Keni parandjenjën sikur ju ka ndodhur diçka? Shkencëtarët sqarojnë përse ndodh

20 Tetor 2019, 09:41Lifestyle TEMA

Me bashkëpunim të trurit dhe shqisave, thonë ekspertët, shfaqet ‘deja vu’-ja

Kjo dukuri shfaqet te rreth 70 për qind të popullatës së përgjithshme. Më së shumti shfaqet te njerëzit të cilët janë më fantazues, të cilët shpesh udhëtojnë dhe te ata të cilët janë me arsimim të lartë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është interesante që shfaqet edhe te njerëzit e lodhur të cilët kanë prirje stresi.

1. Kujtesa afatgjatë dhe afatshkurtër

Për shkak të mënyrës në të cilën truri depoziton kujtesën afatgjatë dhe afatshkurtër mund të arrihet deri te deja vu-ja.

Kjo ndodh kur informata të cilën truri ynë e grumbullon nga ambienti bredh dhe në vend të kujtesës afatshkurtër skalitet në kujtesë afatgjatë, thekson Psychology Today.

2. Truri mban në mend milisekondat

Një eksperiment është bërë ndër studentët të cilët janë detyruar të mbajnë në mend objekte nga një regjistër në mënyrë që më vonë u është treguar regjistri tjetër me objekte të reja.

Në atë regjistër, studentët janë detyruar t’i ndajnë ato objekte të cilat gjenden edhe në regjistrin e parë.

Përfundimi i hulumtimit është theksimi i mundësive të trurit që fjalën e panjohur ta bëjë të njohur, edhe pse në atë risi ka qenë e ekspozuar vetëm në disa milisekonda.

3. Asociacionet shqisore

Me bashkëpunimin e trurit dhe të shqisave, konsiderojnë ekspertët, shfaqet deja vu-ja.

Këtë e shpjegojnë me faktin që truri vazhdimisht hulumton për kuptimin dhe jo rrallë ndodh që, pos impulseve të drejtpërdrejta,të përdorë edhe shqisa të tjera.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që truri i ekspozuar aromës së njohur paraqet që e gjithë ajo situatë është e njohur, përkatësisht shfaqet ‘deja vu’-ja.

4. Situata të imagjinuara

Nëse para gjumit në kokë imagjinon skenarë të ndryshëm, mund të ndodhë që, nëse më vonë vërtet arrihet deri te ajo situatë, truri këtë e shënon si të njohur, thekson dr. Kaitlin Mcdermott.

– Në atë rast, trurit nuk i nevojiten impulse të jashtme për të krijuar deja vu-në, por e krijoni ju vetë – përfundon ai.

2 komente në “Keni parandjenjën sikur ju ka ndodhur diçka? Shkencëtarët sqarojnë përse ndodh”

  1. kush i beson sot shkenctaret ? – pfff
    nigjoi hoxhen maje minarese
    dhe mediat /politikanet e diarese
    qyt’msoni diqka

  2. Zagali says:

    Opo kush eshte dhe ç’do te thote deja-vu? Pse nuk e spjegoni te pakten shkutimisht ne kllapa? E dini vet ju dhe mendoni se e din e te gjithe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje