Kur e kupton, se e ke kokën në sininë e Lulzim Bashës

Nga Mero Baze

Grida Duma duket se e ka seriozisht betejën për të bindur PD-në, të bëjë pjesë të platformës së saj, ndryshimin e sistemit zgjedhor, lidhur me pikën e listave të hapura. Në disa dalje publike, ajo është fokusuar vetëm në këtë pikë.

Nuk është se ka ndonjë ide të studiuar mbi ndryshimet që duhet të pësojë Kodi Zgjedhor, apo teknikalitete të tjera. Duket që ka një kërkesë tërësisht politike, e cila ka të bëjë me listat e hapura në sistemin propocional. Pra kërkon që ashtu si në sistemin e Kosovës, qytetarët të kenë mundësi të përzgjedhin nga lista që rendit partia, kandidatët që ata dëshirojnë më shumë.

Shqetësimi i saj është shumë i lexueshëm, si shqetësim politik, dhe jo si eksperte elektorale. Si një shqetësim që nuk vjen nga defektet në zgjedhje, por nga mungesa e demokracisë në partitë politike shqiptare.

Grida Dume tani dukshëm ndjehet e pasigurtë nga Lulzim Basha. Ndjehet e anashkaluar prej tij, por ka idenë që është popullore tek demokratët dhe shpreson që ta fitojë betejën në luftën e ftohtë me Bashën, përmes listave të hapura.

E gjitha kjo ndodh, pasi debutimi i saj i parë politik si deputete, erdhi pikërisht nga listat e mbyllura. Falë tyre, Lulzim Basha spastroi gjithë rivalët e vet në parti. Ai me një të rënë të lapsit, hoqi nga gara Topallin, Patozin, Boden, Imamin, Bregun, Rulin, dhe figura të tjera të PD, për t’i hapur rrugë Gridës, Salianjit, djalit të Fahriut dhe disa anonimëve të tjerë në PD.

Falë listave të mbyllura dhe fuqisë së kryetarit, Grida Dume sot është në politikë. Nëse do kishte lista të hapura më 2017, ajo nuk do të ishte deputete.

Por tani ajo e ndjen se koka e saj dhe e të tjerëve është dorëzuar në “sininë” e Lulzim Bashës. Kjo i duket diçka e rrezikshme për të vazhduar më tej. Dhe tani ka të drejtë.

Por a mund t’i korrigjojmë defektet e mungesës së demokracisë në partitë shqiptare, me ligjin elektoral?

Natyrisht që jo. Defektet brenda partive politike shqiptare, janë një betejë që duhet bërë brenda partive dhe tek ligji i partive politike.

Shumë parti politike janë të paligjshme në veprimtarinë e tyre. Por mbi të gjitha, kryetarët e tyre sillen si pronarë të partive, duke injoruar çdo problem që i hapin partisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë pagesa të paligjshme prej 670 mijë euro në emër të PD, pagesa që po kompromentojnë imazhin Perëndimor të PD, pasi po e lidhin me financime ruse, dhe askush në PD nuk ka reaguar për këtë. Përkundrazi, i kanë dalë zot kryetarit të tyre.

Kryetari i PD është tallur me PD, duke çuar listën e kandidatëve për deputetë në orën 12 të natës në KQZ, duke e konsultuar vetëm me kunatin e tij, dhe askush në PD nuk ka reaguar për këtë, përveç atyre që nuk ishin në listë.

Kryetari i PD ka marrë vendim të djegë mandatet dhe të mos hyjë në zgjedhje, duke ua komunikuar vendimin organeve të zgjedhura të PD, pa i pyetur realisht ato, dhe tani rrijnë e shajnë në tavolina, po kurrë në publik.

Përpjekja për t’i marrë pushtetin Lulzim Bashës duke ndryshuar sistemin zgjedhor, është naivitet. Lulzim Basha është shumë i qartë për favoret që i jep ky sistem elektoral për të qenë zot i partisë dhe për të vendosur heshtjen në korridoret e saj.

Ai e di se mund të gënjejë, siç gënjen për dy vilat që ka marrë nga një “oligark” i Edi Ramës, dhe askush nuk flet nëpër korridore.

Ai e di se mund t’u vendosë gjoba familjare “oligarkëve”, dhe askush nuk flet për pazaret e tij me ta nëpër korridore.

Ai e di se të gjithë kur heshtin, kanë parasysh pikërisht ato listat që Grida Duma i do të hapura.

Është naivitet i madh t’i kërkosh Lulzim Bashës, të dorëzojë të vetmen fuqi që ka brenda PD, pa Berishën.

Sistemi elektoral me lista të mbyllura, është e vetmja hipotekë që ai ka brenda PD. Është më lehtë të heqësh Lulzim Bashën nga kryetar me betejë brenda PD, se sa ti heqësh atij nga duart të vetmin mekanizëm që ka për të detyruar të tjerët ta respektojnë në PD.

Ndaj nëse zonja Duma ka vendosur të niset për luftë kundër sistemit, është mire ta fillojë betejën me pronarin e sistemit. Ai quhet Lulzim Basha.

Kundërshtari i tij Edi Rama është kujdesur për t’ia  lënë të gjitha propozimet në dorë opozitës, lidhur me Reformën Zgjedhore. D.m.th ja ka shtuar dhe një nder më shumë Lulzim Bashës.

Ndaj është naivitet të bësh betejë për të sqaruar Lulzim Bashën, mbi përparësitë e listave të hapura. Ai e di shumë mire, ndaj i do siç janë. Të mbyllura.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Kur e kupton, se e ke kokën në sininë e Lulzim Bashës”

  1. Grida shqina jina qe jina... suma says:

    Kesaj fyryfyckes i ka hyr vetja ne qef se dikush i thote je dafllaku mire dhe kujton se duke ndryshuar lookun cdo dite dhe duke hapur kembet mund te fitosh…
    Kjo nuk ishte ne gjendje te mbante burrin e familjen dhe do mbajShqiperine.
    Pere derisa ja arriti qellimit nje fshatar turi nallane si salianji ,tregon se sa vlen

  2. Whatever says:

    Mero je bere Fox News i Edi Rames

  3. sasa says:

    Kur do e beje dasmen me salijanin, apo kur te dali nga burgu.

  4. Ari Lari says:

    Shumë keq Mero! Je verbuar nga urrejtja (me të drejtë) për Lulizmin, dhe nuk sheh sa i keq është ky sistem zgjedhor edhe nga krahu tjetër. Një njeri bën një listë, dhe aty cakton ekzekutivin, ligjorin dhe gjygjësorin. Ky sistem zgjedhor vetëm të këqia ka pjellur! Duhet ndryshuar orë e më parë dhe duhet përgëzuar kushdo, qoftë edhe Grida, që mbështet ndryshimin.

  5. salianjio says:

    Grida nuk fitoi Bashkine e Durresit ne nje kohe kur ishte e martuat dhe do te behet sot kryeministre mbasi u kap mat publikisht me fshatarin nga Bilishti Sali Anusin. Nga ana tjeter, shoqeria jone nuk mund te krahasohethuuu me ato te vendeve perendimore ku s’e kane per gje te zgjedhin per kryeminister nje gay apo transversist. Ne nuk mund ta pranojme te na drejtoje nje kurve.

  6. Dashnor Pika says:

    Nuk e dime se cfare po gatuhet ne kuzhinen e PD-se. Mos harrojme qe Salianj eshte njeri i afert i Bashes. Por Salianji eshte afer dhe me Griden. Ndoshta eshte ndonje taktike e Bashes per te kaluar drejtimin e PD -se tek nje ‘figure e pelqyer’ si Grida. Grides i ka dale kallaji me kohe dhe nuk ka shqiptar qe ti besoje kesaj mashtruese me nje te kaluar te erret. Grida eshte e bukur, joshese,por zot na ruajt te behet kryeministre. Do te krijonte nje harem me burra
    Kjo do quhej pastaj kryeministresha e haremit.

  7. Sit back and relaks■●□■□●□●▪^%^* says:

    Mero diversanti. O Mero shkencetari, po ne rradhe te pare na thuaj pse duhet me patjeter te jete Grida ne politike apo deputete? Apo se ka eksperience ne shitje nga 3 here te njejtin apartament 3 personave te ndryshem ne te njejten kohe, apo se di te pallohet me palluesin e duhur per tu ngjitur lart apo apo etj etj. Grida Duma perfundoi ne PD se nuk gjeti hapesire ne PS (ashtu si dhe Rama perfundoi ne PS se nuk gjeti hapesire per narcizizmin e tij ne PD), Grida Dumen fare mire mund ta projektosh ne imagjinate si pjese te PS dhe perkon fiks. Keta njerez nuk kane ideal te majte apo te djathte, njerez si Grida kane ideal karrieren personale, pushtetin, parane dhe famen, dhe duke qene se Grida e ka care historine me “shpate” ne dore, goje apo vende te tjera ku mund te futet “shpata” nuk e ka per gje te beje “sakrifica sublime” per te arritur qellimin. Shikoni Majlinda Bregun, pararendesen e Grides, pothuajse nje deja vu. E Mero diversanti do me na mush menjen qe Grida eshte me e mire se Basha, pse kshu? Meqe ra llafi, nga behet Ylli Pango?

  8. BR says:

    Mero Baze, Ju po denigroni vehten sebashku me bashen, berishen, meten e ramen!

  9. Viktor says:

    Si e ndyn doren tu shkrujt per kte lëtyrë ..ste lexojm më se na e shpife.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *