Video/ “Më mungon babi, më merr sërish”, shqiptari shpërthen në lot, media italiane tregon tmerrin: Si ia dërgoi gruaja djalin në Siri (Apeli për ndihmë)

18 Tetor 2019, 10:04Sociale TEMA
Video/ “Më mungon babi, më merr sërish”, shqiptari

Një ngjarje me temë shumë delikate është trajtuar së fundmi në emisionin investigativ Italian “Le Iene”.

Emisioni i mbrëmshëm bënte fjalë për familjen shqiptare të Afrim Berishës, i cili jetonte që prej vitit 1995 në Itali me bashkëshorten dhe kishte tre fëmijë, konkretisht dy vajza të rritura dhe djalin Alvin.

Media italiane raporton se bashkëshortja e Berishës kishte ikur në Siri, në kampet e ISIS së bashku me djalin dhe falë emisionit u bë e mundur gjetja e tyre.

“Pse erdhëm këtu? Kishim një mision, të gjenim Alvin, fëmija i lindur në Itali 11 vite më parë dhe u mor nga nëna e tij një ditë të bukur iu bashkua ISIS. Që nga ajo ditë, babai i tij Berisha nuk ka mundur dot ta takojë dhe e sheh vetëm në foto në albumin që mban në duar dhe me lot në sy. Familja shqiptare me çiftin dhe 3 fëmijë jetonin në Itali një jetë normale por diçka ndodhi me gruan.

Me siguri njohu dikë që e bindi dhe iku nga aeroporti i Bergamos me djalin e saj Alvin që ishte 6 vjeç. Një ditë ai mori një letër që thuhej se ishte nga i biri ku i thoshte se i mungonte dhe madje i kërkonte qe ta kthente sërish në shtëpi”, tregon gazetari italian.

Djali ishte vetëm 6 vjeç kur nëna e mori dhe prej 5 vitesh Afrimi nuk ka mundur ta shohë. Efektivët e policisë mundën të gjejnë vendndodhjen e saktë të tyre nga lokalizimi i telefonit të Valbona Berishës, e cila fillimisht kishte shkuar në Stamboll dhe nga Stambolli në Siri.

Fëmija me nënshtetësi shqiptare e ka të pamundur ta lërë kamopin pa një diplomat nga Tirana, ndërsa emisioni i ka mundësuar takimin me babain, pasi prej 5 vitesh ata komunikonin vetëm me letra, ku vogëlushi i kërkonte Afrimit ta merrte se e kishte marrë shumë malli.

Afrimi ka shkuar në kampin “Al-Hol” të Sirisë dhe ka takuar Alvinin e vogël.

Kampi “Al-Hol” ishte pjesë e sulmeve të Turqisë që ka nisur prej disa ditësh, por që fatmirësisht ditën e djeshme mediat dhe presidenti i SHBA Donald Trump lajmëroi se ka arritur një marrëveshje armëpushimi.

Shiko videon këtu: https://www.iene.mediaset.it/video/isis-alvin-figlio-siria-campo-prigioni_544251.shtml

2 komente në “Video/ “Më mungon babi, më merr sërish”, shqiptari shpërthen në lot, media italiane tregon tmerrin: Si ia dërgoi gruaja djalin në Siri (Apeli për ndihmë)”

  1. Epiriiiiii says:

    Te Dhjefsha Dipllomacine Shqiptare bashk me Ambasador dhe Ed Leshin ne krye.

  2. rexha 10 says:

    E NDOQA KOMPLET .ME KEPUT SHPIRTI KURE FEMIJA I PERGJIGJET BABAIT QE NUKE KAME GJE ,MUNDE TE ECI.
    CFARE TE THEMI,NUKE KAME FJALE. I UROJ QE TI BASHKOHET FAMILJES SA ME PARE. NJE TURPE I MADHE PERKONSULLIN
    SHQIPTARE NE TURQI ,QE I MBYLLI TELEFONIN GAZETARIT ITALIAN. KETA MASKARENJE TA HAPIN TELEFONIN VETEM KURE TI THUASH QE TE KAME SJELLE 300 000 EURO. CFARE DO TE PRESESH PREJE ATIJE QE TE MBYLLE TELEFONIN PERE TE TILLA PROBLEME.
    KETE PROBLEM DUHET TE SHIKOJE MINISTRI I JASHTEM CAKJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje