme
    Ajo quhet racism
    Eshte kohe te bejme punet e shpise dhe te freskohet
    Miqesia me kinen dhe tregti pa taksa Shqiperi Kosove

    Europa afrohet kur I le si qeni rrugeve jo kur u kerkon miqesi me pahir
    E vertetoi dhe Brexit si makron bushtra donte me cdo kusht mareveshje me anglin

    Franca eshte kurva e europes
    Makron nje nga prostitutat e Frances

    Cdo shtet ka nje agjent Rus ne kemi saliun me lulen

  9. Arber says:

    Sot pranoi qe ka genjyer dy here per integrimin.Rama, Frroku e Spiropal do I benin presion Macron,Napoleon e Zhane D’ark… Mjerane. Macron thote be ka nevoje per reforma ky thote shqiperia nuk ka nevooje per reforma!!!!! Ky mentalitet eshte pengesa fatale per integrim e europuanizim.

    1. Xeni pa qime says:

      JE I FORTE VETEM UJKU CERRIKUT DHE BERRISHA TE KUPTON .AI KERKON TE HAPEN NEGOCIATAT TI THUA NUK DO N’A KA GENJYER
      LULE BASHA KALONE ME LARGE THOTE EDI RAMA KA MANIPULUAR EUROPEN RREZIK EDHE PER ZGJEDHJET NE EUROPE RAMA DO JETE FAJTORE .
      KA ME KEQ EDI PA LOQJA QE KA DHENE DOREHEQJE NGA POLITIKA ME 30 QERSHOR THOTE ZGJEDHJE SHPEJTE .SINQERISHT JETON I NE SHQIPERI PO MENDJEN E KENI TE TELENOVELAT TURKE INDIANE

  10. Adam says:

    Edy Rama nuk ka faji edhe kur le vetem protestusit ti vrase Saliu & luli ,kur behet bashke me Meten per te ardhe ne pushtet kur ndan koncesjone me te njete qe ndante Saliu , kur propozonte Meten per presidentin me te afte qe Shqiperia mund te kish, Kur I rrihte shpatullat Saliut per Gerdecin si ta ngushellonte per vdekje familjare . Etj etj o Mero

  11. zzzzz says:

    Shkrim i sakte, Te lumte Mero. E ke zberthyer bukur.

    Keta faqezinj e kane penguar gjithmone vendin tone….Poshte raca e tyre

    1. ca me thane ju says:

      Ky komentuesi Sa per dijeni e ka qare komentin.Nje te mete ka se ende ka besim tek ky palla.

  12. Pato says:

    Nuk merresh dot seriozisht me njerezit cinik e te vegjel qe benin tifo per Macron dhe ty o Mero te quanin “proletar” apo edhe anti evropian. Nuk ka rendesi se cfare bejne e cfare mendojne , jane pakice dhe sic thote populli e shumta qe mund te bejne eshte te hane mune ndac ne rruge e ndac neper studio televizive.

    Rama me socialistet me pak zgjuarsi mund ta kthejne ne favor te tyre kete ngjarje pasi ju liron duart per te shtyre disa gjera.

  13. Sa per dijeni says:

    Per mendimin tim i vetmi gabim fatal i Rames eshte qe deshtoi te nxirrte perpara drejtesise klasen politike qe e shkaperdredhi kete vend ne kete fare feje. U votbesua fuqishem jo ta linte Saliun te hante i qete pensionin apo te na bente president kokedhjerin e Cepanit. Ai vertet nuk eshte gjyqtar e prokuror, por nuk e ka penguar asgje qe tua bente dosjet gati e t’ja linte prokurorise ne dere derisa te behej Spak. Edith Durham u dekorua me dekoraten me te larte nga Mbreti i Malit te Zi per mbeshtetjen qe i kishte dhene atij vendi, por kur ajo pa masakrat qe malazezet po kryenin ndaj shqiptareve ja ktheu mbrapsht ate dekorate mbretit malazez duke i thene se ju nuk keni asnje ndryshim nga turqit ne krime ndaj shqiptareve. Edhe Rama mori dekoraten me te larte franceze per shtetasit e huaj, dhene atij nga Macron. Nese ka kurajo le ta ktheje mbrapsht ate dekorate e ti thote te kam dhjere mu ne te e le ti vere shpatullat vendit (jo bythen) e tu nxije jeten politikaneve kopuke qe ja kane nxire jwten Shqiperise per 30 vjet. Por serish kjo do shpatulla, zemer e tru, jo bythe se me bythe kemi 30 vjet qe zvarritemi.

  14. Le lee says:

    Mero Vagner ka thene thene nje shprehje per francezet qe eshte klasike ne ate qe ca perfaqsojne francezet si komb 200 vjet me pare. Ky muhabeti i vetos franceze dukej qe kur Makron u perplas me bllokun e Vishegradit dhe u tha gjera qe GJermania nuk donte as te diskutoheshin se ishte mjaft e kenaqur qe prodhimet polake pagezoheshin gjermane sepse paguanin tax ne shtetin gjerman se figuroni dhe si ndermarrje gjermane ose, ceket po shume me pak se polaket Debati ,per buxhetin EU dhe per levizjen e njerzve jo si indivit po si njerez qe gezojne te drejta te barabarta dhe ne pensionet dhe benefitet e vendeve te tjera,Mepak fjale une si evropian lindor deklaroj 4 femije dhe dhe gruan shtepiake se normale do rris femijet ,Une si shtet te jap ca me takon po per dreq 50 perqind qe duhet te kthehet ne ekonomi si shpenzime jetese perderisa ke 5 veta avullonin as per pampers ti nuk shpenzon nderkohe ti si Poloni mburresh me rritje 4 perqind po indirekt ato jan fondrt e mia qe une i jap nenshtesit tende qe deklarohet ne France po familjen e ka ketu,Britaniket i rane shkurt dhe tani i ka gjet belaja ndersa Makron hodhi iden e 2 niveleve te zhvillimit si bankier qe eshte dhe pastaj si politikan E kishte ndare mendjen ketu e 3 vjet qe ska me zgjerim pa u sqaruar midis nesh me keta lindoret zgjuar qe sapunin po na i shisni per djath,nderkoh dhe si francez qe eshte mos prit ballore po e ke nga mesi e poshte Wagner te kishte paralajmeruar 200 vjet me pare ,,,,,,,Kujdes nga Macron

  15. Adnani says:

    po per Maqedonine e veriut Rama e ka fajin? O zot cfare idioti lexon ketu kryesissht maloket e Sali Berishes

  16. Saras says:

    “JUGU”….Jugu i kujt shteti qenke zotrote….
    Te marrte perendia ymrin ty dhe gjithe te ngjashmit tend,o kelyshet e kopilit te karaxhicit…qe na paska bere rrugen e Kombit ( e cila nuk eshte perfunduar as sot ).

    .

  17. Tarasi says:

    Llogje kavaje I thonë këtyre qe thuhen…. Politika shqiptare është një si PS PD LSI… Njësoj janë të gjithë… Tallin bythën me popullin shqiptar… Të gjithë janë shokë krushq dreq e shejtan… Janë të vetmit politikane në botë që nuk u rruhet fare për popullin vetëm për shokët e tyre edhe miqtë e tyre…. Edhe për ca militantë që zënë ndonjë punë në administratë që marrin ndonjë rrogë edhe gllamisin mbas padroneve të tyre…. Pushtetarët fajësojnë opozitën edhe opozita pushtetarët… Në fakt janë një…. Nëse do ishte e kundërta si është e mundur për 30 vjet asnjë politikan nuk ka shkuar në burg qoftë i PD ps LSI…. Këta qenkan te gjithë te kulluar?!!! Edhe fajtor është gjithmonë populli?… Shqipëria nuk bëhet nga shqiptarët… Kjo duket nuk ka nevojë për të qenë i ditur… Një fakt shumë i thjesht për banorët e astrit që opozita me disa saljana e lesh me qime…. Pse nuk I dha hipotekën saliu kur ishte në pushtet atyre banorëve? Se nuk donin… Edhe sot gjoja ju dalin në mbrojtje…. Përralla qe vetëm budallenjtë i hane… Nuk është e nevojshme që vrasësh mendjen… Vetëm të shofesh LSI që bëjnë si bushtra… Janë në pushtet me pd shajnë ps.. Janë në pushtet me ps shajnë PD… Njëherë këtej njëherë andej… Ky është fakti me i madh që politikanët shqiptar tallin bythën me popullin…. Të tjerat janë llogje kavaje

  18. Dardan says:

    Franca-kurve moderne politike…

  19. Trump says:

    BE te Hetoje urgjent komisionin evropian qe beri raport te korruptuar vletesimi per Shqlperine dhe te hetohet Merkel nese ka marre miliona euro nga rama e shoket e tij.

  20. gloria says:

    SHKRIM GJIGAND, MERO JE I JASHTZAKONSHEM…

  21. BR says:

    Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama jane antishqiptaret me te medhenje!

  22. bureto says:

    I urtë merr kuptim, sidomos kur përdoret dhe për i mençur. Po më duket se me ti o @i urti, nuk është ky rasti.

  23. Lala says:

    Me kujtohet nje shprehje e feminise ne Elbasan, per ndonje arbiter te ndikuar qe arbitronte ndeshjet e ndermarrjeve ke fusha e vjeter e sportit.
    Athere thuhej: ” X albiter rrehet me i xhep kumlla”
    Do pyt ky Trampi ktu mos di gja se mos Makronin e kan lan pa i xhep kumlla, se mos ja kan dhan Merkelit ene kumllat e atij???!!!

  24. ALBAN DEGA says:

    MACARONI … PO BEHET REGJIZORI I ALLEXIT TE EVROPES

    Eshte pa dyshim Presidenti me mistrec “ Mascalzone”, sic thone italianet, qe ka pase Franca ne 100 vjetet e fundit.
    Ai eshte vene ne gare me kryeministrin e Hollandes per te vertetuar parashikimin ogurzi te babait te komunizmit boteror Vladimir Ilic Lenin se “Evropa e Bashkuar eshte e pamundur por edhe ne qofte se jetesohet do ta kete jeten e shkurter…”
    BREXIT-i ishte hapi i pare ne kete theqafje te Bashkimit Evropian.
    Sic duken shenjat shume shpejt ai do te kthehet ne ALLEXIT ne nje kontinent ku ne 109 vjetet e fundit shperthyen dy Lufterat Boterore dhe po te mos ishte nderhyrja e SHBA-“Shteteve te Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im Imami Elez Hoxhe Berisha, ne vitet 1950-1960
    Evropa dhe Bota ne teresi nuk do te ishte kjo qe eshte sot.
    Presidenti francez Macaron po i ben sherbimet me te cmuara Moskes dhe Putinit me politiken e tij!
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje