STUDIMI: Vetëm 4% e shqiptarëve nuk do përfshiheshin kurrë në një aferë korruptive

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike sapo ka përfunduar një studim mbi perceptimin publik të korrupsionit, ku zbulohen disa gjetje shqetësuese mbi përhapjen dhe sofistikimin e tij.

Sipas studimit, publiku sheh si grupet më pak të korruptuar mësuesit dhe gazetarët, ndërsa treguesit dhe renditja e korrupsionit për zyrtarët ka mbetur thuajse i pandryshuar nga viti 2016, dhe ka vetëm një përmirësim të lehtë.

Grupet e perceptuara si më të korruptuara nga publiku vazhdojnë të mbeten gjyqtarët, prokurorët, nëpunësit e doganave dhe tatimeve, nëpunësit e administratës së drejtësisë, partitë politike dhe drejtuesit e tyre.

Studimi zbuloi se afro gjysma e qytetarëve të anketuar u shprehën që administrata u ka bërë presion për rryshfet në këmbim të shërbimeve publike.

Po ashtu gjysma e të anketuarve pohuan se kanë dhënë rryshfet për të marrë shërbime publike, pra rezistenca ndaj presionit për korruptim është minimale.

Por ky studim ve në pah të dhëna shqetësuese për klimën që ka krijuar korrupsioni.

Keshtu, sipas tij, afro gjysma e qytetarëve të anketuar pohuan që ishin gati të bënin të njëjtat presione korruptive, nëse do të këmbenin vendet me zyrtarin publik.

Vetëm 4 % deklarojnë se nuk do të përfshiheshin kurrë në një aferë korruptive.

Gjuthsesi, mbi 20% e të anketuarve kanë ende shpresë në çrrënjosjen e korrupsionit.

“Janë më shumë se sa 1/5, ose 22% e të intervistuarve që deklarojnë me besim se korrupsioni do të mund të çrrënjoset. Ky është një tregues në krahasim me matjet e mëparshme dhe që jep shpresë se zbatimi i reformës në drejtësi, siç u mbështet fuqishëm nga SHBA dhe BE, është një mundësi e mirë që kjo dukuri të ndëshkohet” – thotë drejtuesi i qendrës, Zef Preçi.

Studimi vëren gjithashtu se korrupsioni i vogël me dhurata nën dorë ia ka lënë vendin korrupsionit të lartë e të sofistikuar nëpër labirintin e kontratave të pakuptueshme dhe marrëveshjeve të fshehta.

Studimi del në përfundimin se shumica e njerëzve po i mbajnë të gjitha shpresat se korrupsionin më në fund do ta godasin SPAK dhe BKH.

Studimi mbi perceptimin e korrupsionit nga opinioni publik është matja e pestë që nga viti 2001 në 3 elemente kryesore: presionit të administratës ndaj qytetarëve për korrupsion, realizimi i korrupsionit gjatë marrjes së shërbimeve publike dhe mbi shkallën e besimit, që ka publiku nëse korrupsioni mund të çrrënjoset.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “STUDIMI: Vetëm 4% e shqiptarëve nuk do përfshiheshin kurrë në një aferë korruptive”

  1. Cifuti x says:

    Epo ata s qenkan shwiptar.jan pakica etnike

  2. Lani says:

    4%?
    Eshte mendim racist? 96% e shqiptareve do te ishin te gatshem te benin korrupsion po tu jepej mundesia?

  3. Usta Murat says:

    Une u jap leke nen-tavoline qe te behem pjese e 4%it

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *