Ta bëjmë Shqipërinë si Europa, për “inat” të Francës!

19 Tetor 2019, 11:48Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Shqipëria nuk duhet të mbajë zi e të vajtojë. Ajo që duhet të bëjmë, është të vazhdojmë reformat. Per shumicën e vendimeve të marra deri tani, jemi mësuar të dëgjojmë: “Ta bëjmë pasi e kemi kusht nga BE”.

Meqë BE tani ”nuk ka më kushte”, apo do të riformulojë kushtet sipas propozimit francez, neve s’na mbetet veçse ti çojmë përpara reformat, tashmë jo sepse na i kërkon BE, por sespe na duhen. 

Ndaj çdo njeri në këtë vend, duhet të ushtrojë maksimalisht presionin e tij mbi klasën politike, që të mos ndajet asnjë proces, duke nisur nga reforma zgjedhore.

P.S: Unë nuk mendoj se problemi më i madh për ne është se nuk na hapin negociatat. Problemi më i madh është se ne nuk kemi ndërtuar ende një shtet funksional, një drejtësi të drejtë, një mekanizën ku ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, një ekonomi konkurente dhe një sistem zgjedhor, që të garantojë që pushteti të përfaqësojë votën e popullit.

5 komente në “Ta bëjmë Shqipërinë si Europa, për “inat” të Francës!”

  1. Detari says:

    Me qindra mijra xhami ju po ja kaloni afganistanit. popull pa identitet islamik.

    Europen e doni vetem per te xhvatur lek

  2. Kim été says:

    Kroacia merr Presidencën 6 mujore të BE-së nga 1 janari dhe mbledhja që do të mbahet në Pranverë (në Zagreb), garanton Maqedonin në negociata. Ndërsa ne duhet të largojm të huajt dhe të hapim vënde pune për qytetarët tanë.

  3. John says:

    1.- Te ndalohet inagurimi i stadiumit me kombetaren franceze, te luhet me te mundesisht ne nje stadium si ai i Peqinit ose Librazhdit.
    2.- Te kendohet hymni i Gadafit per kombetaren e Frances ne ndeshjen me te
    3.- Ti kerkohet te falur kombetares te Libise qe u kendua hymni i gabuar.
    Plumbi nxirret me plumb.

    1. Roberto says:

      O John ndeshja te luhet por kombetarja jone duhet ta fitoje ndeshjen me c’do kusht qe ti tregoje Frances se cilet jemi.E di qe eshte e veshtire por nese cunat ecin me kete rritem qe kishin dy ndeshjet e fundit une jam i sigurt qe do kemi surpriza.

  4. pyetje says:

    Ta bejme, mire thua, por kush ta beje?
    A kemi force ne si popull qe ti shporrim bandat e krimit dhe te politikes?
    A jemi te afte dhe te pregatitur ne, qe ti marrim fatet tona ne duart tona?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje