Vuçiç për “Der Standard”: Nuk do ta njohim Kosovën në kufijtë ekzistues

22 Tetor 2019, 11:39Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një interviste dhënë të përditshmes austriake “Der Standard” ka folur për mundësitë që Serbia ta njoh Kosovën në kufijtë e saj aktual.

Ai ka pranuar se ekzistojnë shumë pak gjasa që Beogradi ta njoh Kosovën, edhe pse pranon se ka dëgjuar nga zyrtarët e SHBA-së që BE-ja ka ndryshuar qëndrim dhe se do të kërkoj nga Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq i pyetur nëse Serbia ndonjëherë do ta njoh Kosovën si një vend anëtar me të drejta të barabarta në rrafshin ndërkombëtar, Vuçiç është përgjigjur duke thënë se është një pyetje e vështirë për serbët.

Në anën tjetër kur është pyetur nëse do të vjen deri të njohja e Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar në kufijtë ekzistues, Vuçiq është përgjigjur shkurt: “Mund të ju them se e përjashtoj një gjë të tillë në formë absolute “.

Presidenti i Serbisë ka folur edhe për vazhdimin e dialogut, si kusht për këtë duhet të jetë sipas tij heqja e taksës prej 100 për qind për mallrat nga ky vend.

Më poshtë ju sjellim një pjesë të intervistës së realizuar të presidentit serb Vuçiq me të përditshmen austriake “Standard”, transmeton Telegrafi.

Standard: Cilat janë kushtet për të rifilluar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë?

Vuçiç: Ekziston vetëm një kusht. Ata duhet ta heqin taksën 100 për qind dhe më pas do të flasim për të gjitha gjërat. Por, kur para një dialogu tashmë thuhet: Ne nuk flasim për territore, ne nuk diskutojmë për një status të autonomisë për veriun, atëherë pse duhet tek e fundit të bisedojmë? Në këto rrethana nuk ka kushte për dialog.

Vuçiç: Kurti nuk po i lexon fare marrëveshjet e arritura. Tashmë ekziston një marrëveshje për tabelat e veturave, e cila thotë se këto vetura duhet të kenë një etiketë në tabelë dhe anasjelltas. Kur Kurti të dëshirojë aranzhimin e një gjëje të re, atëherë do të shohim se çka mund të bëjmë. E dini se, ata kurrë nuk kanë qenë shtet dhe janë të frustruar e flasin për këtë arsye për gjëra qesharake.

Standard: A do ta njihni Kosovën ndonjëherë si shtet të barabartë në bashkësinë ndërkombëtare?

Vuçiç: Kjo për neve është pyetje e vështirë. Por, do të shohim se çka do të thonë ata dhe pse do të thonë një gjë. Natyrisht se ne duam të dëgjojmë edhe çka thotë BE-ja. Deri tani BE nuk i ka vënë kushte Serbisë. Por, ne kemi dëgjuar nga amerikanët se kjo mund të ketë ndryshuar, por ne duam të dëgjojmë edhe partnerët tanë evropian. Nuk mund të përjashtoj që BE të kërkojë njohjen e Kosovës, por deri tani kjo nuk ka ndodhur. Ideja e tyre ishte për një marrëveshje model sikurse që ishte marrëveshja mes dy gjermanive – pa njohje zyrtare nga Serbia. Kjo natyrisht se do të ishte më e thjeshtë për Serbinë.

Standard: Nëse do të vinte deri te njohja e Kosovës nga Serbia, a do të ndodhte kjo në kufijtë ekzistues? Apo ju po e përjashtoni një gjë të tillë?

Vuçiç: Mund të ju them se e përjashtoj një gjë të tillë në formë absolute.

Standard: A do të thotë kjo se njohja do të ndodhte vetëm atëherë kur të ndryshonin kufijtë ose kur do të ndodhte shkëmbim i territoreve?

Vuçiç: Nuk e di se çka do të ndodhë. Nuk është e sigurt se ne do ta pranojmë Kosovën ndonjëherë. Nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Por, nuk mund t’i mbyllin dyert për dialogun. Të dyja palët duhet të humbin, në mënyrë që të ketë një situatë ku të dyja do të fitojnë. Nuk mund të ndodh që ata të marrin të gjitha, njohjen, territoret tona dhe njerëzit tanë. Çka fitojmë ne? Ndonjë anëtarësim në BE pas 10 vitesh? Dhe, kush na garanton neve këtë? A do të jetë ndonjë garancion sikurse që mori Maqedonia e Veriut, të cilëve u është premtuar fillimi i negociatave për anëtarësim?

Standard: Së fundmi në zgjedhjet në Kosovë kishte një ndërrim të gjeneratave. A do të ndikojë kjo në dialog?

Vuçiç: Kam frikë se kjo mund të ndodhë. Në ditët e fundit kishte deklarata tri herë më të egra se sa ato të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.

8 komente në “Vuçiç për “Der Standard”: Nuk do ta njohim Kosovën në kufijtë ekzistues”

  1. Piro says:

    Kosoven e ke humb dhe s’ke per ta fitu kurre. Serbia e ka damken ne balle. Ka bere genocid me komshite, keni hap kater luftra dhe I keni humbur te katra. Ballkanin dhe evropen e keni kundra. Pa njohur kosoven, nuk keni te ardhme.

    1. El Topo says:

      Servet jane nje tufe bastardesh qe njohin vetem thiken ne barkun e tyre ose tja perdhunosh motrat parq syve sic bente Sali Aga.

      Tufe bastardesh pa identitet dhe me nje zinxhir rrenash prej 150 vitesh.

      Fqinjet e servise duhet tja kishin qi..re motrat serveve por ata e dine se nje gje e tille nuk ndodh prandaj llapin kot me kot.

  2. MBASI U FURIZUA NGA RUSI ME ARMATIMEE TE REJA
    DHE SHQIPTARET BOTA I CARMATOSI
    MBASI SERBIT PO JA FERKON KOKE CDO DITE RUSI
    HOP AI REAGON E I SKUQ SI SALLAM GRE KOKEN PERPJET
    E KERCENON HAPUR !
    PO KOSOVA E SHQIPERIA SI DO REAGOJ KUNDER KTIJ KERCENIMI
    QE DUHET TE MERRET SERIOZISHTE ?!!!!!!

  3. agon says:

    Sepse mund te ndodhi qe duke kerkuar vetulla te humbasesh syte Vucic, mos harro se Sanxhaku eshte i banuar me shqiptare foles ke dhe ca hungarez andej nga veriu qe mund tju lindi ideja per autonomi sic po kerkon ti per kolonet serb ne Mitrovic … apo kujton se vetem ti di te kerkosh bli arme sa te duash nga russi e kinezi nuk te bejne derman armet …

  4. agon says:

    Edhe nje gje Vucic prape do te marresh ti ste mjaftojne gjithe ata te vrare cfare duhet te humbin me shume shqiptaret???? Meqe po flet qe te gjithe duhet te humbin po kaq kaqol je …

  5. Artan Sejko says:

    Ky Vuqiqi ka te drejte. Kosova duhet te ndryshoje kufirin. Kufiri i duhur per Viqiqin eshte mbi Nish.

  6. Elton says:

    Vucic nuk ka gje ne dore, eshte thjesht nje lojtar shahu per te ndergjegjesuar turmen e popullit te vet, ate detyre ka vetem.
    Ketu jane perplasjet SHBA dhe Rusi!

  7. emigranti says:

    Pune e madhe po se njohe ti.
    Kosova perfundimisht eshte e pavarur dhe e shkeputur nga Serbia, ashtu si Serbia qe megjithese fitoi pavaresine nga Turqia ne 1815 u njoh nga kjo e fundit mbas 63 vitesh ne 1878 e detyruar nga fuqite e medha ne Kongrsin e Berlinit.
    Prandaj me e interesuar per negociatat eshte Serbia qe do hyje ne Europe vetem pasi te kete zgjidhur problemet me Kosoven.Ne negociata jo vetem nuk duhen bere leshime, pas gjithe atyre qe jane bere, por ti kerkohet llogari per krimet , vrasjet e perdhunimet qe kane bere ne Kosove dhe te heqe dore nga lobimi kunder Kosoves.
    Vetem reciprociteti dhe jo leshimet bejne qe fqinjet te respektojne me mire njeri tjetrin dhe te jetojne ne harmoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje