Luli, kthehu në shtëpi!

31 Tetor 2019, 20:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një raport shkencor i Institutit të Ndërtimit ka çertifikuar pallatin ku jeton Lulzim Basha si shumë të sigurt, dhe pa asnjë dëmtim nga tërmeti i një muaji më parë në Tiranë. Ekspertiza pasoi pretendimin publik të Lulzim Bashës për dëmtimin e pallatit nga tërmeti si një arsye për t’u zhvendosur në dy vila luskoze në një nga rezidencat në periferi të Tiranës.

E di që duket e bezdisshme të vazhdosh t’i kërkosh Lulzim Bashës të thotë qoftë dhe një herë të vërtetën, por ky është një rast që i duhet qëndruar deri në fund.

Jo se Lulzim Basha ka bërë ndonjë krim duke blerë dy vila të reja luksoze, por se përpjekja për të gënjyer në opinionin publik, pa asnjë përgjegjësi dhe mbi të gjitha pa asnjë pasojë, e ka kthyer atë në një simbol të politikanit që nuk do të përballet me asnjë pasojë të veprimeve të veta.

Tani është koha të këmbëngulim që Lulzim Basha nuk ka gënjyer kur ka thënë se u tremb, se pallati ju dëmtua nga tërmeti ndaj shkoi e mori dy vila luksoze për të jetuar.

Të gjithë mund të kemi frikëra të ndryshme në jetë dhe disa prej tyre drejtojnë jetën tonë.

Ne duhet të besojmë për një moment se Lulzim Basha u tremb vërtet nga tërmeti dhe për këtë ka bërë sakrificë maksimale, duke marrë me qira vila që bëjnë 3 mijë euro në muaj, ose duke i blerë ato me kredi.

Tani jemi të qetë se frika e Lulzim Bashës ishte e tepruar. Instituti i Ndërtimit provon që godina është e fortë, e padëmtuar, e parrezikshme dhe pa asnjë dëmtim formal që mund ta bëjë të pabanueshme.

Është koha t’i kërkojmë Lulzim Bashës të kthehet në shtëpinë e tij. Kjo do t’i sillte shumë të mira.

Së pari nuk do të dilte gënjeshtar, por njeri që është trembur nga tërmeti, si shumë njerëz që tremben nga dukuri natyrore të frikshme. Pamë me qindra mijëra qytetarë që i trembi Çim Peka me një lajm. Dhe Lulzimi nuk ka pse të mos jetë pjesë e tyre.

Duke u kthyer në shtëpinë e vjetër, ai dëshmon se nuk na ka gënjyer, kur tha se “u tremba nga tërmeti”, por thjeshtë ka gabuar se aq di nga tërmetet.

Së dyti duke u rikthyer në banesën e vjetër të tij, ku në fakt ka më shumë sipërfaqe se tek dy vilat, siç e ka pohuar vetë, ai është dhe më komod dhe më i qetë në jetën e përditshme, mund të jetë më efiçent si opozitar dhe më i motivuar, pasi apartamenti është i mobiluar mirë dhe me shije. Edhe shtesa pa leje nuk ka pësuar dëme, kështu që mund të shfrytëzohet.

Së treti rikthimi në apartamentin e vjetër i shpëton rreth 6 mijë euro në muaj qira, sa do të duhet të paguajë aty ku ka shkuar, para se të bëjë aktin e blerjes. Jo se janë shumë për të, por sidoqoftë po vjnë ditë të vëshitra për financat dhe lekët duhen ruajtur.

Por mbi të gjitha ai duhet të rikthehet në shtëpi, për t’u treguar mbështetësve të vet, më shumë se sa kaq. Ai duhet t’ju tregojë atyre, se i qëndron fjalës së thënë, se nuk ka prioritet jetën e luksit dhe vilat që mund t’i përdorin biznesmenët milionerë dhe as ka bërë ndonjë pazar me oligarkët që sulmonte muaj më parë dhe tani gjen strehë në bizneset e tyre.

Duhet të rikthehet në banesën e vjetër, jo se ajo është e lirë, pasi siç ka thënë ai vetë, është më e mirë se vilat, por për të treguar se në këto kohë nuk ka objektiv ndërrimin e vilave luksoze, por ndërrimin e pushtetit. Dhe pushteti nuk merret duke shetitur nga një vilë luksoze në tjetrën, por nga një fshat i varfër në tjetrin.

Është ora që Lulzimi të kthehet në shtëpi se përndryshe duhet të zgjedhë të quhet hajdut, i pafytyrë, gjobaxhi, gënjeshtar…ose në të kundërt budalla që u tremb vërtet nga tërmeti. Varet kë besojnë demokratët pastaj.

19 komente në “Luli, kthehu në shtëpi!”

  1. uskania says:

    Kështu mori dhe SHQUP-in dikur.

  2. Z says:

    Ai eshte nje femije me trup te rrituri! Saliu, si komunist, diti te zgjedhe tipa te tille qe te bente ligjin!Habitem? Nuk eshte vetem Lujla dhe Sali, krimineli vrases! Eshte Likja me Titin,si shembull! Eshte Rama me Ballen! I vetmi ndryshim eshte qe Rama s’ka vrare. Te gjithe te tjerat korespondojne te njejta! Kjo eshte politika shqiptare dhe kultura e saj dhe e popullit! Edhe kuklla Tabaku eshte kthyer ne somnabule, neqoftese s’ka qene kur e perzgjodhi Saliu! Keta PD-LSI jane si puna e oreve qe, kurdisen dhe heshtin dhe kurdisen prape dhe …derisa ju “pritet gjuha”.

    1. Rebel says:

      Kush tha se Rama nuk ka vrare?
      Ja te vraret e Rames:
      1-Rreth 400 mije persona vjet aplikuan per green card,qe do te thote se Rama ua ka VRARE SHPRESEN SE KETU MUND TE JETOHET!
      2-Qe ne vitin 2014 u denoncua ne media se buka ketu prodhohet me miell kanceroz serb dhe asnjehere Rama nuk u prononcua per kete krim shteteror!
      Cdo dite njoftohen ne media per mish,fruta,bulmet etj me hormone dhe shteti hesht!
      Me pas INSTAT njoftoi se cdo vit ne Shqiperi verifikohen 5500 kanceroze te rinj!
      A nuk i ka vrare shteti keta kanceroze?
      3-Gati gjysma e te punesuarve ketu nuk u paguhet kontributi per sigurimet,sepse shteti ka mbyllur syte para gjysmes se bizneseve informale,qe i ka mjele me korrupsion!
      A nuk jane te vrare keta mijra njerez,qe nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe as perfitojne sherbime shendetesore falas,por u duhet te heqin nga buka e femijve per mjekime dhe kur te plaken,do lypin ne rruge se nuk do kene pensione?
      A NUK JANE VRASJE KETO?

      1. Ani says:

        Po të ishte kështu si thua, ti duhet të kishe vdekur që me 1992!

  3. SHKELZENI says:

    UNE MENDOJE QE L.BASHA DUHET TE BEHET KRYEMINISTER PASI JETON NE DY VILA ME QERA DHE KA NEVOJE PER LEK .
    MIREPO MENDOJNE QE EDHE EDHE MONA DUHET TE BEHET KRYEMINISTRE SE KA TRE FEMIJE NE LONDER AJTE JETA ESHTE E SHTRENJTE.
    SINQERISHTE DUHET TE MENDOJME PER KETA JANE NE HALLE

  4. Qetësusi says:

    Mero që të ndërrosh ti sa njërin shkrim tjetrin për lulin, dhe fakti që opozita ka ndaluar protestat kam frikë se ka zgjedhje të parakoshme,megjithêse unë i besoj marrëveshjes të fsheht luli – rama, por mund të bëen ndryshime nga presioni i SH.B.A-së. Prandaj shkrimet tuaja kanë si qëllim mos rrjedhjen e votave nga PS-ja. Jo se ata që do vijnë do bëjnë ndonjë gjë më shumë për popullin. Thjesht do të humbin priviligje militantët e PS , klientët e tenderave ,të koncesioneve, doganierët , sepse këta janë të pangopur dhe të pababzitur , kurse ata dhjetë të mëdhenjtë e ndrrojn pushtetin.

  5. Peço says:

    O po jepi Mero, kusur mos i lërë! Mos të pruftë zoti në kthetrat e tua, se shpirtin të merr, jo më erzin. Po si nuk bënë një ditë pushim, or i uruari i peŕëndisë? Sidoqoftë, nuk më thua, përse e bënë gjithë këtë luftë? Mendon se po i shërben demokracisë, apo të gënjën mëndja se mund ta bësh Lulin më të mirë? Do të zbulosh se ku i ka gjetur lekët për vilat? E di i madh dhe i vogël, ja dha Rama. Atëhere, si e ke hallin? Sepse shohim që i sugjeron të lërë vilat e të kthehet në shtëpi që sa më parë të mbyllet ky problem. Pra, ku do të dalësh? Apo thjesht, ashtu siç bënë Braçja, bënë zhurëm për të mbuluar pisllëqet e pushtetarëve? Sepse kaq të skajshëm gazetar zor se mund të gjëndet. Të shohësh të metat e dikujt që aktualisht ka çelsat e kashtës në dorë dhe të mos shohësh qoftë edhe më të voglin gabim tek ata që janë në pushtet, kësaj i thonë të mos kesh pikën e ndryshimit nga Çim Peka dhe Fahri Balliu. Vetëm pronarët ju ndryshojnë, ata i shërbejnë Berishës dhe Lulit, ti Ramës? Vallahi, Mero, vërtetë nuk të vjen turp nga pozicioni ku e ke vënë vehten?

  6. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    Mero kur dikush rinovon apo ben riparim te pergjithshen te shtepise, te ambienteve te brendeshme, zakonisht shkon te jetoje perkohesisht diku. Pyetja qe duhet bere eshte, cfare lloj riparimi apo rikonstruksioni po ben Basha qe e detyron ate te qendroje me qera diku tjeter? Se normal qe robi nuk do jetoje mes tullave llacit, pluhurit apo eres se bojes nderkohe qe kryen punime ne shtepi. Edhe kontrata e ujit apo dritave nuk verteton blerjen e vilave pasi cdo qeraxhi duhet te kaloje faturat e utiliteteve nen emrin e tij per sa kohe jeton ne ate ambient me qera. Tani i zoti vilave mund tja lere edhe pa pagese vilen ose me pagese kjo ska rendesi, edhe nqs qeraja eshte 3 miije dollare ne muaj prape kjo sdo te thote gje perderisa xhepi ia mban, e rendesishme eshte qe te ekzistoje kontrata e qerase dhe te vertetohet qe Basha paguan shumen ne kontrate e cila i taksohet pronarit te shtepise. Mos u kapni si Trumpi mbas certifikates se lindjes Obames vetem per te zhvendosur vemendjen se kuptohet qe ne fund do jete si fllusk sapuni. Basha nuk ka thene qe eshte i varfer, keshtu qe nuk ka asnje problem te marri me qera 3 mije dollare nje vile. 10 mije dollare ne vit i ben vetem pushime Basha, keshti qe ca cudie ka qe merr 3 mije dollare per nje apo pak muaj me qera nje vile. Nqs keni qejf te hetoni hetoni ashtu sic duhet jo per te bere tym vetem.

    1. X says:

      Ka mundesi te caje muret e aparatamentit per te ormisur parate e vjedhura

  7. Xeni pa qime says:

    Populli KOQE i vjen keq per BASHEN e marin ne mbrojtje sikur BASHA vjedhe per keta komentues
    qe nuk kane nuk te hane.

  8. Vlesh says:

    Se late rehat Lulin e shkrete!
    Beri pallatin mbi det ne Vlore ja prishet!
    Nuk e Gezim asnje! I dhane 14 milion Euro! C’ti donte! Parat si ha as qeni!
    Shyqyr me ato para ka blere apo marre me qera 2 vila! Merrni rehat! Demokratet e thjeshte nuk cajne fort b….! Jane regjur me reenact e Lulit! Luli ate pune Ka! Qe nga 91!

  9. burgu says:

    Pa le kur “ankohet” tek nderkometaret sr po vonon ngritja e SPAK dhe BKH per te hetuar krimin dhe korrupsionin, pra, krimin e Lulit kur urdheroi bashke me Salium nga frengjite e kryeministrise vrasjen e 4 protestuesve paqesore ne bulevardin e Tiranes dhe korrupsionin e tij kur vodhi 230 milion euro vetem ne Rrugen e Kombit.

  10. Ina says:

    O rrebeli, po pse more vella, Rama ta ka fajin ty per miellin serb? Po ke qene ketu ne kohen e saliut ti? Cfare beri ai per kete vend? Asgje, vetem shkaterrim ka bere, dhe ashtu si e la shtetin me 500 euro ne banke, ashtu do ndodhte. Na tregon ti bizneset informale. Turp, per ty dhe per ata qe s’e kuptojne se nga se vjen katandisja e ketij vendi. Saliu ka meritat e medha te shkaterrimit. Ketu do jemi dhe do flase historia. Ai do akuzohet nje mije here me shume se enver hoxha. Pra, rebel, qe te kuptohemi, nuk e kam personale, po duhet te jesh me realist, dhe mos tia faturosh cdo gje, atij qe ka 6 vjet qe lan llumin e berishes. Nese ti rebel je profesionist ne nje fushe, bujrum, hidhu ne ndonje zyre dhe jep kontributin tend, dhe mos bej diversion ketu te tema!

  11. FLUTURA says:

    ???
    Titulli me kujton filmin ” Kthehu ne shtepi Lesi”….
    Behej fjale per nje qen te bukur qe kish humbur rrugen…

  12. idiotet jane me shumice says:

    luli iku per te mos u kthyer, budall e dini lulin …….., ku ka me mire, te rrosh si pasha, apo te rrosh si nje varfanjak ne keto shqiperi te pjerdhur qe po keta pordhitikane na e kane bere te pabanueshme

  13. Artani says:

    Inushe, po pse moj i beri Sala dhe ky plera mos ti ngasi,po buka dhe ato qe permend REBELI jane paresore…aty fillon ti e te dashurit e ti familjare diten te ushqimi…aaahhh koqe kandari….Ti leri Ppp…te.Edushka… ..e te kontrolloje cfare hyn se per te dal nuk nxjerim dot gje se na i kane kthyer sa here ne kufi prodhimet tona se kane permbajtje te lart helmesh…. jo po i jep mend zotrote hajde kontriubo…..isha une ne ato zyra dhe dhash doreheqje se nuk mundesha dot te firmosja per gjera qe ishin skandaloze , e haje burgun po te kishte shtet….aaa injorante qe ngelet duke u lepir ,nuk e shihni qe ky po vret perdit me ushqimet etj..etj. …me kete ekonomi pertok..me shume se Saliu

  14. TNT says:

    Hahhahah je i papare i vetmi gazetar qe lexohet rresht per rresht, edhe pse shpesh na ben te na dhembin hijet nga e qeshura

  15. Vlesh says:

    PECO! turp te vij qe abuzon me anonimatin dhe perdor miletin per te argumentuar se Rama ja ka dhene leket Lulit (parat ja dha Rama, e dine te gjithe!!!).
    Prandaj s’behet ky vend! Se ka ca si puna jote, qe mashtrojne verbalisht! Soni yt quhet rrace m…!

    1. Peco says:

      Po mire, ore zoteri, a mori Basha 14 miion euro nga pallati qe ju prish buze detit ne vlore, pallat te ciin me te drejte ja prishi nje vendim qeverie, si nje ndertim pa leje, I ndertuar aty ku ligjerisht nuk lejohej? A ishte Rama drejtues qeverie kur u mor ky vendim? A eshte ky vendim I njohur prej te gjitheve? Dhe po ashtu, a eshte bere diten ne diell zbatimi I vendimit, pra, ndjekur nga kamerat, prishja e objektit? Pse po perdor miletin une ne kete rast? Aaaa, ndryshonte puna, po te kerkohej nga organet kopetente burimi I te ardhurave per objektin qe Basha pat ndertuar buze detit. Atehere gjithe godina logjike qe ngre Mero ne editorial do te kishte kuptim. Kurse sot Mero po kerkon qe Luli te kthehet me urgjence ne shtepine ku banonte thjesht per te mbuluar zhurmen qe mund te krijohej rreth pageses qe ju be per pallatin buze detit. Por ti, duket, I nderuar zoteri, je I shqetsuar vetem per faktin, se mendon qe une dua te godas politikisht Edi Ramen. Pse, une I thash Rames te nxirrte nje vendim te atille qe do e bente te detyruar qeverine ti paguante Lul Bashes 14 milion euro? Thirri mendjes, zoteri dhe mos fyej njerzit. Pastaj, do te dije Rama se cfare them une ne komentin qe beje !!!! Ne kalojme kohen, zoteri, duke komentuar. Dhe kjo sepse nuk kemi leke as per nje kafe, se po te kishim leke, nuk toroliseshim pas kompjuterit, por shkoja dhe pija nje teke me shoket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje