Kushtetuesja, “lojë shahu” Presidencë-Kuvend me kandidaturat

23 Tetor 2019, 12:24Politika TEMA

Debati qëndron në faktin se kush duhet ta bëjë lëvizjen e radhës pasi presidenti zgjodhi Besnik Muçin si anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese të emëruar sipas Reformës në Drejtësi.

Të dy institucioneve ligji iu jep 30 ditë kohë për të zgjedhur respektivisht nga 2 anëtarë prej listave me kandidatë të sjellë nga KED.

Maxhoranca e ka bërë të qartë se Kuvendi nuk do të lëvizë pa kryer presidenti të dy përzgjedhjet e tij.

Është një proces që do të duhet të përfundojë edhe nga ana e presidentit që të shohim ehe kandidaturat që ngelen në listat e Kuvendit”, thotë kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Por kreu i shtetit nuk ka ndërmend të ndjekë këtë logjikë.

Burime nga Presidenca iu referuan Kushtetutës kur thanë se emri i radhës duhet domosdoshmërisht të përzgjidhet nga Kuvendi dhe jo nga Meta.

Neni 179 pika 2 i Kushtetutës është ai që përcakton radhën e lëvizjeve në plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

I detajuar më tej dhe në nenin 7 të ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet, me një të tretën e saj. Anëtarët e rinj caktohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë. Ky rregull ndiqet edhe në rastet e përfundimit para afatit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.”

Ndërsa në 4 nëntor Muçi ka përballjen me shkallën e dytë të Vettingut, këtë të martë presidenti publikoi emrat që garojnë për anëtarin e radhës që duhet të përzgjidhet prej tij.(A2)

1 komente në “Kushtetuesja, “lojë shahu” Presidencë-Kuvend me kandidaturat”

  1. rexha 10 says:

    PARLAMENTI DUHET TE ZGJEDHE TE GJITHA.PERVEC PRESIDENTIT QE TE HIDHET ME VOTE NE POPULL.
    KUPTOHET QE PRESIDENTI DO TE COJE HALLKAT E ZINXHIRIT TE VETE DERISA TE KETE GARANCINE .KESHTU DO TE VAZHDOJE HISTORIJA E PERRALLES NGA E KALUARA E NJE SHTETI BANANESH ME KRYEMINISTER EDVININ QE KA PER SHTATE PORTALET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje