Albin Kurti vjen në Tiranë për të festuar fitoren: Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri

Ashtu siç ishte njoftuar nga qendra e Vetëvendosjes në Tiranë, pasditen e kësaj të diele, Albin Kurti erdhi në kryeqytet.

Kurti mbërriti pak minuta më parë, ku i pyetur nga gazetari i Top Channel- it, Muhamed Veliu mbi çështjen e refuzimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ai u shpreh:

“Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. janë dy vende që duan [të jenë pjesë] dhe i duhen Bashkimit Evropian”.

Më tej specifikoi motivin e ardhjes së tij në tiranë.

“Kam ardhur për të festuar fitoren e Vetëvendosjes. Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më shumë. Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë, dihet çfarë ka bërë Serbia ndaj nesh”, u shpreh ai ndër të tjera.

Përsa i përket procesit të numërimit u shpreh:

“Nga numërimi na janë shtuar 484 vota më shumë, kemi më shumë se LDK.”

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Albin Kurti vjen në Tiranë për të festuar fitoren: Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri”

  1. XheJ eN Bi says:

    Ky fo pësojë fatin e Ciptës në Greqi.
    Ashtu si Cipra deshte të kthente Europën dhe Greqin të majtë,në fund të mandantit u bë më i djathtë se të djathtët.
    Edhe Albin Kurti në fund të mandatit ( nëse do ta mbarojë) do jetë anti nacionalisti më i mafhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *