Aeroporti i Kukësit me PPP: Hapet tenderi 175 milion lekë për mbikëqyrësin e punimeve

19 Tetor 2019, 19:01Ekonomia TEMA

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin me fond limit 175.4 milion lekë për shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare/PPP për aeroportin e Kukësit. Data e mbylljes së tenderit është 29 tetor 2019.

Referuar dokumenteve të tenderit, mbikëqyrësi i punimeve të zbatimit të punimeve për objektin ka për qëllim të kontrollojë dhe të ndjekë mbarëvajtjen e gjithë procesit të zbatimit të punimeve në përputhje me projektin, kushtet teknike të zbatimit, specifikimet teknike si dhe destinacionin e objektit duke patur parasysh afatin kohor të përcaktuar për kryerjen e punimeve të këtij objekti dhe anën ekonomike të këtij objekti . Kontrata e shërbimit të mbikëqyrjes do të jetë 24 muaj për zbatimin e punimeve dhe për 12 muaj periudha e garancisë së punimeve.

Në realizimin e objektivave për zbatimin e punimeve të objektit : “Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare/ppp për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit”mbikqyrësi menjehere mbas lidhjes së kontratës duhet:

-Të mbikqyrë Kontratën e zbatimit të punimeve në emër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të kryejë të gjitha detyrimet e besuara atij sipas Kontratës së nënshkruar dhe sipas Ligjit Nr. 8402 datë 10.09.1998,te ndryshuar ,UKM Nr.3 dt.15-02 2001, UKM Nr.1 dt. 22.02.2005, UKM Nr 2 dt.13.5.2005 dhe të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore të dala për këtë qëllim.

-Të njihet në detaje me projekt zbatimin dhe specifikimet teknike të objektit, të hartojë programin e kontrollit për zbatimin e projektit dhe cilësisë së punimeve në bazë të standarteve të përcaktuara me ligj.

Aeroporti i Kukësit ndodhet 3,5 km në jug të qytetit të Kukësit. Punimet për Aeroportin e Kukësit kanë filluar më 10 Maj 2003 dhe kanë përfunduar më 31 Tetor 2005. Në vitin 2006 janë kryer punimet për instalimin e pajisjeve të navigacionit, si dhe është bërë kalibrimi dhe pranimi i tyre.

I gjithë financimi i Aeroportit është një dhuratë e Emirateve te Bashkuara Arabe, me përjashtim të shpenzimeve për shpronësimin e pronarëve të tokave të zëna nga aeroporti, të cilat u përballuan nga Qeveria Shqiptare. Shuma e përgjithshme e investimit (ndërtimit dhe supervizionit) ka qenë afër 20 Milionë Dollarë, pa përfshirë pajisjet e navigacionit, të cilat nuk kanë qenë në marrëveshjen fillestare, por që më pas u financuan edhe ato nga Qeveria e Emirateve të Bashkuara.

Me VKM Nr.343 date 07.06,2006, Aeroporti i Kukësit i kaloi në administrim Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil, ku sipas Udhëzimit Nr.2127/4 datë 7.2.2014 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministrit të Financave, ky administrim do të bëhet deri në vënien në punë të aeroportit, duke përballuar shpenzimet administrative të tij nga fondet e veta.

Ky aeroport është akoma i papërfunduar për të arritur standardet e kërkuara nga Rregullorja e Ministrit të Transportit Nr.130 datë 09.11.2012 “Për certifikimin dhe regjistrimin e Aerodromeve”, dhe ka nevoje për investime shtesë.(SCAN)

5 komente në “Aeroporti i Kukësit me PPP: Hapet tenderi 175 milion lekë për mbikëqyrësin e punimeve”

  1. Jorgo says:

    A i nxjerr invenstimet e bera plus dhe ato qe do behen neqoftese po per sa kohe?

  2. Baleta says:

    Hiqjani ate emrin arab se late name o selmana bin ladena se eshte turp

  3. $$$ says:

    Sa spitale dhe shkolla behen me 175 milione Euro?A ka njeri qe mund ta …dije?

  4. Mariahurgy says:

    ШЇЩ€ШЄ Щ…ШµШ± | Ш§Щ„ШЇЩѓШґ ЩЉЩѓШґЩЃ Щ…Ш§ ЩЃШ№Щ„Щ‡ ШЁЩ† ШґШ±Щ‚ЩЉ Щ…Ш№ Щ„Ш§Ш№ШЁЩЉ Ш§Щ„Щ…Щ‚Ш§Щ€Щ„Щ€Щ† Щ€Ш±ШЇ ЩЃШ№Щ„ Ш§Щ„Щ†Ш­Ш§Ші

  5. Craigmeeld says:

    Skills needed for video Game designer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje