Jari denoncon Institutin e Ndërtimit, që kontrolloi pallatin e Bashës

Pas verfikimit të pallatit të Lulit nga Institui i Ndërtimit për dëmtimet nga tërmeti dhe përfundimeve të tyre, se pallati nuk ka asnjë dëmtim, Jari vendosi të bëjë një sqarim për demokratët e hutuar nga ky lajm:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Lajmi se pallati i Lulit është në rregull, biles është struktura më e mirë në Tiranë, jo vetëm që është një lajm i rremë, por me prapavijë të errët kundër PD.

Instituti i Ndërtimit dhe lali Eri kanë çuar një kontroll fallco tek shtëpia e Lulit, që të krijojnë idenë se ai është pallat i sigurtë.

Biles ai pallat, sipas ekspertëve, nuk është dëmtuar as nga shpërthimi i një eksplozivi dhjetra vite më pare.

E gjithë kjo bëhet, së pari për të bërë propogandë kundër Lulit, i cili ka hequr plaçkat dhe është zhvendosur në dy vila të huaja, ku i duhet të paguajë qimet e kokës me qira.

Pra në vend t’i qajnë hallin, që Luli ka ngelur rrugëve dhe po strehohet në vila të botës, duan ta përgojojnë atë.

Por kjo është gjysma e së keqes.

E keqja më e madhe dhe tinzaria e lali Erit, është se do t’i krijojë siguri të rremë Lulit, sikur pallati është i sigurtë.

Me këtë ai dëshiron ta vërë Lulin në sedër të kthehet në pallat dhe pastaj kur të bjerë tërmeti i pare, ta zërë brenda.

Por Luli nuk i ha këto shantazhe.

Nga konsultimet e tij të shpeshta me Qim Pekën, ai ka arritur në përfundim, se tërmeti i radhës do jetë i fortë dhe mund ta rrëzojë pallatin, ndaj duhet të largohet.

Dhe me se duket tërmeti është para zgjedhjeve, se ndryshe Qim Peka s’ka pse ta trembte, që ta nxirrte kaq shpejt nga pallati.

Ai në të vërtetë është shpëtimtari i Lulit.

Ai i ka shpëtuar jetën, duke parashikuar tërmetin e radhës dhe rrezikun që i vjen.

Këta ekspertët e lali Erit duan t’i hanë kokën me tërmete, ngaqë nuk e mundin dot me vota.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Jari denoncon Institutin e Ndërtimit, që kontrolloi pallatin e Bashës”

  1. Juri says:

    hahahhaha sa i madh qe je Mero 😀

  2. qazim says:

    O Tema mos hiqni dore nga personazhi Jari se eshte gjetja juaj me e mire.Nje Zhvejk ideal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *