“Hakerat vjedhin hakerat”, grupi rus rrëmben operacionin e spiunazhit iranian

21 Tetor 2019, 10:43Hi-Tech TEMA

Hakerat rusë kanë ‘vjedhur’ mbështetjen nga një operacion iranian i spiunazhit për të sulmuar qeveritë dhe organizatat në dhjetëra vende ndërsa u maskuar si sulmues nga Republika Islamike, janë shprehur zyrtarët britanikë dhe amerikanë.

Grupi rus, i njohur si “Turla” dhe i akuzuar nga autoritetet Estoneze dhe Çeke se veprojnë në emër të shërbimit të sigurisë të Rusisë, ka përdorur mjete iraniane dhe infrastrukturë kompjuterike për të hakuar me sukses organizatat në të paktën 20 vende të ndryshme gjatë 18 muajve të fundit.

Zyrtarët në Rusi dhe Iran nuk iu përgjigjën kërkesave për koment . Moska dhe Teherani kanë mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat perëndimore për hakimin.

Sipas ekspertëve të sigurisë Turla ishte në gjendje të përdorte sistemet e “komandës dhe kontrollit” në pajisjet e spiunazhit iranian për të vendosur kodin e vet me qëllim të keq.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë përdorur gjithashtu sulme të huaja në internet për të lehtësuar operacionet e tyre të spiunimit, një praktikë që quhet “koleksion i palës së katërt”, sipas dokumenteve të lëshuara nga ish kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden dhe raportimi nga revista gjermane Der Spiegel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje