Vendimi për negociatat: Pa u mbushur 24 orë, Cakaj në konferencën e dytë

19 Tetor 2019, 11:07Politika TEMA

Pa u mbushur 24 orë nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë, njofton se do të dalë sërish përpara mediave.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Cakaj do të dal sot në orën 11:30 në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë që ministri ishte i pranishëm edhe në konferencën e mbajtur ditën e djeshme nga Rama, por ku nuk pati mundësi të bëntë ndonjë deklaratë.

Kryeministri në konferencë u shpreh se vendimin për mos hapjen e negociatave nuk e konsideron si dështim të qeverisë së tij, por e cilëson si pasojë të problemeve të brendshme të Bashkimit Evropian. Zëra brenda spektrit politik kërkojnë të paktën dorëheqjen e ministrit, për të mbajtur një përgjegjësi morale.

Cakaj reagoi edhe dje në llogarinë e tij në “Facebook” duke u shprehur: “Mungesa e konsensusit në Këshill për çeljen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë nuk vjen si rrjedhojë e interpretimeve kundërthënëse lidhur me progresin e vendit, por si pasojë e vizioneve të ndryshme për reformën strukturore të Bashkimit Evropian në përgjithësi.

Përderisa nuk ka një ujdi absolute për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ekziston një pajtueshmëri e plotë se të dy vendet kanë përmbushur të gjitha kushtet e paraqitura në konkluzionet e qershorit të vitit 2018.

Pavarësisht kësaj, Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore dhe përpjekjet e mëtejme në shërbim të aspiratës evropiane”.

9 komente në “Vendimi për negociatat: Pa u mbushur 24 orë, Cakaj në konferencën e dytë”

  1. Kim été says:

    Po të ishin hapur negociatat dje, Kosovës mund ti jepej statusi vitin e arrdhshëm.

  2. Adi says:

    Perderisa!!!! O Zot, ky na e gjeten kete “gjeniun” qe nuk di te flase shqip! Qe shqipen e ka mesuar ne “cajtore” duke folur me batonin! O mik, mos ke dashur te thuash – nderkoheqe/megjitheqe/megjithese/pavaresisht se/edhe pse?! O gjeni, o miku i librit qe ke lexuar me shume se gjithe Shqiptaret bashke (po te besosh kryeministrin) meso gjuhen dhe mos ler name!!!!

    1. xx says:

      nuk ka asnje gabim gjuhsor ne ato qe shkruhen se tha ministri.Ne ate kontekst fjala ”perderisa” eshte me vend.

  3. Detari says:

    Arsyja qe shumica hiqen si “pro-perendimore” dhe “pro-BE” eshte thjesht ekonomike, duan te emigrojne.

    Ne te vertet shumica jane pro-islamike, prandaj mire bene evropa qe mbyll dyert.

    Europa do ju heqi minaret?

  4. Emigrata says:

    Ik mor minister debil idiot

  5. EJ says:

    Doli ky piciruku serb të pëllasi tani.
    Nga e psonisët këtë kamarier mor aman ?.

  6. Moisi Golemi says:

    Fjala “Përderisa” është krejt e pavend aty. Duhet “Megjithëse”.
    Por kosovarët kanë një problem të madh në gjuhë. Edhe kur duhet të përdorin “ndërsa”, përdorin “derisa”. Duhet ta mësojnë shqipen mirë, se kështu shtrembërojnë shtyllën kurrizore!!

  7. luka says:

    Shume mire dhe shume drejt u shprehe z. Minister.

  8. A says:

    Ndoshta eksperienca e moshes se tij te re nuk e ndihmoi ministrin te kuptoj gjuhen diplomatike dhe percolli mesazh te Gabuar sikur cdo gje ishte ne regull.? Psh :Oh.po,ju duhet ti kishit filluar negociatat,do tju ndihmojme sa me sh.te jete e mundur,vlersojme pozitivisht punen tuaj,shpresojme ne te nje te ardhme te shkurter te hapen negociatat, Eshte mire te dore hiqet dhe km te zgjedh njerez te plotesuar me me sh.kritere ,ndoshta edhe jashte sferes politike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje