Arsyet e Zaevit dhe arsyet tona, për zgjedhje kundër Europës  

21 Tetor 2019, 20:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për të hequr paralele mes asaj se si po reagon Zaev në Maqedoninë e Veriut dhe Edi Rama në Shqipëri, ndaj vendimit të Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me të dy vendet. Dhe kjo është një logjikë e drejtë.

Maqedonia e Veriut është vendi që e pagoi më shtrenjtë se kushdo tjetër këtë proces. Ajo u nda paraprakisht në dy pjesë brenda vendit, në rrugën drejt Europës. Ajo dështoi në referendumin pro-europian për ndryshimin e emrit të shtetit dhe dokumenteve themelore të tij.

Perëndimi dhe personalisht presidenti Macron, e mbështetën këtë referendum me zë dhe figurë, duke u premtuar Europën. Ata mbyllën sytë para deformimit të demokracisë dhe blerjes së disa votave në Parlament për të votuar ndryshimin e emrit, përkundër vullnetit negativ të shprehur në referendum. Dhe në fund, nuk i hapën negociatat.

Ajo që Zaevi bëri pas kësaj, ishte një përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur vendimit të Brukselit, që ishte një poshtërim për ta. Ai tentoi të përballë Europën me pasojat e këtij vendimi, duke njoftuar dorëheqjen, pa e dhënë atë.

Ajo që ndodhi, ishte se mbështetësit e tij në Europë (Merkel dhe gjithë drejtuesit e BE) tashmë po ndëshkoheshin nga njeriu që kishin mbështetur, ndërsa bllokuesit (Macron) po shpërbleheshin, pasi pasojat shkonin në favor të tyre.

Zaev modifikoi qëndrim, nën këshillat e miqve perëndimorë, për të shtyrë zgjedhjet në pranverë, pasi Maqedonia e Veriut, të marrë anëtarësimin në NATO dhe të hyjë në fushatë si shënues i një fitoreje pro europiane, dhe jo si një i dëshpëruar nga Europa. Dhe kështu po bën.

Edhe Edi Rama mund ta çojë vendin në zgjedhje si shenjë hakmarrje ndaj bllokimit që Franca i bëri Shqipërisë, apo dhe ndaj pretendimeve të vendeve të tjera si Holanda apo Danimarka.

Por paraprakisht duhet të biem dakord që zgjedhje të tilla janë zgjedhje që ftojnë popullin të votojë më shumë kundër Europës, se sa kundër Edi Ramës, janë zgjedhje që forcojnë frymën anti-europiane në vend.

Pas këtij vendimi të mundshëm, vota pro Ramës do të ishte votë pro Merkelit, Kontes dhe 25 kryeministrave të Europës, përfshi dhe drejtuesit e BE, ndërsa vota pro Bashës, votë pro Macronit, Holandës e Danimarkës.

Pra vendi do të futej në një referendum pro atyre që na mbështetën dhe kundër atyre që na bllokuan. Mbështetësit e opozitës duhet të votonin pro Macronit, Holandës e Danimarkës, e kundër gjithë të tjerëve.

Ky do të ishte emocioni politik i zgjedhjeve të tilla. Opozita ka të drejtë t’i kërkojë këto zgjedhje duke hedhur në votëbesim çështjen, nëse shqiptarët janë me “Jo”-në e Macronit, Holandës e Danimarkës, apo me “Po”-në e 25 shteteve të tjera.

Ky do të ishte një luks i madh për Shqipërinë, që të gjykojë Europën me zgjedhje pro dhe kundër saj, por mund ta bëjë.

Por Lulzim Basha edhe në këtë rast ja ka humbur kuptimin dhe kësaj beteje, për të votëbesuar Europën në elektoratin tonë. Ai dhe këtë betejë e do pa Edi Ramën.

Ai nuk do zgjedhje, por do të ikë Edi Rama. Obsesioni i tij për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën, e pengon atë të jetë afër fitores, dhe nëse dikush do t’ia falë pushtetin.

Ideja e tij fikse që pushteti duhet të negociohet në tavolinë, pastaj të shkohet në zgjedhje, është në fakt arsyeja përse nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

Edi Rama është kundërshtar dhe kundërshtari është për t’u mundur, jo për t’iu lutur.

Zaev nuk po shkon në zgjedhje se ja kërkon opozita, por po shkon në zgjedhje për t’i treguar Europës se sa e ka rrezikuar prezencën e saj në Maqedoni. Biles dhe atje opozita nuk pranoi zgjedhjet në dhjetor, por i shtyu për në prill.

Nëse Lulzim Basha mendon se dështimi i negociatave i ka dhënë pikë PD-së si parti që luftoi të mos hapeshin, ai mund të kërkojë zgjedhje dhe të votëbesohet për këtë.

Por duket që nuk do zgjedhje, por do një zgjidhje si të mos përballet me Edi Ramën. Për këtë nuk e ndihmojmë dot.

24 komente në “Arsyet e Zaevit dhe arsyet tona, për zgjedhje kundër Europës  ”

  1. Tani says:

    Bravo Z.Baze
    I ke rene ne koke. Nuk kam se cte shtoj

    1. ben says:

      Mero je I madh.
      Asnje tjeter vec teje dhe rames nuk do gjenin guximin qe te tallnin trapin ne kete forme me rilindasit.
      Te shkruash se basha thote duam zgjedhje, po ne fakt basha nuk do zgjedhje, dhe kete e ka kuptuar rilindja dhe nuk ben zgjedhje per ti bere qejfin bashes, dhe rilindasit te kenaqen me arsyetimin se partizani ishte veshur si partizan.
      Kjo vetem ne shqiperi mund te ndodhi.

      1. Komentuesi says:

        Po,, eshte shume e vertete.Zgjedhjet e parakohsheme jane vota kundra Evropes (25 vendeve).Prandaj nuk duhet te behen zgjedhje te parakohsheme.

  2. Iliri nga Gjermania says:

    He mta lumsha z. Baze.
    Kjo eshte e gjitha qe duan keta Plerat qe bertasin perdite duam Zgjedhje.
    Keta Plerat duan Votime pa Ramen. Ma merr mendja Zgjdhje pa Ramen do kete me 36 Gusht???

  3. teli says:

    Mos u merzit shume Mero se ka Gjelmarket,Mark Market,Lubonjen e Bushatin qe e kane ndihmuar e do ta ndihmojne se edhe ata jane jashte sistemit! Ramen ata jane te bindur qe mund ta rezojne vetem me frengji duke i zene pusine se ndryshe jo keto zhgaravina qe kemi ketu por sikur edhe nga ata te Bukoshit qe donin te digjnin Parlamentin nuk ia marrin dot pushtetin!Aresyeja ?Fare e thjeshte !Njerezve u jane hapur syte e po shikojne ku ishin e ku jane !Ka vdekur njehere e pergjithmone koha e tortes me legena!

  4. Jugu says:

    Eshte per tu habitur fakti qe kerkohen zgjedhje kur ne kryeministrin e kemi dhe sic po duket gjendja do e kemi dhe per nja 10-15 vjet.
    Rama ka bere pune shume te mira per kete vend. Mos futja ne Europe nuk eshte ndo nje gje e madhe biles dhe Rama beri gabim qe u investua shume para marrjes vendimit. Perse duhet te harxhoj kohen ai neper Europe, me euro parlamentaret kur mund ta harxhoj ne Tirane te permiresoj jeten e shqiptareve edhe me shume sec e ka permiresuar.
    Rama ka rregulluar qendrat e qyteteve sa qe ke deshire te pish nje kafe apo po pate leke dhe birre, ulur ne stotal e bukur te ardhur nga Kina mike me tender.
    Ka hapur me shume vende pune se ce kishte parashikur, nga 300 mije ka hapur 352,326 vende pune, shumica ne jug por edhe ca ne veri.
    Ka permiresuar shendetesin sa edhe merret vet per ti derguar te semuret ne Turqi kur nevojitet.
    Arsimin e ka bere perendimor, privat, dhe me pagese gje qe ka rritur cilesin jashte mase.
    I ka lene njerezit te lire te ikin jashte shtetit edhe pse ne shumicen e rasteve nuk i kane dokumentat e duhur, e ka bere nje sy qorr e nje vesh shurdhe vetem per te ndihmuar njerezit ti ikin nga vendi.
    Ka rreth 5-vjet qe ka filluar reformimin e drejtesise dhe per nja 7-8 vite te tjera e sigurt qe do e perfundoj.
    Mund te jet me toleranti me opoziten dhe me ish ballistet saqe rehabilitoj Mitat Frasherin dhe punesoj ne bordin e bankes qendrore ish sekretarin e PDse te madhin Bode.
    Nen kujdesin e tij u punesuan dhe shperblyen gjithe ata qe iken nga PD se kishin probleme me Bashen, si Patozi, Topalli, Bregu, etc. Punesoj pa nje pa dy Murrizet dhe Hajdaret. Gjeni nje kryeminister tjeter qe ka bere per opozitaret me shume se Rama.
    Me pak dhimbje por arriti te vendos TVSH per prodhimet e fshatit si qumesht, veze, presha, e hurdhra, i pari kryemenister qe e ka bere kete reform te veshtire dhe me kosto per fshatin.
    Eshte nje foles dhe demagog me fame qe nuk e ka patur vendi qe kur Hoxha mbylli syte.

    1. Hysni says:

      Per popullin Rama ka bere dhime dhe eshte gjynsh ta denosh .U ka vene lakun ne fut fhe po u a shtetngon perfite dhe ata po e mbeshtesi duke i thene dhtetgoje me dhume me shume . Trima vdiqen ose u larguan ndersa tr tjeret hane buke e dhalle fhe i mjafton

    2. Bureto says:

      @Jugu prej Mamursi (veriu). Ironia jote nuk të bën të reflektosh për të gjitha ato që thua që gjasme i ka bërë Rama. Ka brenda tyre edhe ca të vërteta, që edhe pse disave u djegin, ato mund t’i bëjë vetëm një mendjehapur si ai. Sa për ilustrim, po ndalem vetëm në dy prej tyre.
      Së pari e kam fjalën për nderimin e merituar, padrejtësisht të vonuar, që kryeministri i Shqipërisë i bëri një prej personaliteteve më të mëdha të kulturës dhe nacionalizmit shqiptar siç është Mid’hat Abdyl Frashëri. Ky xhest, vlen mbi të gjitha, për të çliruar disa nga mendjet e marra peng për dekada, nga historiografia komuniste dhe që për disa, fatmirësisht të pakët, këto veprime, si ky i Ramës, për nostalgjikët dhe ekstremistët partiakë të duken blasfemi.
      E dyta, ç’të keqe ka që Majlinda Bregu, ish ministre e integrimit e PD, për 8 vjet, të jetë sot në atë post ndërkombëtar, që veç nder i bën Shqipërisë. Për më tepër që atë nuk e ka emruar aty Rama, ai vetëm nuk e pengoi apo foli keq për të, aty ku dhe mund të flitej, siç, shumë politikanë inatçinj shqiptarë bëjnë rëndom në kanceleritë e ndryshme tëhuaja. Përkundrazi, Bregu, ka konkuruar dhe e ka fituar atë post me meritë. Të jesh i sigurtë që, po të ishte në dorë të tij, ai mund të kishte emëruar aty, ta zemë, Spiropalin.
      @ Jugu, duhet kuptuar njëherë e mirë, që në pluralizëm e demokraci, kryeministri zgjidhet nga elektorati shqiptar dhe jo vetëm nga militantët apo simpatizanët e partive, në këtë rast nga socialistët. Kështu vartësisht prej zgjedhjeve, kryeministër bëhet ai që i fiton ato, edhe pse nuk e kam votuar unë apo ti. Se kush na pyet ne? Ama përsa kohë pretendenti për atë post, zgjidhet kryeministër ai pushon së qeni përfaqësues vetëm i atyre që e kanë zgjedhur, por quhet kryeministri i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Si i tillë, cilido nga kryeministrat nëse punon mirë apo keq, këtë e gjykojnë përsëri shqiptarët. Ata që e votbesojnë njëherë, po që i ka zhgënjyer, le të mos e votojnë përsëdyti. Kritikat, protestat, lufta opozitare le të vazhdojnë, janë shëndet për demokracinë, bile dhe ironitë e sarkazmat. Po në fund votat vëlla, votat. Unë jam rahat se s’i kam votuar kurrë as Nanon, as Ramën (edhe si kryebashkiak), as Metën (larg qoftë) dhe vetëm dy herë (1991-1992) PD (jo Sali Berishën). Për pritshmëritë e mija për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, s’ma ka mbushur mendje asnjëri. Përkundrazi i kam kritikuar dhe i kritikoj vazhdimisht, për të këqiat që kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë shqiptarëve. Tani, nëse këta i votojnë, unë s’kam se ç’bëj. E vetmja armë që ka për t’ luftuar është Vota. E di edhe përgjigjen e pyetjes së zakonshme: Po për kë të votojmë? Këtë përgjigje e gjen secili vetë gjatë gjithë kohës dhe pastaj vendos në kohën e duhur tek kutia e votimit. Me ankesa e qurravitje, ata apo sivëllezërit e tyre të të njëjtit soj, aty do t’i kemi jetë e mot. Tung!

  5. FIX316 says:

    Opozita kerkon qe ndeshja te filloje qe ne sekonden e pare: RAMA 0—– BASHA 3 !!!

  6. I urti says:

    Cfare budallalleqesh flet o Mero?

    Makroni mund te kete problemet e tija,sic i ka edhe Hollanda me Danimariken por cmim me te larte ka paguar Edi Rama se sa MV,nje shtet artificial me shqiptare e bullgare.

    Edi Rama premtoi regjistrim me vetdeklarim dhe praktikisht i ka dhene cdo gje qe ka kerkuar Greqia per nje vote PO te kesaj te fundit.Ky eshte nje turp!

    Te mos i hyjme faktit qe jemi me keq se MV ne shtetberje.

    Rama duhet te jape doreheqjen jo vetem per deshtimin e hapjes se negociatave, por per vrasjen perdundimtare te shprese se se “ky vend mund te behet”.
    Shqiperia po boshatiset nga shqiptaret dhe per kete ka pergjegjesi direkt Rama qe ka 6 vjet qe mbreteron dhe nuk ka bere asgje vec ka futur ne burg varfanjake dhe ka darkuar me miliarderet nga ku merr edhe urdherat e dites.

    1. shqiptar sunit, ortodox, katolik, bektashi says:

      Sakte dhe qarte !

    2. vang says:

      O I URTI:Kush te tha ty qe Rama u tha” po” per vetedeklarimin qe i kerkuan ata? Ishe aty si perkthyes apo si shoqerues.Po ta marresh holle-holle,me zor do ti detyroje Rama njerzit te thone te verteten .Kjo varet ne ndergjegjen e sejcilit.

    3. tani says:

      Injoranti,me fal ”i urti”,bere nje carcaf me zhgarravina dhe nuk na permende nje emer, me fakte, ze e me figure,si vidjo e te ndjerit prifti, qe te tregoje qe Rama urdherohet nga miiarderet.He mor palle si nuk u lodhet me babalet .Njerez te felliqur ne gjeneze qe vetem xhaxhi ua dinte marifetin .

  7. drino says:

    MERO JE GJIGAND…. ANALIZE E PERKRYER…..
    LULI ULERIN SE RAMA DESHTOI PO SI DESHTOI…. FITOI 35 ME 3 PLUS SHBA BEHEN 36
    DIHET QENDRIMI FRANCES PRO SERBI…..
    DIHET QE LULI ESHTE AGJENT I HOLANDES….

    1. joni says:

      Me pelqeu Analisti amator.Franca si anti Gjermani dhe aleate e vjeter e ruso serbeve kerkon te behet e rendesishme .Xhelozia me Gjermanine ja shton oreksin per te marre vendime kunder saj .me shume e ka me ate dhe ameriken sesa me shqiperine a maqedonine.O Makron o iverber dhe shurdh.te kan ikur shqisat nga plakushja qe ke prane.kot e ke me ne .mos i hidh hi bithes tende.me shume do humbasesh .Ttrap.

  8. Analisti Amator says:

    Ka nje dallim shume te madh midis situates ne Maqedhoni dhe ne Shqiperi. Ne Maqedhoni ndikimi Rus eshte shume i madh ne krahasim me Shqiperine. Ne rastin e zgjedhjeve te parakohshme ne Maqedhoni, Zaev me shume luan politike, se sa hakmerret me Perendimin. Ai me dhelperi kerkon zgjedhje te parakohshme, per te evidentuar rrezikun Rus ne Maqedhoni. Meqe zgjedhjet ai i mendon nga Prilli I vitit tjeter, Evropa ka kohe te korigjoje vendimin e saj. Ai duke evidentuar rrezikun Rus, qe eshte eminent ne Maqedhoni, mendon qe Evropa do japi driten jeshile, per te forcuar pozitat e Zaevit, pra forcave perendimore ne Maqedhoni. Ai me dhelperi mendon ti shkepusi Po-ne Evropes. Per mendimin tim ai nuk i ben hesapet mire. Nuk eshte Evropa fajtore, por eshte rregulli Evropian i vetos qe ve interesat e cdo shteti vec e vec mbi ato Evropiane. Eshte pra interesi i Frances dhe Hollandes qe ne mbetem jashte listes. Cilat jane keto interesa i dine vetem Franca dhe Hollanda, por per mua evidente eshte qe te dy keta vende jane pro Rus. Ne kete kuptim Zaev po luan me zjarrin sepse ka mundesi qe Franca ta forcoje Jo-ne e saj, me qellim qe Zaev te humbasi ne zgjedhje. Forcat proruse aty do marrin pushtetin dhe Franca forcohet(kunder Gjermanise).
    Ne Shqiperi situate eshte krejt ndryshe. Gjithe ndikimi Rus pasqyrohet ne opoziten me ne krye Salen dhe Ilirin. Bile dhe Sala dhe Iliri jo se jane pro Rus, por jane kunder Rames dhe Amerikes qe i ka vene perpara. Zgjedhjet e parakohshme tek ne nuk do e sillnin Salen dhe Ilirin ne pushtet, sepse populli shqiptar eshte pro perendimor. Eksperimentimi me zgjedhje te parakoheshme ne Shqiperi per inat te Makronit, nuk ndryshojne situaten politike dhe trendin properendimor tonin. Ne kete kuptim opozita po te kerkoje zgjedhje te parakohshme, vetem se provokon, por jo se ndryshon ndjenjat pro perendimore tek ne. Edhe Makroni do votoje prape Jo, sepse interest franceze jane me Rusin dhe Serbin dhe jo me Ameriken.
    Ndersa Maqedhonia i beri ndryshimet te sforcuara, ne nuk i kemi bere nga zori dhe me nxitim. Bile mund te them se jemi te vonuar. Rama duhet te zbatoje pike per pike Po-ne Gjermane dhe ti coje reformat deri ne fund, sepse ky eshte edhe interesi Amerikan. E keqja ketu eshte se Evropa nuk eshte e qarte me ke eshte. Qartesisht Franca dhe Hollanda jane me Rusin, Gjermania eshte kundra. Nga ana tjeter ajo eshte edhe kundra ndikimit Amerikan ne Ballkan. Ndoshta do bjere dakort me Francen qe Shqiperine ta fusin ne Evrope per te forcuar ndikimin e saj ne Shqiperi dhe zvogeluar dashurine ndaj Amerikes. I uroj Rames sukse ne lojen e tij te shahut….

  9. pato says:

    Dakord O Mero po me ket tufen e debilave te PD-s Rama fiton zgjedhje cdo muaj… Si mund te kerkosh doreheqje te Rames dhe automatikisht fut vendin ne zgjedhje te parakohshme kur keta nuk jane ne terezi si Parti e si Opozite. Nuk jane ne parlament, nuk jane ne qeverisje lokale dhe ende nuk kane asnje organizim ne deget e tyre. Nderkohe qe PS ka 3 muaj qe ka filluar pa shume buje organizimin neper deget e saj ne rrethe dhe se shpejti do fusin marshin tjeter me reformen zgjedhore qe nuk do i le me hajvanet e PD-s as afer kutive te votimit.

    Degjon cdo lloj analisti e sharlatani neper televizione njeri gozhdes e tjetri patkoit po vine si pordha neper breke duan “doreheqje”. Keta ne fakt nuk duan doreheqje te Rames. Keta duan qe Rama mos te marre me pjese me ne zgjedhje elektorale se i mund dhe mashtron popullin, mundesisht PS-n e duan te ndare ne dysh apo tresh , duan qe votat ti numerojne vet dhe ne fund duan garanci qe po humben pushteti ne te ndahet ne menyre te barabarte…. ? ? ? Me nje fjale keta emrin kane Parti se ne fakt jane shoqate/a.

  10. Ne cdo cep te Shqiperise ku frymojne shqiptaret ka vetem nje thirrje:Te rrezohet rilindja,komuizmi, krimi! Eshte emergjen kombetare t,ja zeme frymen,ta varrrosim kete pjelle kriminale!

  11. FLUTURA says:

    Lopozita muuund te vije ne pushtet pas 20 vjetesh…?

  12. shoku says:

    Luli eshte nje “Qullë Mamaje” një i përkëdhelur nga babai dhe shokët e babait që e lavdërojnë nga faqkat, që quravitet pse kukullën Kryeministër nuk ja japin siç i kanë dhënë shumë kukulla.
    Më kujton ( kohë krize, kur hanim bukë me kripë e vaj kikiriku, ndërsa ai me gjalpë e djathë) një shokë fëmijërie ( djalë i vetëm, me të gjitha të mirat), që kishte frikë të përballej me jetë.
    Tani ai eshte ne Sh.B.A, i bie defit, Luli në Hollandë

  13. Ina says:

    Tani, qe opozite ketu s’ka, kjo dihet. Per ata qe jane jashte e kam fjalen, kurse njerezit qe e duan vendin duhet te jene me Edi Ramen, jo se ai eshte engjell i rene nga qielli, por se eshte njeri serioz, dhe qe punon me te gjitha forcat. Per sa i takon ikjes nga vendi, e degjoj tere diten qe e ka fajin rama per kete, po kjo zoterinj u be semundje qysh se erdhi Berishovici ne pushtet, perse ja ngarkoni Edi Rames? Po te ishit ju ne vend te tij, c’do kishit bere? Mbajeni mend nga une, Rama eshte fat per shqiperine, se nuk eshte as Ilir Mete, as Sali, As Lulezim e kompani. Ndaj mos ia ngarkoni atij as moshapjen e negociatave. Opozita beri c’eshte e mundur qe te mos hapen, madje e kane thene edhe verbalisht. Desh i vune flaken vendit, dhe jane gati t’ia vene prape, vetem qe te mos iu preken pasurite. Sa qendrese beri Edi Rama gjate protestave te ketyre maskarenjve? Ndaj mos i harroni te gjitha keto por gjykoni me objektivitet, jo me emocione!

  14. Lee lee says:

    Skuptova gje fare. Ka tregim ka shpjegim te tregimit po ka dhe analize konceptesh super artikull. Dy Jane polet e existences te ketij popullit Rama dhe Basha. Dy te mbaruar dhe analizat e Meros.

  15. Trimi says:

    hhheeeee 1000 te lexojne e 10 te kuptojne o Mero,i zgjuar si gjithmon .Urime per shkrimi

  16. Sit back and relaks■■■●▪%^* says:

    Nje qeveri normale shkon dhe i kerkon popullit votebesim pas deshtimit me sukses per te treten here per te hapur negociatat. Nuk ka rendesi nese na refuzuan me te drejte apo me pa te drejte, ky eshte debat tjeter. Argumenti qe perdor Mero, ne lidhje me ate qe qeveria ti kerkoje popullit votebesim apo jo perpara kohe nuk vlen, pasi votimi i parakoheshem nuk ka lidhje me voten pro apo kunder Europes por me voten pro apo kunder filozofise dhe menyres se si jemi qeverisur, si dhe ndaj qasjes qe qeveria ka perdorur ndaj integrimit ne europe.
    Me te njejtin argument si te Meros une do argumentoja qe mos benim zgjedhje fare por te mbajme kete qeveri qe kemi deri diten qe europa do na hapi dyert, qe mund te jete edhe pas 30 vjetesh, pasi cdo lloj zgjedhje apo votimi i koheshem apo i parakoheshem do konsiderohej si vote pro apo kunder Europes sipas llogjikes se Meros. Pjese e ndertimit te nje sistemi demokratik eshte edhe kultura e nderrimit, rrotacionit dhe berjes se elektoratit apo zgjedhesit pjese te procesit per tu shprehur neperjmet votes ne zgjedhje te koheshme apo te parakoheshme. Cdo tentative e qeverise per tju shmangur popullit dhe votes se tij nepermjet argumentave si keto te Meros, tregon vetem friken e qeverise nga perballja me opinionin publik dhe deshiren per te ruajtur karriken me cdo kusht.
    Tani Mero na thote qe opozita nuk e do europen ndersa pozita e do, gjithashtu dime qe shqiptaret jane 95% e tyre pro europes ath lind pyetja, pse ka frike Mero dhe Rama te bejne zgjedhje sot, kur sipas llogjikes se Meros pozita pro-europiane merrka 95% te votave te shqiptareve. Cfare frike i frenon? Mos ndoshta nuk eshte e sakte llogjika e Meros? Mos ndoshta ky argumentim qe ben Mero behet vetem per tju shpelare trurin shqiptareve sepse thelle thelle ne subkoshiencen e tij e di qe kjo qeveri e ka bere mutin KALA. Per te miren e demokracise dhe rritjes se kultures e ndergjegjes europianiste ne shqiperi une them qe vendi duhet te shkoje ne zgjedhje sa here qe qeveria ka deshtime ne shtyllat kryesore te saj ku nje nga keto eshte integrimi apo rruga drejt integrimit europian. Qeveria deshtoi perballe popullit te saj pamvaresisht justifikimeve qe perdor per konsum te brendshem politik per te ruajtur surratin dhe minimizuar demet politikisht. Te perdoresh karten e rrezikut antieuropianist, te paraqesesh opoziten si antieuropiane eshte demi me i madh qe mund ti besh vendit dhe popullit nepermjet kartes se divide et impera (perca e sundo). Ne nje vend me demokraci funksionale KM nuk do kishte frike nga rrotacioni, nuk do e konsideronte veten te pazevendesueshem por do i drejtohej elektoratit me pyetjen, a mendoni ju se jam ne rrugen e duhur duke bere gjene e duhur apo duhet nje alternative tjeter? Po kjo ndodh ne vende demokratike e jo ne vende ku qeveris Skenderbeu i Legjionit te Nderit Spiropallist, ku qeveris Kulti i Unit, i njeshit, i te parit te fisit etj dhe ku analiste si Merua i konsiderojne procese demokratike si zgjedhjet e parakoheshme si procese hakmarrese ndaj armiqve te jashtem, me idene e Partise se Punes “votat tona plumb per armikun”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje