Ekskluzive: NATO tjetër bazë të saj në Shqipëri, ja propozimi i Ministres Xhaçka për Aleancën

24 Tetor 2019, 09:48Politika TEMA

Pas bazës ajrore vjen një tjetër propozim për NATO-n: Aleanca mund të ndërtojë bazën e saj detare në Shqipëri. Bëhet fjalë për Pashalimanin, bazën më të rëndësishme detare në vendin tonë e cila shumë shpejt mund të përdoret nga Aleanca e Atlantikut të Veriut ashtu si edhe Kuçova ku vitin tjetër pritet të nisin punimet për bazën e re ajrore.

Burime zyrtare bëjnë me dije për gazetën “TemA” se pas ofertës së paraqitur pak muaj më parë gjatë vizitës së saj në Pentagon, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka materializuar gatishmërinë e vendit tonë për të vënë në dispozicion të NATO-s bazën e Pashalimanit.

Sipas të njëjtave burime, Ministrja Xhaçka, disa ditë më parë i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters, ku i parashtron edhe planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga Aleanca.

Ministrja e Mbrojtjes mësohet se ka shprehur gatishmërinë e palës shqiptare për hartimin dhe zbatimin e një plani të përbashkët me NATO- n për zhvillimin e mëtejshëm të bazës detare konform standardeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Propozimi më i ri për NATO-n për një bazë të saj detare në Shqipëri, e vetmja në Ballkan vjen në një kohë kur, rritja e emigracionit të paligjshëm apo kërcënimet për sigurinë që vijnë nga veriu i Afrikës apo Lindja e Mesme shihen si çështje shqetësuese për Aleancën.

Kujtojmë se NATO ka miratuar tashmë vendimin për të ndërtuar në Kuçovë bazën e saj të parë ajrore në Ballkan. Në Janar të këtij viti ishte gjenerali Wolters, i cili vizitoi Tiranën dhe gjatë takimit me Ministren Xhaçka njoftoi fillimin e punës për bazën e re, punimet për të cilën pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.(TemA)

9 komente në “Ekskluzive: NATO tjetër bazë të saj në Shqipëri, ja propozimi i Ministres Xhaçka për Aleancën”

  1. rexha 10 says:

    DOLI FJALE E ZELEZNOVIT ,GJENERALIT RUSE TE LUAJTUR AQE ME MJESHTRI NGA SULEJMAN PITARKA AKTORI I FAMSHEMNE FILMIN
    BALLE PER BALLE.,,,,,,,,,,,,,,,,,,, DO TA KERKOSHE VLOREN GJENERAL ,DO TE BREDHESH SI CIFUTI NEPER BOTE PRAPE S/KE PER TA GJETUR.
    PO SIKUR TA PERDORTE SHTETI PER RISORSE EKONOMIKE ,QE TE NDERTOHEJ NJE HOTEL DHE TE BEHEJ REZIDENCE TURISTIKE PER NJERZIT?
    PER CFARE SHERBEJNE KETA BAZA USHTARAKE ? CFARE TE MIRA SJELLE LUFTA ? URIME PER NJE LUFTE SA ME TE SHPEJTE ,VETEM KJO NA NGELET ME THENE.

    1. gazmendi says:

      palle krejt

      1. Illyrian says:

        Vëri dhe një palë syze dhe je i saktë.

  2. bobi says:

    Hajde per hajer qofte.Mos na lini vetem sic na late 50 vjet.

  3. Deti says:

    Vec te mira ka kjo pune. Rrit sigurine, puneson njerez dhe forcon lidhjet me persndimin. Go Albania!

  4. Doda says:

    Hajt ta gezoni at ven te mush me plera dhe maskarenj qe nuk njofin atdhe , kte tok qe ja ben te peshqesh me zor te paret tan qe luftuan per kto troje , ja ngecen atdheun kti populli pa din e iman qe nuk meriton atdhe kti populli gabel e injorant deri ne neveri.

  5. Doda says:

    Hajt ta gezoni at ven ju te natos , ate ven te mush me plera dhe maskarenj qe nuk njofin atdhe , kte tok qe ja ben te peshqesh me zor te paret tan qe luftuan per kto troje , ja ngecen atdheun kti populli pa din e iman qe nuk meriton atdhe kti populli gabel e injorant deri ne neveri.

    1. Illyrian says:

      Or Dod, vënia në dispozicion të NATO-s sjell të ardhura për vëndin, or taj, përveç sigurisë kombëtare.

  6. anda says:

    Po pse nuk e ben ai shtet vete apo i mungojne fondet…nje shtet serioz duhet te mbeshtetet ne kembet e veta,,,,aleancat jane plus…por jo i varur totalisht nga te huajt…ne nje moment ndryshon politika,konjukturat…dhe ti ku je …asgjekundi…mbeshtesni kembet ne toke ..Shqiperine e bejne shqiptaret jo te huajt…shifni historine tone per 500 vjet ca na bene te huajt…u katandisem nje thele kokoshi…do shkojme dhe me keq akoma…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje