Aksidenti brenda tunelit Tiranë-Elbasan, viktima vëllai i deputetes së PS

20 Tetor 2019, 09:00Kronika TEMA
Aksidenti brenda tunelit Tiranë-Elbasan, viktima vëllai i deputetes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në brendësi të tunelit në aksin Elbasan -Tiranë ku një person humbi jetën.

Mësohet se viktima është Elton Maçolli 42 vjeç, vëllai i deputetes së PS, Blerina Gjylameti.

42-vjeçari prej disa vitesh punonte në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Raportohet se makina e Maçollit tip “Seat”, e pajisuar me një impiant gazi pas një përplasje me një kamion shpërtheu në flakë.

Makina u shkatërrua plotësisht pas aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe ka ndaluar shoferin e kamionit. (TemA)

5 komente në “Aksidenti brenda tunelit Tiranë-Elbasan, viktima vëllai i deputetes së PS”

  1. Qytetar says:

    Shteti duhet ti bllokoje te gjitha pikat ku montohen impiante gazi ne makina, pasi cdo dite ka aksidente te tilla ku shkaktar eshte shnderrimi i makines me gaz. Shkoni shikoni se sa gjurme makinash te djegura ka vetem ne kete segment, dhe te gjitha nga montimi shtese i impiantit te gazit.
    Masat e policise gjithashtu duhet te shtohen sidomos kur shikon te ky tunel se me çfare shpejtesie ecin njerezit

    1. Timi says:

      Ik mor trap…vetem te cmendurit parakalojne ne tunel….a e di ti mor trap qe shqiptatet jane shoferet me idiote ne bote…nuk xbatojne adnje rregull…shteti dihet ti ndaloje te ngasin nakinatcye vej kurse te forta e kush ta meritone te marre patenten dhe te ngaze makinen fuke zbatuar rregullat e qarkullimit.

  2. Kim été says:

    A është në krizë ekonomike Franca që s’duron dot Shqipërinë?

  3. rexha 10 says:

    NGUSHLLIME FAMILJES.ESHTE GJYNAH ME I MADHE QE TE HUMBIN JETE NJERZISH NE KETE MYNYRE .PAKUJDESIJA ,MOSE ZBATIMI I RREGULLAVE TE QARKULLIMIT TE CONE NE AKSIDENTET TE TILLA.NEPER TUNELE QARKULLIMI LEJOHET VETEM ME 60 KM NE ORE.
    NE BOLONJA KEMI 6 TE TILLE QE NUKE TE LEJOJNE TE KALOSH JO ME SHUME SE 60 KM NE ORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje