FOTOT: Libani në flakë, pas taksës për… Whatsapp-in

19 Tetor 2019, 22:35Bota TEMA
FOTOT: Libani në flakë, pas taksës për… Whatsapp-in

Ka mjaftuar një vendim i mëtejshëm i qeverisë për të çuar në një revoltë masive qytetarët e Libanit kundër qeverisë për kushtet e vështira të jetesës dhe çmimeve të larta.

Ishte pikërisht taksa e re e qeverisë për thirrjet e Whatsapp që shkaktoi një reagim të menjëhershëm të qytetarëve të Libanit, që prej disa ditësh janë në protestë për largimin e kryeministrit Hariri.

Lideri i qeverisë iu kërkoi qytetarëve tri ditë kohë për të reflektuar se çfarë do të ndodhë më tej me qeverinë e unitetit që ai drejton.

Protestat e ditëve të fundit konsiderohen të ndryshme nga ekspertët pasi për herë të parë ato nuk kanë baza etnie apo fetare, por se njerëzit janë ngritur në këmbë për të drejtat e tyre dhe kushtet minimale të jetesës.

1 komente në “FOTOT: Libani në flakë, pas taksës për… Whatsapp-in”

  1. Pedro i ri says:

    Libani nuk eshte thjesht nje ceshtje whats aap.
    Pak me e thelle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje