Edhe Azia ka “El Chapon” e saj, historia e kinezit që nga xhungla furnizon gjithë kontinentin

21 Tetor 2019, 22:25Bota TEMA

Fotografitë e tij janë të pakta, dhe tregojnë një person në dukje të thjeshtë, me origjinë aziatike dhe nënshtetësi kanadeze.

Por 55-vjeçari  Tse Chi Lop nuk është as më shumë dhe as më pak, një “Chapo” aziatik, bosi më i madh i drogës që shpërndahet në atë kontinent.

I lindur në Guandong, në jugun e Kinës, Tse Chi Lop fillon që në moshë të re të bashkëpunojë me organizata të ndryshme kriminale në vendlindje.

Në 1988 arrin të emigrojë në Kanada, duke marrë edhe nënshtetësinë. I akuzuar për trafik heroine në Shtetet e Bashkuara, dënohet me 9 vite burg, por ajo periudhë nuk e pengon të rifillojë trafikun, edhe pse i spostuar në kontinentin aziatik.

Ai njihet si mbreti i metanfetaminës, që thuhet se prodhohet me ritme industriale në pyjet e pakalueshme të Myanmarit, dhe nga aty shkon kudo në Azi, veçanërisht në Japoni dhe Australi, duke patur si rezultat një xhiro që shkon nga 8 deri në 18 miliardë dollarë.

Suksesi në tregtinë e ka vënë në krye të kartelit aziatik “Shoqëria”, i përbërë nga familjet më të mëdha të Hong Kongut dhe Taiwanit.

Legjendat për të nuk kanë të sosur, edhe pse mbetet një personazh misterioz.

Është shume i përpiktë në biznesin e tij, dhe kur sekuestrohet një sasi droge porositësve, ai u dërgon falas të njëjtën sasi.  Rrethohet nga një grup luftëtarësh tajlandez që e ndjekin kudo, edhe në kazino, që është një nga pasionet e tij. Në njërin prej tyre mendohet se në një natë ka humbur 66 milionë dollarë.

Ndërkohë, mes luksit, festave luksoze dhe tentativave të dështuara për ta kapur, biznesi i tij duket se po shkon për së mbari, duke parë çmimin e metanfetaminës që bie në tregun e zi nga dita në ditë.

1 komente në “Edhe Azia ka “El Chapon” e saj, historia e kinezit që nga xhungla furnizon gjithë kontinentin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje