Princi i Arabisë Saudite, ofertë stratosferike për të blerë Manchester United

21 Tetor 2019, 12:31Sport TEMA

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman, planifikon të blejë Manchester United. Në fakt, këto zëra janë dëgjuar herë pas here prej tetorit të vitit 2018, por tashmë thuhet se ka më shumë se hipoteza. Familja “Glazer”, aksionar i shumicës së aksioneve të klubit nga “Old Trafford”, ishte dyshues për pronarin e ri të mundshëm të “Djajve të Kuq”, pas vrasjes (masakrimit) të gazetarit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi, që ishte kritik ndaj regjimit saudit.

Bin Salman ka qenë gjithmonë në kontakt me Manchester United për qëllime komerciale, pasi palët kanë punuar së bashku me sponsorizimin e “Saudi Telecom”. Sa i përket blerjes së klubit, sauditët ofruan deri në 4.5 miliardë euro (thuhet se tani janë gati të disbursojnë të njëjtën shumë), por negociatat nuk patën sukses, sepse “glazerët” donin të prisnin të mësonin të vërtetat e vrasjes së Khashoggi.

Tani, “The Sun” shpjegon se Bin Salman kthehet në veprim. Kevin Galzer mendohet t’i shesë atij 13% të aksioneve të klubit anglez. Problemi mbetet nëse Kevin e bind për këtë transaksion pjesën tjetër të familjes së tij (Avram, Joel, Bryan, Edward dhe Darcie), për të shitur edhe ata pjesën e tyre.

Nga ana tjetër, zv.presidenti i “Djajve të Kuq”, Ed Woodward, tha për gazetën britanike se klubi nuk është në shitje: “Me sa di unë, nuk ka pasur diskutime për vendosjen e një çmimi të klubit apo diçka të ngjashme. Të gjitha bisedat janë afatgjata. Borxhi është afatgjatë, i strukturuar në mënyrë të ngjashme me klubet e tjera. Ne jemi të fortë në anën financiare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje