Ata që duan të mos gjendet kush qëlloi mbi prokurorin

1 Nëntor 2019, 19:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Prokurori Arjan Ndoj duket se ka qenë shënjestra e një sulmi me armë, ndërkohë që ka qenë i shoqëruar në makinën e tij nga njerëz me precedentë penalë. Për fat të mire, ende nuk ka viktima në rrezik për jetën, por ka një debat kanibalesk rreth atentatit, për shkak të politikës.

Prokurori në fjalë ka qenë lakuar në një fjalim të kryeministrit Edi Rama, pa ja përmendur emrin, si një njeriu i lidhur me njerëz të inkriminuar në qytetin e Durrësit, pas një vendimi të prokurorit, që Rama, dhe më pas Braçe, e konsideruan abuziv, ndaj një zyrtari lokal të hipotekave në Durrës.

Kaq ka mjaftuar që askush të mos flasë më për krimin dhe autorët e tij, por të fyejnë dhe mbrojnë pa shkak viktimën.

Së pari, duhet thënë se sot nuk është rasti  që sulmi i kryeministrit ndaj lidhjes së prokurorit me njerëz të inkriminuar të konsiderohet gabim, pasi sot është provuar ajo që ai ka thënë.

Personat që u gjendën me të në makinë dhe që për fat janë gjallë, janë pikërisht ashtu siç i ka përshkruar kryeministri.

Gabim ndoshta ishte atë ditë që e tha, pasi nuk e shoqëroi me prova, por me shantazhe për fakte që i dinte.

Sot provat janë me Ramën, por ato prova janë arsye për të rrezikuar karrierën e prokurorit, por jo jetën e tij.

Debati real sot është kush ka qëlluar mbi prokurorin. Në këtë pikë, kushdo që di diçka mund ta thotë dhe të ndihmojë drejtësinë.

Por deri tani ka së paku dy qëndrime zyrtare të opozitës, që po përpiqen të fshehin vrasësit.

Është qëndrimi zyrtar i Sali Berishës dhe LSI, të cilët mezi kanë pritur të ripublikojnë fjalimin e Edi Ramës në Kuvend, dhe ta konsiderojnë atë vrasës.

Kjo nuk është se i prish ndonjë punë Edi Ramës, por tregon se sa shumë është i interesuar Sali Berisha dhe opozita që të mos gjenden vrasësit e vërtetë.

Vrasja ka një pistë reale dhe vrasës realë, që duhen gjetur dhe çuar para drejtësisë, dhe për këtë duket se ka një mobilizim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë.

Por me sa duket opozita jonë qenka e vetmja që nuk i intereson vrasësi i vërtetë, ose ata që qëlluan mbi prokurorin. Ata janë gati të sulmojnë çdokënd që gjen vrasësin apo heton atë, pasi iu duhet vrasës Edi Rama.

Kjo natyrisht nuk duhet ta ndalë Prokurorinë dhe Policinë të gjejnë vrasësit e vërtetë, por dëshira e Berishës që vrasësit të mos gjenden, të shurdhon veshët  në gulçimat e tij.

Ka një jetë të tërë që e bën këtë gjë. Nuk i duhen kurrë vrasësit e vërtetë. I duhet të jetë “vrasës” kundërshtari.

Kështu i duhej Fatos Nano ndërkohë që u vra Azem Hajdari para syve të tij. Pastaj u bë vëlla me të dhe kurrë nuk ja zuri në gojë.

Kështu i duhej “vrasës” Edi Rama më 21 janar, deri sa u provua që i vrau vetë katër qytetarët dhe më pas filloi të mburrej për këtë.

Kështu i duhet “vrasës” edhe sot Edi Rama. Dhe seç kam një frikë që e ka të vetin vrasësin e vërtetë.

34 komente në “Ata që duan të mos gjendet kush qëlloi mbi prokurorin”

  1. Roza says:

    Bravo Mero,na mbush me krenari per gazetari qe ben

    1. ben says:

      Po kapini vrasesit o rilindja
      Pse beni ger ger.
      Deri sa mos te jene kapur, porositesi eshte ai qe e sulmoi nga foltorja e pushtetit.
      Se saliu nuk ka as polici as prokurori as gjykata as shish as deputet as kryetare bashkish, saliu nuk ka asgje, i keni ju te gjitha.
      Dhe prape fajin e ka saliu?
      O zot ku ka perfunduar ky vend.

      1. Mondi says:

        Nuk kap rilindja o palla sali kopilit.

      2. Fantomas says:

        Na rrofsh bythen o “ben” per çka shkruan……

      3. am says:

        Këtë nuk e beson as cironka që kam unë tek akuariumi, po do ti që t’a besosh sepse ke rënë në dashuri me Saliun. Saliu s’ka njerëz po njeh njerëzit që blihen dhe i blen për shërbime. Kjo ndodh rëndomtë me prokurorë, policë nga pikat kufitare deri në drejtore, njerëz të shërbime sekrete dhe kudo ku mundet Alla shqiptarçe , Saliu blen shërbime nga njerëzit e vet. Ka dhe ata që ja japin falas ,si puna jote përshëmbull.

    2. like floriri says:

      Mero , sa here ndodhte ndonje krim ne vitet 1997-2004, sala thoshte qe vrasesi ishte Nano,Llogarit qe edhe 4 deshmoret e bulevardit ja la ne dere Rames. E kupton se kush eshte Sala?

    3. Komentuesi says:

      Te lumt zoto Mero.Ka mundesi qe vrasesi te jete njeri i paguar nga Sali Berisha dhe nuk ka dyshim,pasi atij po i vjen festja verdall me ardhjen e SPAKU-t dhe BKH-s.

  2. Vjollca Paris says:

    E mor Baze, Saliun e njeh mire ti dhe disa si un qe i kemi qendruar afer dikur, kur ai akoma mbahej si burre i mire, prandaj cdo shkrim i yti per te eshte i sakte. Saliu te vret naten dhe te qane diten, keshtu ka qene dhe keshtu eshte, eshte vemje e ndyre, nje te dyte nuk e bene nena.

  3. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Mero sot eshte goditur shteti, pak rendesi ka aludimet majtas apo djathtas, sot shteti duhet te ishte krah prokurorit qe nga KM e deri tek drejtuesit e opozites. Me fajet nqs ka faje prokurori merret drejtesia por ai ishte punonjes i shtetit i paguar nga taksapaguesit qe u godit nga krimi. Sot eshte dita per mbeshtetje, neser mund te jete i pandehur dhe merret drejtesia por jo politika. Nqs Rama kishte fakte e prova ta denonconte ne gjykate por me presione te tipit une e di se ca je ti kshu qe mos me shkel ne kallo se ta tregoj une ty nuk e ndihmon berjen e drejtesise perkundrazi. Krimi merr krahe kur shteti i del krahe.

    1. Piro says:

      Sot nuk eshte goditur shteti, Jo eshte goditur mafia. Shteti largohet nje ciban, nje prokuror I korruptuar, I lidhur me krimin, qe po del vet jashte sistemit te drejtesise. Sot drejtesia dhe shteti Jane me te paster, Jane me nje te korruptuar me pak.

    2. Enver says:

      Ti qenke idiot fare ore i lojtur. Krimineli ne makinen e prokurorit dhe ti thua eshte goditur shteti. Po ajo makine e shtetit ishte? Prokurori duhej shkarkuar qysh ne momentin e ndodhjes se ngjarjes dhe ndodhjes bashke me te te njerzve me precedente penal. Ky prokuror nuk ka nevoje te kaloje neper proces vettingu. Ky eshte vetting i faktuar. Jashte nga drejtesia dhe avokatia. Duhet vene sekuester e menjehershme mbi pronat dhe parate e depozituara te tij. Nuk e di a beri policia kontroll ne shtepine e tij.

    3. Miti says:

      Ai nuk u godit per shkak te detyres, por per shkak te pislleqeve ku eshte zhytur. Ky individ i inkriminuar ka goditur shtetin kur autoritetin e detyres e ka perdorur per interesa mafioze. Pa dyshim qe duhet zbardhur ngjarja, por ne asnje menyre nuk mund te thuhet se sot u godit shteti. Sot pati nje vrasje te mbetur ne tentative per larje hesapesh.

      1. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

        jalla mer shoke, po Rama qe jo vetem shoqerohet po i ka vene kriminelet kryetare bashkish, drejtora, e eshte shoqeruar me kriminele si “biznesmeni ndershem” Tan Lepri, etj “biznesmene te ndershem” te kallepit te Leprit, Doshit, cunave te Bales, etj etj ca duhet to themi, apo largqofte nqs neser Ramen e gjen naj gjo si kjo e prokurorit do themi e hengri per larje hesapesh, mire ju be, se kshu eshte kur rri me kriminele apo hyn ne borxh me ta. Tani ky prokurori mund te jete mut muti ne nuk e dime, po fakti qe KM e atakoi direkt do te thote qe i ka shkelur ne kallo nje klani te caktuar qe ka mbeshtetje nga lart. Tani se i ka shkelur ne kallo se eshte i ndershem, apo per llogari te ndonje klani rival kete se dime, ashtu si nuk e dime se kush ia vrau shoferin ish kryeprokurorit te pergjithshem Theodhori Sollaku kur vete Dhori ishte ne makine. Se askush nuk ka folur nje cerek llafi per kete histori, te vritet shoferi i kryeprokurorit kur kryprokurori ishte brenda ne makine mu ne mes te Tiranes e mos flitet me asgje duket pak si e cuditeshme. Apo jo Mero, si thua ti?

        1. Iliri says:

          kush pordhosi demokracine ne vendin tone, shkatrroi ,vodhi grabiti vrau shqiptaret ne rruge,shiku, deti , gerdeci ,21 janari…… O majmun i pa transformueshem……. te kane zene syte e trute LESH….. I mjeri ti! Pse krizen tende ..do e vuajne shqiptaret !!! bolekandari

    4. Valiant13 says:

      Si mund ti dalesh krah kir ai ishte ne makine me kriminel…vetem ne qofte se po e conte ne polici por nuk besoj eshte keshtu…

    5. Emanuel says:

      Sot nuk eshte goditur shteti por nje segment i shtetit i lidhur koke e kembe me krimin. Eshte me kriminel se krimineli nje prokuror qe rri me kriminele. Nuk jam dakort me vrasjen dhe atentatin por shteti nuk ka perse te behet hipokrit duke i dale ne krahe nje figure te tille te diskretituar. Shteti duhet te akuzoj kete palo prokuror per grup te strukturuar kriminal dhe te distancohet nga polemika. Te gjeje kush qelloi mbi kete bande, te zbardh kinfkiktin dhe ti coje te dyja palet mbad hekurave. Me kujtohet fytyra e atij avokatit te dhunuar qe e akuzoi me emer mbiemer kete bandit prokuror dhe bandeb e tij, madje i atribuoi edhe grabitjen e prokurorise se durresit. Nxorri foto te ketij bandit prokurori me dhunuesin e tij. Sot nuk u godit shteti por u lane hesape bandash.

    6. vang says:

      SIT back.Perse eshte goditur shteti zotri? NUK ka te drejte k/m te denoje njerez te tille? Dhe kishte te drejte . Prokuroria te gjeje vrasesit.Shteti nuk i doli krah krimit por e denoi.

  4. Iliri nga Gjermania says:

    Si gjithmone ai ja çon vrasesit Saliu.

  5. trimi says:

    O Vjollca po qe te beje nena nje Sali (Berishe) tjeter, na duhet nje Karaxhiç gje qe ai ka vajtur ne osfeld. Prandaj ke te drejte, Sheqerja s’ka faj, beri qejfin e saj dhe te Karaxhiçit dhe na e poftisi neve kermen sot

  6. trisi says:

    Vetem ne shqiperi ndodh qe, nje prokuror eshte ne shoqerine e krimineleve. Dikujt ja ka pas borxh, por atentatori eshte dhe politikan, sepse ka shfrytezuar debatet e fundit nga politika. Kjo eshte mafia e ndertuar dhe forcuar ne rradhet e drejtesise, ku krejt ne menyre te qete dhe krejt te nirmaleshme, nje prokuror hardaliset me nje person si i forti bythes, ku harron ç’do kush se para plumbit, te gjithe jane te barabarte. Politika do ta shfrytezoje per hesapet e veta, kurse atentatori ben llogarite e veta.

  7. Zigur Qarri says:

    Ata qe duan te mos gjendet Avdjol Dobi(prej nje Viti ne arrati) i implikuar ne skandalin e unazes se re,jan po ata qe qendrojn pas atentatit te
    Arjan Ndojes,Edvin D’Rama dhe Banda e tij.”Erjon Braçe në gjyq: Sulmon prokurorin Arjan Ndoja dhe mbron zyrtarin Liridon Pula.Në një shfaqje
    të pazakontë në gjykatë, numri 2 i qeverisë, Erjon Braçe ishte i pranishëm në seancën gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.Braçe u filmua i ulur në fund të sallës së gjyqit dhe menjëherë pas vendimit të gjykatës për të
    lënë në arrest drejtorin e AKSH-së, sulmoi prokurorin e çështjes, Arjan Ndoja se po bënte “presion kriminal” ndaj të akuzuarit Pula”.

    1. Zigur Qorri says:

      Zigur Qorri…
      Na nxjer mallin e Saliut kur komenton.Nuk ka nevojë ta ndjekim në FB.dhe të mësojmë se ç’tha ” qytetari digidal”.Kështu që të kemi ty që na jep haberet e Sali Bërisjës.

  8. Art says:

    Me kujtohet nje sekuence te filmi Toke e Pergjakur kur vrane Mitin dhe beu kaloi mbi kale dhe tha :
    Oh e paskan vrare te shkretin . Po kush ta ket vrare xhanem ? Qeveria e gjen se e kap lepurin me qerre .
    Dhe fshatari qe e dinte kush mund ta kishte vrare tha :
    Veshtire eshte ta kapi o bej se ai bredh me kale duke i vene gishtin po atij .
    Ata qe po shqetesohen per Ndojin dhe shoket e tij besoj jane mbi kale .

  9. Kuq e zi says:

    Ky eshte raliteti shqiptar vetem kur ndodh dicka del ne pah muti
    Pra
    Poshte makron qe nuk hapi bisedimet, rrofte rama qe ka bo shtet, shikoni mir ca shteti kemi pastaj shani se nuk na dhane hakun
    Jeni te bindur qe si kane dhene hakun ksaj qeverie?
    Mos harrojme u be rast se plasi automatiku po sa te tjera qe nuk trasmetohen

  10. Ardjan says:

    Më shumē se gjysma e gjyqëtarve dhe prokurorve qē janē futur në veting nuk e kanë kaluar atē ! Më shumë se gjysma e qytetarve qē janē përballur me kêta prokurorē dhe gjyqêtar janë ndēshkuar dhe nuk kan marrë drejtësi ! Më shumē se gjysma e mafjes dhe krimit sot janê të lirë e tē pa ndëshkuar nga ligji ! Kêta prokuror dhe gjyqêtar me dashje kanë shkelur ligjin themelor tē të drejtave të njeriut , atë tē barazisē para ligjit dhe nuk mjafton vetëm largimi, por dhe përballja me drejtêsinë pêr çdo vendim abuzivë! Sa pêr atë që plakaruqi merr “jetê” nê çdo pik gjaku që derdhin viktimat e tij, mendoj se ka faj edi rama dhe mazhoranca për deri sa nuk miraton nē parlament një ligj tē ngjashëm me dekriminalizimin që tu ndalohej e drejta e zgjedhjes dhe punësimit në organet shetērore e të gjthë drejtusve të shtetit si presidetêt, kryeministrat gjyqëtarve të kushtetuses dhe asaj të lartë, kld.dhe gjithë zinxhirit pêrgjegjës që me dashje dhe qēllime korruptive në dëm të qytetarve, emêruan dhe komanduan në sitemin e drejtēsisē pêr tridhjet vjet njerëz të korruptuar të varur nga politika dhe krimi. Kapja e drejtēsisë nga politika dhe krimi duhet ndêshkuar!.

  11. Taraboshi says:

    Mero me cfare ke shkruar eshte esakte por fundi eshte kapaku qe nuk i len te dalin jashte.Te lumte.

  12. gjeramadhi says:

    ju nuk keni frike po e di se kush eshte vrasesi i vertete

  13. Meri says:

    E vrau lul berisha keshtu i bie sipas perfundimit tim o mero dhe asnjeres pale si intereso te futet ne burg.Po zotron bot e krimit o mero o mero

  14. Fabio says:

    Bravo Mero.Analizat e tua jane me lart se te cilitdo gazetar ne mediat e shkruara.Ka shume mundesi qe vrasesit te jene te Berishziut o Metziut per ti mbyllur gojen sherbetorit te tyre dhe tja hedhin fajin Rames dhe te krijojne nje klime pasigurie.Me nje gur vrasin dy zogj.

  15. pato says:

    Mero ti jua njeh zorret nga brenda dhe kjo shpjegon perse te rreshqet pena kur shkruan per ta. Sigurisht shkrimet e tua nuk jane per budallenjte e PD-s ( nuk jan te gjithe njesoj ka shume qe skuqen dhe e kuptojne shume mire penen tende) dhe nuk ka rendesi nese ato qe ti ndjen dalin te verteta apo gjysem te verteta. Rendesi ka analiza perfekte qe ben ne ngjarje te tilla larg trillimeve dhe sharlataneve te mediave. Mbetesh i vetmi ne shqiperi qe ben analize te sakte dhe te falen edhe nese ke gabime te vogla apo keqekuptime. Kur e mendon qe ju sherbeve te pabeseve dhe te ligeve per shume vite dhe i solle ne pushtet te vjen keqe per kohen e humbur.

  16. Tomori USA. says:

    Duke i uruar sherim te shpejt prokurorit Ndoja, te dale sa me para nga spitali, besojme e shpresojme qe prokroria e pergjitheshme, KLGJ qe dote krijohet se afermi te fillojne hetimin e thelle , te gjere, per punen e tij, karakterin etj.
    Ajo qe na ben pershtypje, esht fakti se ky prokuror, qe bashkepunon me kriminele, sic theksoi kryeministri Rama, deshmoi sot se me ke ishte ne makine.
    Thuaj me ke ri, tete them se kush je, thote populli; Keshtu esht kur perzihesh me krundet, te hane pulat, Ndoi u perzie dhe ndoshta ka patur perfitime ne kohe nga nga ky kontigjent i zi, qe per pak , kundershtaret e tjere mafjoze, per pak i moren jeten, keti dhe personave me begraund negativ.

  17. xhoxhi says:

    Çuditem kur shumë komentues thonë që ska shtet,ka rënë shteti etj etj.Pa më thoni në kë vend të botës ka shtet?Në Amerikë kur bëhet kërdia me vrasje çdo ditë dhe ku është ligji dënim me vdekje?Ska asgjëkundë shtet edhe më e keqja të gjithë diskutojnë në tym dhe nuk thonë që ka faj sistemi kapitalist ku çdo gjë bëhet nëpërmjet krimit.Ne që u mplakëm në sistemin komunist e dimë mirë edhe çfarë ishte absurde dhe çfarë e mirë.Sot është çdo gjë çnjerzore.Mund të shkruaj faqe të tëra por po ju them vetëm diçka që e dinë mirë mosha mbi 60 vjet.Enveri ynë sla gjë pa bërë, dënoi me vdekje,internoi familje të tëra,mbushi burgjet kudo dhe përsëri kishte vrasje,vjedhje,mashtrime etj etj si këto mendoni sot ku çdo gjë është rampall..pra krime krime krime kudo edhe për çdo gjë.Vritet njeriu për nj fjalë goje,për një parking,për 5 lekë etj etj.Shkruani sa të doni kapitalizmi është vdekja e njerëve pa gjyq…

  18. Vesheu says:

    Zoti Xhorxh, demokracia borgjeze e shtetit kapitalist eshte vitale dhe juridiksioni i saj eshte ne udhen e persosjes dhe harmonise midis shtetit, investuesve kapitaliste, te punsuarve dhe vetepunesuarve dhe zvogelimit maksimal te papunsise. Komunizmi juaj enverist ishte terror i kuq bolshevik qe kish uzurpuar shtetin gjoja per arritjen ne idealin e Komunizmi me terror te shtetit te prapambetur bolshevik rus aspak perparimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje