Sergio Ramos: Jemi me Zidane deri në vdekje, ja mesazhi që duhet të japim!

21 Tetor 2019, 20:07Sport TEMA

Reali i Madridit luan mbrëmjen e nesërme një transfertë mjaft delikate ndaj Galatasaray në UEFA Champions League.

“Los Blancos” nuk e kanë nisur mirë fazën e grupeve, teksa pas dy ndeshjesh janë në kuotën e 1 pike dhe sfida e nesërme do të jetë mjaft përcaktuese për fatet e tyre.

Në kuadër të përballjes ndaj turqve, përpara mediave ka folur kapiteni Sergio Ramos, i cili e ka thënë qartë që e vetmja rrugë që Reali ka, është fitorja.

Gjithashtu, spanjolli foli edhe për trajnerin Zidane, për të cilin tha se ka mbështetjen e të gjithë ekipit.

“E vetmja gjë që kemi në mendje për ndeshjen e nesërme është fitorja. Kemi vetëm dy rrugë, të fitojmë ose të fitojmë!

E gjithë Bota e ti që ekipi ynë është deri në vdekje me Zidane dhe të ndodhë çfarë të ndodhë, mesazhi që duhet të japim është që jemi të bashkuar.

Madridi gjithmonë ringrihet dhe e vetmja mënyrë për ta bërë është që të qëndrojmë të bashkuar. Rezultatet do të vijnë.”

1 komente në “Sergio Ramos: Jemi me Zidane deri në vdekje, ja mesazhi që duhet të japim!”

  1. Ai says:

    Vrasesi kriminel spanjoll Ramos duhet te ishte në burg per vrasjen e qellimshme te shume lojtareve por shteti spanjoll eshte nje shtet mafioz kriminelesh me shekuj.
    Shpetim spanjoll, grek dhe serb jane shtete kriminelesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje