Athina Zyrtare kundër Macron: Të realizohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor

Ministria e Jashtme greke, përmes një deklarate theksoi se Greqia e ka mbështetur prej një kohe të gjatë këtë perspektivë.

“Kjo perspektivë u hap në samitin e BE-së të zhvilluar në Selanik në 2003 dhe të cilën Greqia e mbështeti me të gjitha forcat si rruga për konsolidimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke, të dhënë pas mosarritjes së dakordësisë në Këshillin Evropian në Bruksel në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Deklarata citon kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel, sipas të cilit ky qëndrim mbetet një nga pikat konstante kryesore të politikës së jashtme greke.

“Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e bëra nga vendet e rajonit për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në familjen tonë evropiane. Për të arritur këtë qëllim, ne i inkurajojmë këto vende që të qëndrojnë të përkushtuara në rrugën e reformave, të cilat mund të kenë vetëm një efekt pozitiv në qasjen e tyre ndaj Bashkimit Evropian dhe në jetën e qytetarëve të tyre. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku për të realizuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, për të mirën e rajonit dhe vetë Evropës”, thuhet në deklaratë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Athina Zyrtare kundër Macron: Të realizohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor”

  1. BE says:

    U duk qarte qe Shqiperia si asnjehere tjeter kishte mbeshtetje mbarenderkombetare dhe mbi te gjitha nga vendet fqinj.
    I pashpjegueshem qendrimi Macronit me se racist. Nje apo dy vende te tjera u shtyne nga Franca , por atyre i falet pasi vetem dhjete dite ne vit shohin diell, megjithate nuk eshte se ata mund te bllokojne negociatat

  2. Kim été says:

    Skënderbeu ka qënë i fesë orthodoxes (si Greqia) por Athina i ka marrë hua Francës 40 miliard euro dhe s’do ja kthej., ndaj kjo giflé për ballkanin nga Macroni francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *