INTERVISTA/ Gerard Depardieu: Shqipërinë e njoh nga koha e monstrës Miloseviç, Europa po merr tatëpjetën. Ç’mendoj për Ramën, Putinin dhe Vuçiçin

1 Nëntor 2019, 09:17Sociale TEMA

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri. Në Gjirokastër po xhirohen pjesë nga filmi “Milosheviçi dhe unë”. Gjatë kësaj kohe ka njohur më mirë vendin tonë, ndërkohë që u takua edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Albin Kurtin, që pritet të formojë qeverinë e re në Kosovë.

Ai ka dhënë një intervistë për A2

Mirëserdhët në Shqipëri dhe faleminderit për këtë bisedë. Besoj që e vizitoni vendin tonë për herë të parë…

Po është hera e parë që vij në Shqipëri. E njoh Shqipërinë që nga koha e luftës së Kosovës, kur shihja që shqiptarët kalonin malet plot me dëborë për të ardhur këtu, kur kishte luftë. Ishte koha e monstrës Milošević, e për këtë jemi këtu për filmin “Unë dhe Milošević”. Kemi këtu një Milošević, jo të vërtetë, një aktor me maskë.

Por, më pëlqeu shumë Shqipëria. Mua më pëlqen Ballkani, Shqipëria, Serbia. E di që Serbia kishte Milošević, por mua më pëlqen vendi, Ballkani, jo politika. Europa po merr tatëpjetën, me Brexit dhe me gjithë situatën ku ndodhet tani, nuk është mirë. Duhet të ketë një unifikim të Ballkanit.

Kur zoti Macron nuk ishte pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, kjo tregon sërish se Bashkimi Europian nuk është mirë aktualisht, por nëse ju jeni të fortë mund të unifikoheni në një bashkim ballkanik dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë në vitet e ardhshme, ju mund të jeni më të fortë.

Çfarë mund të na thoni për karakterin tuaj në filmin që po xhironi?

Ai është një avokat, por duhet të pyesni Arbenin se çfarë do të bëjë me këtë personazh. Sepse ai e ka jetuar luftën e Kosovës, dhe periudhën pas lufte. Ajo që nuk kuptoj unë në trekëndëshin Kosovë-Serbi-Shqipëri, edhe tani pas lufte, është se nuk mund ta lënë pas atë që ndodhi dhe të bashkohen, ndoshta edhe në një union ballkanik siç thashë më herët. Është njëlloj si historia e Nazizmit, e gjermanëve apo idetë diktatoriale sovjetike. Këto janë biseda diktatoriale, të dala nga moda. Janë njëlloj nazizmi, diktatura, apo njëlloj si konfliktet e besimeve fetare. Prandaj është mirë që të gjejmë filozofinë në besimin që kemi.

Meqenëse jemi duke folur për politikën, gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë, jeni takuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Për çfarë u fol në Kryeministrinë shqiptare?

Edi është politikan, por së pari ai është artist. Më pas ai u takua me politikën dhe e ndjeu veten shumë mirë. Është një opsion shumë i mirë të kesh një shpirt artisti dhe të bësh politikë me këtë frymë. Por, mua nuk më pëlqen politika. Më pëlqeu Edi, por me të nuk fola për politikë.

Unë kam takuar shumë personalitete politike, por nuk flas me ta për politikë. Erdha këtu, ata më ftuan për një darkë dhe unë shkova. Ata më folën për vendet e tyre, për historinë dhe për luftën që kishin kaluar. Ishin shumë të tronditur nga lufta, dhe në fakt të gjithë tronditen nga lufta. Por unë mendoj se pas lufte duhet të bëheni të fortë për të ndërtuar një union ballkanik. Shpresoj të jetë kështu.

Ju zgjodhët që të bëheshit rus, pak vite më parë. Ishte një zgjedhje për të qenë më i lirë?

Hollande më përzuri nga Franca, ndërsa Putin më mirëpriti. Me të bëra një bisedë interesante për politikën dhe sot ndihem i lirë të flas për gjithçka që dua. Putin është mjaft i zgjuar dhe unë ndihem I lirë.

Pra, kjo ka qenë një zgjedhje e juaja për të qenë më i lirë si qytetar?

Unë jetoj tani në Rusi, dhe ndihem sikur kam pasaportën e gjithë botës. Dhe unë e konsideroj veten si qytetar të të gjithë botës. Unë nuk i gjykoj politikat. Unë mund të them se nuk jam dakord me Erdogan, pasi mendoj se ai po bëhet një Kalif tjetër, kjo është shumë e vështirë, unë nuk arrij ta kuptoj, por s’kam çfarë t’i bëj politikës.

Por Turqia është diçka tjetër. E kam vizituar atë dhe kam gjetur një vend shumë të bukur. E kam studiuar historinë e Perandorisë Osmane, njëlloj si atë Romake. Por tani jemi në vitin 2020 dhe është koha që ne të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë. Dhe kjo më pëlqeu te Edi, ashtu sikurse më pëlqen Aleksandri i Serbisë.

Ju keni braktisur shkollën në moshën 13-vjeçare dhe u larguat nga shtëpia për të shkuar në Paris kur ishit vetëm 16 vjeç. Një ditë në një sallë teatri ju vendosët të bëheshit aktor. Çfarë ndjesie ju ka shtyrë drejt aktrimit?

Jo, nuk doja, madje nuk kam ëndërruar asnjëherë të bëhem aktor. Doja vetëm të flisja e të dëgjohesha. Desha të mësoja se si të flisja. Duke lexuar dhe duke folur mund të dëgjohesha, mund të ngrija zërin. Dhe aty gjeta fjalët dhe ekuilibrin tim. por, nuk ëndërroja të bëhesha aktor.

Kishte shumë filma të bukur atëherë, shumë filma, regjisorë dhe aktorë të mirë atëherë, si kinemaja italiane me Marcello Mastroianni, Marco Ferreri, Mario Monicelli, Alberto Sordi, dhe shumë e shumë të tjerë, edhe Franca kishte shumë. Por tani filmat e mirë nuk ekzistojnë më. Përveç disa serialeve. Sot na ka mbytur teknologjia. Kjo gjëja këtu i ka vjedhur të rinjve trurin, dhe sot të rinjtë nuk dinë të lexojnë, të shkruajnë e të flasin. Nuk ka asgjë të keqe t’i përdorim kompjuterët, por nuk është mjaftueshëm.

Mendoj se një nga filmat më të mirë që keni realizuar është “Green Card”. Mendoj se pjesa ku ju luani piano është skena më e fuqishme që mund të realizojë një aktor. Në fillim nuk doni të luani në piano dhe unë si publik gjendem në një gjendje ankthi. Sapo personazhi, George, nis të luajë, pa diskutim shkakton të qeshura. Por, menjëherë pas kësaj George nis të luajë piano dhe të recitojë. Këtu nis përlotja. Në një skenë që zgjat më pak se 5 minuta publikun e ushqeni me 3 gjendje të ndryshme emocionale…

“Green Card” është vërtet një nga filmat specialë të Peter Weir, një regjisor australian që nuk i pëlqente shoqëria amerikane, madje as klasa e mesme e kësaj shoqërie. As unë nuk e dua shoqërinë amerikane. Janë gati të akuzojnë për çfarëdolloj gjëje, shumë aktorë kishin një jetë të shthurur, gratë pinin shumë. Janë një shoqëri pa histori.

Unë kam dashur gjithnjë të ndryshoj fundin e filmit “Konti i Monte Kristos”. Ju ka ndodhur të dëshironi një fund tjetër për ndonjë nga filmat ku luani?

Jo tamam ndryshimin e një filmi. Do të doja të kishte falje. Alexander Dumas e ka përshkruar Kontin e Monte Kristos shumë të nxirë, të veshur jo mirë, duke tymosur, një figurë e nxirë… gati për hakmarrje dhe hakmarrja është shumë e bukur për kinematografinë, por mënyra më e mirë për të jetuar është të falësh dhe të jetosh i qetë. Këtë do ndryshoja. Sa më shpejt të mbyllësh hesapet me hakmarrjen, është më mirë. Dashuria është zgjidhja. Pas hakmarrjes duhet të mbetet veç dashuria për të filluar një jetë të re.

Ju vetë besoni vetë në një Zot?

Jo, nuk besoj. Unë besoj se Zoti është brenda secilit prej nesh. Unë mendoj se filozofia e hebrenjve, unë bëhem zot i vetes, është e sakta. Kabhal thotë kështu. Unë mendoj se ka një fuqi, por nuk besoj në Zot.

A jeni penduar për ndonjë gjë në jetë?

Jo, edhe nëse jam penduar për ndonjë gjë ndonjëherë, unë nuk jam kthyer pas. Sepse nëse pendohesh atëherë t’i mbetesh në të shkuarën dhe unë nuk i jam kthyer asnjë pendese. Unë jam optimist. Kaq.

Keni pasur shumë të dashura, jeni martuar tre herë…

Jam martuar vetëm një herë zyrtarisht, por kam pasur tri marrëdhënie serioze.

Cila është gruaja juaj ideale?

Të gjitha femrat janë ideale.

32 komente në “INTERVISTA/ Gerard Depardieu: Shqipërinë e njoh nga koha e monstrës Miloseviç, Europa po merr tatëpjetën. Ç’mendoj për Ramën, Putinin dhe Vuçiçin”

  1. fantoma says:

    Dëgjojeni njeriun që ka “mënd me okë”, se çfarë thotë për Rusinë dhe Putin-in, mor debila, që na çatë bythën me propagandën e travestive Perendimore… !!!

    1. pjeter says:

      A ty te duket me mend ne koke ky? Ah i mjeri ti!!!
      Amerika nuk i qenka e mire,Rusia po.Ne fakt gjithe bota deshiron te jetoje Rusi e jo ne Amerike,sepse jane te shthurur,pijne grate,kurse ne Rusi pine vetem Burrat.Hahaha,a ka me te shthurur se Depardieu,se rralle e shef te pa pire,biles u shurravit ne nje atobus te linjes ne itali,né mes te njerezve. Pretendente pse nuk kishte banja ne autobus,aq tape ishte.E ti e merr per njeri me mend? Eshte nje Frances i rendomte,asgje me teper.

      1. Hoxh Armandi says:

        Gerard do Putinin po nuk do recepi . Turkoshqiptaret urrej e te gjithe pervec recepit se ate e kane babe.

        1. Si qershite e pa lagura ... ! says:

          Nuk di se sa do te jesh dakort , por do te te sugjeroja
          pseudonimin ” Jaqnullaqisi prostitute ” , se me duket
          me i arrire , se sa hoxha Armandi , me bythe perpjete !
          Mendoje edhe nje here , perpara se te vendosish … ,
          apo ke frike se mos humbasish vendin e punes ?!
          Per ty njelloj do te jete …. , dil tek semafori , ke mjaft
          te tille atje , qe heqin kambillakun dhe punojne disa
          ore shtese !

    2. agon says:

      O fantoma sa merr per keto qe shkruan, merr mire te pakten apo genjehesh me nje kothere si greket qe jetojne ne jug te shqiperis qe shiten per dy lek…

    3. Futja kot says:

      Mes shqiperise dhe rusise ka nje histori, po dhe interesa. Sipas teje, cfare duhet te presin shqiptaret nga Putini?

    4. Cudia says:

      Kot qe nuk ke zgjedhur Turqine si vend per te jetuar
      Erdogan eshte shume me i zgjuar se Putin. Pilotet ja vray dhe perseri jane miq.

    5. Dani says:

      Putin eshte mbrojtesi I races se bardhe.Ai eshte I fundit qe Po I reziston liberalve te perëndimit,shkaterusëve te races se bardhe.Keta qe komentojne nuk e kuptojne.

    6. SHMIL GURRA says:

      PO, FANTOMA, AHTU ËSHTË SIC DËSHIRON ti QË NEVE të NA DUKET ky PËRBINDËSH – PUTIN.
      MBA MEND INSKENIMET e TIJ për të krijuar imazhin e Rusisë së RREZIKUAR!
      SHKOLLA në BESTJAN , ku pësuan qindra nxënës së moshës së njomë. Mba mend se si forcat ruse goditnin pa mëshirë godinën e shkollës për të asgjësuar “terroristët” – sa shpirtëra mori më qafë.
      Mba mend godonën e shembur disa katëshe nga ana e “terroristëve” dhe terroristëve autentik të Putnit!
      Mba mend teatrin…!
      Mba mend nëndetësen ruse kur Putini dogji brenda 80 e ca anëtar të ekuipazhit vetëm për të ruajtur sekretin e “sofistikuar” teknologjik (imazhin e rremë teknologjik), dhe pasi i bëri djemtë e nënave shkrumbë, thirri perëndimin (ekspertë norvegjezë) për të nxjerrë kufomat, ndërkohë që bota pa teknologjinë moti të tejkaluar teknologjike (Perëndimi shtetëror moti e dinte këtë), por ai kishte hall opinionin e gjerë botëror për të sajuar një mit të avancimit teknologjik ushtarak rus
      Di edhe disa spektakle “mirësie” të Putinit, por besoj se ty nuk të kam bindur, sepse je kokëputin, lexuesit – po.

    7. Titi says:

      Gerarardi eshte ujk i vjeter dhe servil i Putingut. Ai ben politike sa here qe thote qe te bejme baskim ballkanik dhe se serbia nuk eshte ajo e luftes. Serbia drejtohet akoma nga politikan te diktatures se milloshevicit dhe bashkim per ta interpretohet dominim mbi fqinjet.

  2. asd says:

    Te pelqen Edi ? Eshte e qarte qe me te huajt lepihet dhe buzeqeshet qe te “lundroje” i perkedhelur ne statusin e te barabartit, ndersa me shqiptaret skermitet; Sidomos me jo-oligarket.

  3. Doda says:

    Ti qenke fantom edhe nga trut o derzi , ky esht njohur ne franc per artist i mir , por per tru dhe inteligjenc nuk esht shquar kurr , per pije dhe gomarlleqe po esht i njohur , fol me men mos fol me byth kur nuk e njef Depardien o njeri , nuk marim mend ne nga Depardieja vetem e respektojm si aktor kaq .

  4. fantoma says:

    @agon, për ty bota, është vetëm shitje-blerje, para e lëpirje (bythësh të palara) dhe nuk mund të konceptosh se egzistojnë edhe gjera të tjera në këtë dynja…!!! Gjynah, të mëshiroj…!

    1. Si qershite e pa lagura ... ! says:

      Fantoma , qenke zhul e teper injorant , turk
      anadolli qe ke mesuar alfabetin latin : Nje fjalor
      teper banal , gjysmat e te cilave jane
      turko-arabe (dynja , gjynah,… ) !

  5. labi says:

    Gazetaria di ishte mire ti tregonte se Ali pash Tepelena ka qene Shqiptar,pasi ne filmin qe ky luan Konti monte kristos nuk permendet fare ky detaj po me e keqja eshte qe dhe themeluesin e Egjiptit modern,Mehmet Ali Pasha Francezet e bejne Grek,mjafton te hysh ne ndonje librari te rendomt ne Paris dhe e shikon kete,bejne se nuk e dine se eshte Shqiptar dhe e bejne Mehemetin Grek qellimisht.

  6. Elton says:

    ” Dy njerëz te nje qyteti”.
    Me Zhan Gaben, dhe Alen Delon.
    Eh…ato vite kaq te bukura….

  7. Debatik says:

    Me ne fund e kuptova Rusi me origjine Franceze nuk do te flase per politike por na shtyn drejt koperatives sovjetike propaganda Aktor eshte e shemtuar jo politika

  8. Baliu says:

    Ky aktori i “shendoshe” qe pat urinuar ne aeroplan gjoja shembull per rajonin?!!!

  9. Maloku i pagdhendur says:

    Ky dhe thote smerrem me politike dhe vetem perserit idene e unionit ballkanik !!!!
    U be dhe ky te loboj per slaver…..duke na fol per dashurine….dhe faljen.
    Po genocidin duhet ta harrojme pa na kerkuar falje agresoret.

  10. Alban Dega says:

    DO MARRE TATEPJETEN!?
    AJO TASHME ESHTE NE PIKIATE ….

    IFakte e jo pallavra

    BREXIT APO ALLEXIT !?

    – Fuqia e 2/3 amerikane dhe kollapsi i 100 per qindshit stalino- enverist

    – Cka nuk di akoma Evropa !

    – Uroj qe Brexit te mos kthehet ne Allexiti !

    – Parashikimi ogurzi i Leninit … Larg qofte !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Evropa e di po aq edhe mire se Vucici ka qene Ministri i I Informacionit te Sllobodan Milloshevicit e Vojislav Sheshelit!
    Ka qene Gebelsi i regjimit me terrorist qe ka pase Evropa pas Luftes se Dyte Boterore me mbi 150 000 te vrare ne Bosnje !
    Me mbi 13 000 shqiptare te vrare ne Kosove!
    Prej tyre rreth 3 000 nuk u jane gjetur kufomat as sot!
    Mbi 25 000 gra e vajza edhe minorene te rrembyera, perdhunuara ne orgjira shtazarake nga paramilitare e UDB- shet e Milloshit e nga Cetniket e Sheshelit !
    Evropa e di po ashtu se Dobrica Dacic ka qene Sekretari i Partise se Milloshevicit e sot edhe shef i diplomacise serbe !
    E di shume mire se Milloshevici dhe Shesheli jane kriminele lufte ne baze te akuzave te vertetetuara nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage !
    E megjithese e di shume mire ua hapi dyert e BE Vucicit e Sheshilit, Dacicit e co. para Kosoves e Shqiperise, viktimave te genocidit e terrorit shteteror serb tash e 150 vjet !
    Evropa po ashtu e di shume mire , bile edhe me mire se ne se me miliarda Eurot qe investon qe ua dhuron Vucicit, Dacicit, Sheshelit…. Serbise ata blejne aeroplane e raketa, tanke e bomba tek nene Rusia e Babe Putini, te cileve gjoja Evropa u ka vendosur embargo !?
    Per cka i duhen keta avione e raketa, tanke e bomba, armatim i fundit rus Serbise !?
    Per tu mbrojtur nga Shqiperia e Kosova gati pa e pa ushtri e armatim pa asnje aeroplan civil e jo me luftarak !?
    Nga Mali i Zi e Maqedonia, nga Sllovenia e Hungaria apo nga Bullgaria e Rumania… nga NATO-ja dhe SHBA-ja !?
    Armatimi eshte mjet lufte e jo paqeje!?
    Atehere cfare emri ti vendosim qendrimit albanofob te Evropes ndaj Kosoves e Shqiperise si shtete e shqiptareve si komb !?

    E ndaj kujt !?

    Ndaj shqiptareve si popull e si kombi me properendimor jo vetem ne Evrope, por ne mbare Boten!
    Ma gjeni nje rast te vetem ne historine shqiptare e Boterore qe ne shqiptaret te kemi sulmuar, pushtuar, zaptuar apo terrorizuar , vrare e shfarosur nje popull apo shtet tjeter sic ka vepruar Serbia e Greqia me Kosoven e trevat shqiptare ne Maqedoni, Mail i Zi dhe Cameri!?
    Ma gjeni vetem nje rast te vetem !?
    Pse !?
    Sepse shqiptaret jane kombi dhe populli me i qyteteruar ne Evrope. Nje popull me kater fe e me shume sekté fetare qe ka per kryefe shqiptarizmin!
    Cila eshte maja e qyteterimit, qellim i madhor i qyteterimit!? Sigurisht e pa medyshje jeta!
    Me gjeni edhe nje popull tjeter ne Boten qe uron :
    – Tungjatjeta vella … si e vecse si shqiptaret !
    Me gjeni edhe nje popull e komb tjeter qe be te fundit, betim superior ka : Per Toke e Per Qiell , si shqiptaret!
    Pse !?
    Sepse Zoti dhe Nena Natyre ua ka dhuruar shqiptareve me bollek nje truall te begate, me nje klime te shkelqyer me kater stine tipike Mesdhetare dhe nuk kane pasur nevoje te sulmojne e tua rrembejne te tjereve!
    Pse!?
    Sepse shqiptaret jane nje popull i bukur me vajza e djem si Shtojzovalle me burra te hijshem e trima si Muji e Halili, si Gjergj Kastrooti Skenderbeu e Adem Jashari, si Ajkuna e Nora e Hotit, si Fevzia e Artiola Demiraj… shqiptaret nuk kane pase nevoje te rrembejne Helena Troje e as Vojisllavica e Katerina sllavo- ruse apo greke!?

    Brexit apo Allexit… Larg qofte !

    Pse !?
    Sepse shqiptaret jane nje popull me kulture te lashte sa vete njerezimi… Pavaresisht sulmeve, pushtimeve, luftrave, zaptimeve, terrorit e tokes se djegur pa fund kunder tyre ata e kane ruajtur, gjuhen, traditat, kenget, vallet unike, autoktone te tyre….
    Natyrisht edhe kane marre e kane dhene me fqinjet e me Boten ne teresi por kane mbetur shqiptare.
    Eshte dhjetra mijera here me e madhe ne hapesire Amerika e Veriut dhe e Jugut , apo Australia, por sot ato flasin gjuhen e konkistadoreve, zaptuesve e pushtuesve te tyre anglishten, spanjishten, portugalishten, frengjishten….
    Ndersa nje popull i vogel ne nje hapesire te kufizuar lind e vdes shqip, flet shqip…..

    Brexit … apo Allexit…?… Larg qofte !

    E vetmja gje qe Evropa e Bashkuar nuk ka marre vesh akoma eshte se :
    – Bashkimi Evropian eshte familja e perbashket e popujve dhe e shteteve te Evropes… jo streha e politikaneve maskarenj qe hane te Brukseli e lehin te
    Kremlini!
    Duket sikur fuqite e medha vendimarese evropiane jane vene ne gare te vertetojne parashikimin ogurzi te babait boteror te komunizmit Vladimir Ilic Lenin:
    – Evropa e Bashkuar eshte e pamundur… Edhe nese jetesohet do ta kete jeten e shkurter !
    Larg qofte !
    Uroj qe Evropa e Bashkuar ta marre vesh dhe ta kuptojne sa me pare kete mallkim leninist dhe nga unanimiteti e 100 per qindeshi i Josif Stalinit dhe Enver Hoxhes ne votimin dhe vendimarrjen e saj, qe jane krejtesisht komuniste e absolutisht antidemokratike edhe ne nje familje biologjike e jo me ne nje familje shtetesh apo kombesh krejt te ndryshme nga tri tiparet themelore te tyre: kombesia, gjuha, kompaktesia territoriale.
    Bile, bile edhe diktatori arkeokomunist Enver Hoxha shkonte deri tek 99 per qindeshi asnjehere tek qind per qind si Bashkimi Evropian.
    Evropa duhet te mesoje nga Nena Boterore e demokracise SHBA qe edhe per ceshtjet me strategjike kombetare e nderkombetare vendos me maksimumi 2/3 e votave te Kongresit Amerikan e jo me 100 per qind te tyre…

    Na ishte se c’na ishte …!?

    Me shume se kushdo kete duhet ta zbatoje djepi i demokracise bashkekohore Franca me revolucionin e saj “ Liri- Barazi- Vellazeri”!
    Po te keni ndonje dyshim, shihni realitetin e sukseshem qindravjecar te Shteteve te Bashkuara the Amerikes dhe fundin pa lavdi te Bashkimit te Republikave Socialiste Sovjetike BRSS-se apo te shtetit te arnuar keq nga Versaja Jugosllavise!
    Eshte koha e fundit qe BE te ndryshoje e ti jape fund se pari e sa me pare… urgjentisht 100 per qindeshit ne votim dhe vendimarrje ose 100 per qindeshi stalinist do ti jape fund Bashkimit Evropian ala BRSS dhe Evropes se Bashkuar !
    Perndryshe Brexiti shume shpejt do te kthehet ne Allexit
    Kambanat e Londres rane ne vesh te shurdher… Fitoi Brex-it.
    Ato po bien edhe ne shtete te tjera te vjetra e te reja anetarevte saj.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne, por edhe guxim te ndryshojne, reformojne dhe ndryshojne.
    Eshte me kollaj te parandalosh se te perdorish ilace, thote nje shprehje e vjeter latine. Ilacet kushtojne, kane efekte anesore dhe kur semundja perhapet nuk kane asnje efekt.
    Sot !
    Neser eshte teper vone!
    Pasneser vjen kolspsi… Brexit kthehet ne Allexit! Evropa e Bashkuar kthehet ne Ish- Evropa e Bashkuar si BRSS ne “ na ishte njehere e nje kohe BRSS-ja…”…
    Larg qofte! .. E hengri Gogoli!
    E shembi mungesa e lirise, mungesa e barazise, mungesa e vellazerise … Shkurt mungesa e demokracise…
    E shpartalloi, e rrenoi 100 per qindeshi unanimiteti stalinist!

  11. * says:

    Zherard akuzohet ne franc per ivazor fiskal.ai nuk mund te futet ne shtetin ame per arsyeje te shkeljes se ligjevendhe per kete arsye ai mori pashaporte ruze.eshte ati shqiptare dhe anti bashkimit europian.eshte vegel e sllaveve si shum fruncez.keni sy apo jo o poshta,tar te shqiperise.anti shqiptaret gjen streh ne shqiperi si jashtqitje e qenit ne kalibe te tije.

  12. N. KITA says:

    FALËNDERIT për komentet nga fusha e artit, mirëpo
    Milloshevici monstër, nazizmi serb inekzistent!!!
    Pac shëndet!

  13. Kuq e zi says:

    Iku ne rusi se nuk donte te paguante taksat pra kur ky i dhjeu frances ne koke kush pret prej tij dashni?
    E degjoni si thote bashkim ballkanik, kush don bashkim ballkanik pervec vucic,rama,e putin?
    dhe ky palla pastaj thote qe nuk me intereson politika
    Ktij i intereson dhe shume , sidomos linja e putinit

  14. BRSS says:

    RROFTE RUSIA RROFTE PUTIN !????

  15. fantoma ,

    mos u mundo te mirkuptojn ne kto lloj mediesh .
    eshte shume e veshtire te debatosh per x teme ,
    ne nji ambjent te tille njerezish te kategorive te panjohura ,
    e me nji mungese te theksuar kulture e njohjeje te
    Realitetit .( scusa se i kerkova shume hibritave )
    Shpesh her mendoj mos ti klikoj me asji medie shqiptare
    sepse jovetem ndeshesh me lloj lloj injoracash , e
    fuxionon njelloj sinji stalle qe eshte modifikuar si medie ?
    maniera te panjohura nga ne qytetaret .

    1. Shmil Gurra says:

      DEFEKTI më i madh i injorantëve është VETËNJOHJA e keqe (ose pozitive).
      KE të DREJTË…FANTOMI.
      I TAKONI këtij THESI

  16. na kenaqe says:

    Nuk me pelqen politika! Takova. Ramen, me pelqeu po nuk fola per politike! Takova Putin, bera nje bisede politike, mr prlqeu Putin e bera mik??

  17. Nick says:

    Ky tipi m’ka pëlqy si aktor kur ka lujt rolin e Kristofor Kolombit, te filmi 1492. Film me nji kolon zanore shum të bukur, të realizuar nga kompozitori grek Vangjelis Papathanasiu.
    Ndërsa për nga ana e mendimit politik ky qenka në t’njëjtën linj me propagandën që po bëjn kto kohët e fundit disa rryma brenda BE-së, e jo vetëm atje. I shkulën ish Jugosllavisë pjesët katolike që kishte dhe i futën brenda bashkimit evropjan dhe nga ana tjetër duan ti ngulin Shqipërin n’mënyr që t’ket dalje në det. Plan që për arsye gjeostrategjike (e jo se iu dogj shpirti për shqiptarët) e kundërshton fort vetëm Italia.

  18. Nick says:

    Ky tipi m’ka pëlqy kur ka lujt rolin e Kristofor Kolombit te filmi 1492. Film me nji kolon zanore shum të bukur, të realizuar nga kompozitori grek Vangjelis Papathanasiu.
    Ndërsa nga pikpamja politike nga kto që thot, ky po përkrahka rrymat e fundit që po vijn nga disa qarqe brenda BE-së, e jo vetëm prej andej. Ata i shkulën ish Jugosllavisë pjesën e saj katolike (e cila për hir të së vërtetës ishte më e zhvilluar se Serbia, edhe që serbët nuk ishin të aftë që ta mbanin nën zgjedhë, për arsyen e thjeshtë se nuk e mban dot nën sundim dikë që ësht më i aftë dhe më i përparuar se ti) dhe nga ana tjetër duan ti ngulin Shqipërin, në mënyr që të ket edhe dalje në det. Plan ky që për arsye gjeostrategjike (e jo nga që i digjet shpirti për shqiptarët) e kundërshton fortë vetëm Italia, vendi që ësht dhe epiqendra e katolicizmit.

  19. Gri says:

    Po mire e ka! Europa po iken per lesh!
    Ate dite qe do largohet inglizi, shihni a day after! Nje Europe veremlije! Makron demtoj me shume europen dhe nxorri jashte loje Komisioni European. Ky komision brilant dikur i mbeshtetur me sinqeritete nga politikan dhe njerez te medhenj te Europes u perplas ne toke pa pike problemi, duke mbetur paa aitoritet dhe i pa vlere! Maskron e perdori si leter higjenike!
    Shqiperia duhet ti beje Reformat dhe t zhvillohet per vehte! Shikojini Zviceren, Norvegjin, ecin dhe perparojne pa proble por me shume dinjitet.
    Shqiperia eshte vend i vogel! Potjuaj gjysmen e popullates e ka ne Europe dhe Usa! Ka gjuhe specifike qe mund te jete e rendesishe ne nje te ardhme te aferte. Pra perball kesaj situate, Shqiperia duhet te Shpallin qe Europa qe duam eshte e pareformuar! Te presim njehere te ftillohet muhabeti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje