Ambasadori Zingraf: Shqipëria mundësi të mëdha për investitorët gjermanë

19 Tetor 2019, 11:11Ekonomia TEMA

Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët dhe turistët nga Gjermania. Peter Zingraf, Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se në vendin tonë ka firma gjermane që operojnë me mjaft sukses.

“Sigurisht që ka firma gjermane që këtu në Shqipëri që punojnë në mënyrë të suksesshme. Investimet janë në sektor të ndryshëm, siç mund të jenë sektori i logjistikës, turizmit, automobilave, por mund të bëhet shumë më shumë se kaq”, tha ai duke shtuar se “ka mundësi që investimet të ishin shumë më tepër”

“Firmat gjermane vijnë në Shqipëri, ne bëjmë me shumë dëshirë promovimin për mundësitë që ofrohen në Shqipëri dhe Shqipëria ka potencialitet të madh në këtë drejtim”-, nënvizoi Zingraf.

Duke u fokusuar te turizmi, ai pohoi se ka një rritje të numrit të turistëve nga Gjermania drejt vendit tonë vitet e fundit. Sipas ambasadorit Zingraf, turizmi malor, detar dhe ai kulturor pëlqehen shumë nga turistët gjermanë.

“Numri i turistëve gjermane që vijnë në Shqipëri është në rritje të vazhdueshme. Ajo që duam të theksojmë është se lloji i turistëve është diversifikuar, ka vizitor qytetesh, turizëm kulturor, detare, malor, mosha është e ndryshme nga të rinjtë deri te më të moshuarit, dhe është një trend që është duke u zhvilluar më së miri”-, tha ambasadori  Gjermanë në Tiranë.

Ai shtoi se , “turistët që hera herës mund të hasin në probleme me qëndrimin këtu në Shqipëri kontaktojnë ambasadën dhe duhet të theksoj se numri është i kufizuar. Por sa herë kanë problematika të caktuara, bashkëpunimi me institucionet shqiptare ka qenë mjaft i mirë dhe unë konstatojë me mjaft kënaqësi zhvillimin pozitiv të këtij sektori”-, përfundoi Zingraf intervistën për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

5 komente në “Ambasadori Zingraf: Shqipëria mundësi të mëdha për investitorët gjermanë”

  1. Kim été says:

    Gjermania deshi të shfaros botën në vitet 40 të shekullit të kaluar, tani hiqen si miq.

  2. Raimond vlonjati says:

    A te vije biznesi Gjerman ne Shqiperi eshte gje shume e mire, se ata jane biznesmene te fuqishem dhe te kulturuar

    Ja psh biznesi Gjerman mund te innvestoje ne Shqiperi ne Agroturizem – se ushqimet ne Shqiperi jane Bio, dhe frutat, permiet zarzavatet , behen shume te mira per shkak te klimes se bute ne Shqiperi, dhe ato te prodhohen er tregun Gjerman

    Po ashtu mishi e peshku ne Shqiperi, jane te paster nga metjet toksike, dhe Biznesi Gjerman mund te hapi ne Shqiperi biznese te tilla te kultivimit te peshkut apo te bagetive

    Ejt

  3. Tani says:

    Gjermanet popull punetore dhe besnik. Miresevini

    1. Luli says:

      Ka mjaft hapsira per investime Gjermane dhe do vine patjeter. Dhe shqiptaret qe shkojne atje Jane faktore lidhes.

  4. Ardi says:

    Cfar biznesi do bejne ne Shqiperi gjermanet more aman kur prona nuk eshte tek pronari. Dalin me cifte shpellaret dhe me kallash qe e kane vjedhur pronen e tjetrit.Dalin dhe hajdutet e ligjit 7501 po ashtu. Edhe as gjermani as turku as amerikani as australiani nuk ka per te ardhur ne Shqiperi per te investuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje